Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:44 Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është përplasur me përfaqësuesit e mazhorancës dhe kreun e Kuvendit, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ndërsa…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Ben Blushi: Gratë e Krishtit

Ben Blushi: Gratë e Krishtit

Kryesore
E mërkurë, 27 Korrik 2022 17:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Ben Blushi

Dom Altini, famullitar i Mamurrasit më çoi te disa murgesha. Motrat janë krejtësisht të izoluara, tha Dom Altini. Janë murgeshat e Fjalës së Mishëruar. Dalin nga kisha vetëm në raste të veçanta.

Murgeshat po na prisnin. Kishin nxjerrë biskota, qershi dhe ujë të ftohtë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Si jeni, i pyeta.

Shumë mirë, thanë motrat.

Nuk dilni fare nga ky kafaz?

Dalim vetëm për arsye mjekësore, për dokumenta si dhe për të pastruar oborrin e Kishës.

Po pse nuk duhet të keni kontakt me njerëz të tjerë?

Sepse Zoti na ka thirrur ti shërbejmë atij dhe askujt tjetër.

Pra ju i jeni dedikuar Zotit duke sakrifikuar familjen dhe jetën normale?

Ne jemi sakrifikuar për të mirën e njerëzimit, për të cilin falemi gjithë kohën.

A nuk ka një kontradiktë këtu, i pyeta.

Cila është kontradikta, thanë motrat.

Po ja, nëse Zoti ka krijuar gruan për të lindur dhe për të ripërtërirë rracën njerëzore, në rastin tuaj Zoti ka vendosur që disa gra të mos bëjnë fëmijë, a nuk është kjo një kontradiktë mes dy parimeve të Zotit ripërtëritjes dhe celibashisë absolute?

Aspak, thanë motrat, gruaja nuk ka lindur vetëm për të bërë fëmijë sepse nuk është një makinë. Zoti ka një plan për secilin prej nesh, dikë e cakton të lindë, dikë e cakton të falet, dikë të shërbejë, dikë të punojë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pra ju jetoni vetëm për tu falur?

Ne jetojmë në varfëri, në pastrim dhe në lutje.

Po pse jeni të varfra?

Sepse ne nuk na lejohet të posedojmë asgjë përfshi edhe rrobat e trupit, ne përdorim gjëra por nuk i pronësojmë.

A jeni të lumtura?

Jemi shumë të lumtura sepse nuk mendojmë si të kemi prona, si të gjejmë një punë, si të sigurojmë para, ne mendojmë vetëm për Zotin.

Ka shumë murgesha të tjera që jetojnë normalisht, dalin, dëgjojnë muzikë, njihen me njerëz, pse ju jetoni të mbylluara totalisht?

Rasti jonë quhet clausura constituzonale, dmth mbyllje e plotë. Ne komunikojmë me botën përmes këtij gardhi.

Mund t'ju interesojë

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran

Para 58 minutash
Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Él...

Para 3 orësh
Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

Para 12 orësh

Si ushqeheni?

Besimtarët na sjellin për të ngrënë çfarë na duhet.

Keni para?

Nëse na japin para i përdorim për të blerë ushqime, ilaçe dhe sende të nevojshme.

A flisni me familjet tuaja?

Flasim përmes telefonit.

Pra keni celular?

Sigurisht edhe internet.

Sa motra jeni këtu?

Jemi dhjetë motra.

Nga jeni?

Katër nga Argjentina, një nga Brazili, dy nga Peruja, një nga Spanja, një amerikane dhe një shqiptare.

Kush është më e vogla?

Amerikania.

Si quhesh, e pyeta

Moira.

Nga je?

Nga Minessota.

Pse u bëre murgeshë?

Më thirri Zoti.

Çfarë të tha Zoti?

E ndjeva që më kërkonte.

Kur e ndjeve?

Herën e parë më thirri kur isha 7 vjeç por unë refuzova.

Po herën e dytë?

Kur mbusha 18 dhe pranova.

Sa fëmijë jeni?

Tre vajza dhe pesë djem.

Familje shumë e madhe, thashë unë

Prindërit e mi lindën tre vajza, nga të cilat unë jam më e vogla.

Po djemtë?

Djemtë i adaptuan nga një familje në Lituani.

Adaptuan pesë djem njëherësh?

Po, tha Moira, ata kishin një familje të shaktërruar dhe prindërit e mi i birësuan dhe i morën në Amerikë.

Po tani djemtë jetojnë akoma me prindërit e tu?

Ata jetojnë secili më vete por plagët e vjetra si kanë shëruar dot, disa marrin drogë, alkool por sa herë kanë nevojë kthehen tek prindërit e mi.

Po ti si quhesh?

Unë jam Maria de Humiltad.

Ky është emri i kishës, po emrin e lindjes si e ke?

Unë e kisha emrin Sara, por tani jam Maria sepse Sara ka vdekur ditën që unë u pranova në urdhër.

Nga je?

Nga Argjentina.

Të mungon Argjentina?

Ne nuk kemi vend, as atdhe, ne jemi gratë e Krishtit, megjithatë unë isha në Argjentinë kur më vdiq mamaja.

Pse të vdiq?

Kancer, por lavdi Zotit nuk vuajti shumë.

A ka motra që pendohen dhe dalin jashtë, dmth e lenë manastirin dhe kthehen në jetën e përditshme?

Ka ndodhur, në disa raste.

Dhe ato martohen, pra bien në dashuri me burra dhe krijojnë familje?

Murgeshat dalin nga urdhëri për arsye të ndryshme por shumë rrallë për dashurinë e një burri sepse ne jemi të dashuruara me Krishtin që ëshë burri me i bukur, më besnik dhe më i madh nga të gjithë burrat. Ne jemi martuar me Jesunë.

Përderisa jeni martuar edhe mund të divorcoheni, thashë unë.

Nuk ka arsye sepse Krishti nuk tradhëton ai është kudo dhe kurdo, thanë motrat.

Shpresoj të jetë kështu, thashë unë.

Po ti çfarë bën, më pyetën motrat.

Unë kam bërë disa gjëra, bëj libra, tani bëj fotografi, jam marrë me politikë shumë vite por e lashë dhe jam shumë i lumtur.

A e ke gjetur Zotin?

Ende nuk e kam gjetur por do vazhdoj të eci.

Do ta gjesh patjetër dhe ne do lutemi që ti ta gjesh.

Do vi prapë dhe do ju sjell biskota, thashë unë.

Mirëse të vish, thanë motrat.

Edhe diçka, thashë unë.

Çfarë, thanë motrat.

Kur dilni jashtë Kishës për të bërë pastrimin e oborrit?

E bëjmë me turne një herë në dy tre ditë.

Atëhere do vi dhe unë tju ndihmoj të pastroni oborrin.

Do vish vërtet?

Sigurisht, sepse kur të jeni jashtë e kam më të lehtë tju fotografoj në dritën e diellit

Dmth do vish për fotografi jo për pastrim?

Epo duhet ti tregoj botës me çfarë grash është martuar Jesu Krishti, thashë unë.

Etiketat e lidhura

Ben Blushi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve
Para 1 minute

Tedi Blushi debat të fortë me Peleshin dhe Ballën: Anuloni aktet normative për legalizimin e dhunës nd...

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit
Para 5 minutash

Festimi i Nmecha ndez polemikat në Gjermani, tifozët e Dortmundit kundër mesfushorit

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete
Para 6 minutash

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin
Para 18 minutash

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.