Dritan Goxhaj dhe Luçiana Kokaj, dy prej drejtuesve kryesorë të protestës paqësore të “flamingove”, janë të ftuarit në emisionin “KOHA JONE-DEBAT” nga Nikoll Lesi.
Me deklaratën e tyre se “Më 29 nëntor ikën Rama!”, dy aktivistët thanë në studio qëndrimet e tyre për zhvillimet politike në vend, protesta studentore, kritikat ndaj qeverisë dhe mesazhet që duan t’i përcjellin opinionit publik. Dhe çfarë kanë planifikuar realisht gjatë ditëve në vijim.
Gjatë debatit u fol për mundësinë e një partie politike që do të dali nga protesta, ndonëse dy të ftuarit theksuan se mund të dalin disa parti kur të shkohet në zgjedhje politike të parakohshme parlamentare. Lesi tha se më mirë krijoni vetëm një parti që të keni mundësi të mos i copëtoni votat.
Ndiqeni LIVE në Youtube! (klikoni te Watch on YoutTube)
