Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 10:58 Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak Bashkia e Tiranës ka shpallur rreth 1500 fituesit e radhës nga aplikimet për programin social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, një mundësi e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BE: Doni investime si Shqipëri dhe BP? Zhvilloni reformat që iu kërkojmë!

Ekonomi
E hënë, 16 Tetor 2023 10:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidentja e Komisionit Europian, (KE) Ursula von der Leyen, në vigjiljen e Samitit të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor (BP) që zhvillohet sot, (16 tetor) në Tiranë, deklaroi që “zgjerimi është në krye të të gjithë përparësive të BE. Duam që partnerët, fqinjët tanë, të bëhen pjesë e jona që ta plotësojmë Bashkimin Europian”.

“Kjo është në interesin tonë sepse në këtë mënyrë BE-së do t’i jepet pesha, forca, kapaciteti për të vepruar dhe do ta bëjë Europën më të madhe, më të guximshme, më të fortë në një botë që po ndryshon kaq shpejt dhe kaq shumë”, theksoi ajo në Tiranë, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, të zhvilluar në mbrëmjen e të dielës, (15.10). Kryeministri Rama tha se ndër temat e bisedës me Presidenten e KE ishte “domosdoshmëria e një ecjeje të përbashkët të të gjithë vendeve të rajonit, duke shfrytëzuar të gjitha kapacitetet e Procesit të Berlinit.”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platf...

Para 25 minutash
Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Para 38 minutash
Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Para 48 minutash

Plan investimesh për afrimin e ekonomisë me BE

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Lidhur me konvergjencën, afrimin e ekonomive të BP me atë të BE, që pritet të jetë kryefjala e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, ajo vlerësoi kontributin që po jep Plani i Investimeve të BE për BP i  lanҫuar 3 vjet më pare, me një vlerë prej 30 miliardë eurosh. “Në Shqipëri me anën e këtij plani janë mobilizuar 1.4 miliardë euro në projekte shumë të rëndësishme si ai i Hidrocentralit të Fierzës, lidhja hekurudhore me Malin e Zi me anën e korridorit 10,” tha Presidentja e KE, Ursula von der Leyen.

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen vlerësoi progresin e Shqipërisë drejt afrimit me BE. “Objektivi ynë i përbashkët është të çelim negociatat për grup-kapitujt e pjesëve themelore sa më shpejt që të jetë e mundur, deri në fund të vitit. Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE po formësohet. Ajo po ecën me sukses për t’u bërë pjesë e BE, ka arritur tashmë vërtet shumë dhe procesi i analizimit të legjislacionit, „screening“, po ecën pa probleme,” theksoi Ursula von der Leyen.

Plani i ri i rritjes i BE për BP

Këtë plan Presidentja e BE, Von der Leyen, e cilësoi si një “fazë të re veprimesh që në rast se vihet në zbatim ashtu siç duhet, pritet të dyfishojë madhësinë e ekonomisë së Shqipërisë brenda këtij 10-vjeçari dhe të inkurajojë konvergjencën me ekonominë e BE. Në disa fusha të caktuara Shqipëria do të ketë qasje në tregun e vetëm të BE, por për këtë janë të nevojshme reformat dhe reformat do të shoqërohen me investime, që të hapet dera për tregun tonë, për tregun e përbashkët rajonal të vendeve të BP”, theksoi ajo.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock dhe ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në përgatitje të samitit të Procesit të Berlinit ukur në një tavolinë të rrumbullakët me një buqetë të madhe lulesh në mesMinistrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock dhe ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në përgatitje të samitit të Procesit të Berlinit ukur në një tavolinë të rrumbullakët me një buqetë të madhe lulesh në mes

Financimet e Planit të ri të Rritjes-kushtëzohen nga reformat

Në përgjgje të pyetjes së DW, Tiranë lidhur me kriteret e përfitimit të financimeve të Planit të rritjes nga secili vend i Ballkanit Perëndimor, Presidentja von der Leyen tha se “plani i rritjes kërkon të sjellë stimuj për të përshpejtuar dhe përdorur këtë moment të caktuar të kësaj situate për të përfituar të gjithë. Janë të domosdoshme reformat, që duhen bërë sa më parë në mënyrë që përfitimet që ato sjellin të vijnë sa më herët. Ideja është të japim stimuj për këto reforma. Dhe bashkë me reformat vijnë dhe investimet.”

“Do të ketë korridore të reja tregtie, mundësi për biznes më shumë nga njëra anë dhe nga ana tjeter kërkesat për reforma në vende të caktuara të BP. Investimet do të vijnë në mënyrë specifike për të mbështetur këto reforma dhe ky është thelbi i planit të rritjes,” sqaroi Presidentja e Komisionit Eropian, Ursula von der Leyen.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama, pyetjes së DW se ҫfarë do të bëjë qeveria e drejtuar prej tij për të përftuar financime nga Plani i ri i Rritjes për BP iu përgjigj se duhen plotësuar detyrat brenda vendit. “Ky plan është një mundësi e re financimi. Ne duhet t’i bëjmë detyrat e shtëpisë sa më mirë që të marrim sa më shumë financime. Në këtë sens ky plan është një incentiv shumë pozitiv, një risi shumë e madhe që vjen nga fryma gjeopolitike që ka KE. Ai do të na ndihmojë të bëjmë edhe më shumë përpjekje nëse BE kërkon dhe nxit që Procesi i Berlinit të materializohet brenda perimetrit të vendeve tona si proces ku rriten 4 liritë: lëvizja e njerëzve, e kapitaleve, e mallrave dhe e shërbimeve. Nëse thotë “ju mund të keni akses më shumë në tregun e përbashkët”, ne duhet ta harrojmë që mund të shkojmë në tregun e përbashkët pa plotësuar detyrën tonë këtu, në raport me rajonin.”/DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak
Para 12 minutash

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim ...

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)
Para 15 minutash

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë
Para 18 minutash

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK
Para 24 minutash

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 4 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 17 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 15 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 13 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.