Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 06:34 Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë” Edicioni i 70-të i çmimit prestigjioz “Topi i Artë”, i themeluar nga revista France Football, do të mbahet për herë të parë në Angli,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Berisha nga dritarja e tij dritheron Ramën në Paris, por voton Kodin Zgjedhor bashkërisht me PS!

Berisha nga dritarja e tij dritheron Ramën në Paris, por voton Kodin Zgjedhor bashkërisht me PS!

Aktualitet
E premte, 26 Korrik 2024 08:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Opozita po forcohet, mori vulën dhe mbajti selinë blu. Mori edhe lekët nga Lulzim Basha. Tani po miratojnë edhe Kodin Zgjedhor siç synon Rama. Ndërkohë po sulmojnë qeverinë dhe sidomos Erion Veliajn. Dje kishte shumë protestues para zyrës së kryebashkiakut të Tiranës, diku te 50 veta. Te rrugica e Saliut është shtuar numri, po shkon te 150 veta.

Nga ana tjetër kryeministri Rama i frikësuar ia mbathi për në Paris te Lojerat Olimpike.  Mendohet se mund të vijë sonte, por nën masa sigurie të forta se ka frikë nga Berisha dhe njerëzit e tij që mund ti dalin në Rinas. 

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Para 1 ore
Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Para 9 orësh
Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Para 10 orësh

Berisha nga dritarja ku jep deklarata, po bën gati protestat e mëdha për qeveri teknike. Por qeveri teknike nuk do të kemi!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sali Berisha foli mbrëmë me nota patriotike dhe sulmuese ndaj kryeministrit dhe kryebashkiakut. Sot deputetët e PD do të votojnë marrëveshjen e fshehtë Rama-Berisha.

JA FJALA E PLOTE E BERISHES:

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, guximtare dhe guximtarë, misionarë të vërtetë të kauzës që të të gjitha kauzave të shqiptarëve.

Të kauzës së shpresës, dinjitetit, lirisë, interesit kombëtar.

Një përshëndetje të përzemërt ju oratorëve që me fjalën e tyre të zjarrtë përcjellin në të katër anët e Shqipërisë të vërtetat e realitetit të sotëm, por rrezatojnë guxim dhe frymëzim tek mbarë shqiptarët.

Para së gjithash sot unë duhet të përgëzoj me mirënjohje ata qindra protestuese e protestues që rrethuan bashkinë e Tiranës në një protestë të pamposhtur si dëshmitarë të vendosmërisë së tyre për të mos u pajtuar kurrë me vjedhjen e tmerrshme që Erion Veliaj iu ka bërë qytetarëve të Tiranës me djegësin.

Me vjedhjen e tmerrshme që ai me drejtorët e tij ka bërë me modelin 100 përqind të kompanisë 5D.

Më vjedhjen e tmerrshme që ky kryehajdut i shpifur ka bërë së bashku me Maznikun dhe hajdutët e tij, duke shembur 13 pallate në zemër të Tiranës vetëm e vetëm për të mbushur arkat dhe kontot e veta dhe të kompanive të tij.

Pallate të vlerësuara që të gjitha solide, të parrënueshme nga tërmeti.

Miqtë e mi, protesta është sot kryefjala e shqiptarëve.

Para tre ditësh, fermerët e Maliqit bllokuan rrugët dhe protestuan për të drejtat e tyre.

Dje guximtarët e Thumanës, Mamurrasit, Fushë Krujës, bllokuan autostradën e gjobës së qytetarëve me guxim të madh.

Sot rrethuan bashkinë e Tiranës.

Protesta dhe vetëm protesta është rruga drejt krijimit të qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, rotacionit dhe fitores së opozitës.

Miqtë e mi, protestat kanë tmerruar hajdutët e kombit.

Erion Veliaj futet me mburoja antiplumb në zyrën e tij në mbledhjen e Këshillit.

Altin Dumani futet me badigardë në mbledhjen e KLP.

Edi Rama tmerrohet se mos po e vret Adriana Kalaja.

Edi Rama urdhëron Taulantin e tij të shoqërojë në polici zonjën Kalaja, sepse fjalën e tij, kritikat, i konsideron shigjeta dhe plumba vetë, por jo më pak edhe e shoqja e tij, që u thoshte gazetarëve që po u bëni gjilpëra helmi burrit tim.

Edi Rama, të ka kapur tmerri për krimet që ke kryer.

E përfiton veten të dënuar jo në burg, por së paku gjysmë shekulli burg për aferat, për vjedhjet e tmerrshme.

Për zhdukjen e 130 milionë eurove të djegësit të Tiranës me Erion Veliajn.

Për zhdukjen e qindra milionë eurove me Vilma Nushin dhe Ilir Beqajn dhe Manastirliun në koncesionet e krimit të shëmtuar.

Koncesionet që e shndërruan shëndetësinë shqiptare, Ministrinë e Shëndetësisë në një bursë vdekje për shqiptarët.

Koncesionet që rritën 83 herë çmimin e sterilizimit për t’u pasuruar si të pangopur dhe të pamëshirë mbi jetën e të sëmurëve shqiptarë, mijëra prej të cilave mbetën pa u operuar për shkak të çmimeve të larta të seteve kirurgjikale.

Edi Rama, ti je sot kryeministri i vetëm që ke një dosje të hapur me McGonigal.

Mos mendo se ajo do të mbyllet.

Mos mendo se do të mbyllet kurrë.

Jo, Edi Rama, jo!

Ajo të pret dhe do të ndjekë gjithë jetën tënde.

Ti ke tmerr nga fjala e Adriana Kalasë, dhe kur ajo përmend revole, ti ke për borxh të thuash se të bëri atentat.

Aq i trembur, aq i frikësuar, aq i çatrafiluar je për shkak të krimeve që ke kryer.

Por të garantoj që nga ai fron do zbresësh dhe drejt e tek Emiljano do përfundosh, tek Shullazi yt do përfundosh.

A mund të imagjinohet të thotë tjetri për një fjali, se tentoi të më vrasë?

Po çfarë burracaku je ti mor? Vetëm burrë nuk je ti. Ti je turpi i njeriut!

Janë krimet që ke kryer që të detyrojnë të trembesh në këtë mënyrë dhe të kesh këtë përrua psikik.

Nuk shpëton prej tyre, Edi Rama. Nuk shpëton!

Flakët e lëvizjes demokratike, e revoltës së shqiptarëve janë të ndezura në të katër anët e vendit.

Urrejtja e shqiptarëve për ty ka kufi vetëm qiellin.

Të garantoj se çdo krim që ke kryer do ta paguash me dekada burgje.

Ndaj dhe ju ftoj të dashur miq, qëndrestare e qëndrestarë, të vazhdojmë këtë betejë.

Të bindur se me Edi Ramën, zgjedhje të lira nuk ka.

Të vendosur për çdo sakrificë.

Për lirinë e votës, për zgjedhje të lira për shqiptarët.

Të vendosur për ndryshimin e shumëpritur.

Fitoren e opozitës.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”
Para 1 ore

Kane, Yamal dhe Mbappe në garë të fortë për “Topin e Artë”

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq
Para 1 ore

Mohamed Salah te Trabzonspor: Si ylli egjiptian pushtoi zemrat e tifozëve turq

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 1 ore

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 9 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 14 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 1 ore

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 12 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 10 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.