Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 10:23 Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë Intervistë ekskluzive me arkitektin Oscar Di Domenico mbi misionin eksplorues në Kinë dhe sinergjitë e reja mes dizajnit italian dhe teknologjisë e materialeve kineze…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Eksperti rumun: Çarje nga tërmeti si këtu nuk kam parë askund. Kontroll më i rreptë në ndërtime

Eksperti rumun: Çarje nga tërmeti si këtu nuk kam parë askund. Kontroll më i rreptë në ndërtime

Kryesore
E hënë, 9 Dhjetor 2019 20:12
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dëmtimet në banesa nuk kanë ardhur vetëm goditja e tërmetit, por dhe nga cilësia e dobët e tyre, si edhe shkelja e rregullave të ndërtimit. Këtë fakt tashmë e konfirmojnë dhe inxhinierë të huaj që kanë parë nga afër situatën në vend. Inxhinieri i strukturave nga Rumania, Cezar Aanicai, në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News24”, u shpreh se çarje të mureve në ndërtesa si në Shqipëri nuk ka parë askund. “Dua të qartësoj diçka, unë jam inxhinier strukturash. Kam pasur një aktivitet didaktik prej 25 vitesh e jam përfaqësues i qeverisë së Rumanisë, pjesë e Inspektoratit Shtetëror të Strukturave. Nuk jam sizmolog, që t’ju flasë nëse do të ketë lëvizje tektonike. Tërmetet në sipërfaqe janë të vështira dhe ky ishte një tërmet me sipërfaqe të pakët e ka pasur edhe pasoja të rënda. Çdo tërmet ka disa gjatësi valës, të cilat udhëtojnë me shumë kilometër. Tërmetet në Rumani lejojnë që strukturat të sillen në mënyra të ndryshme, sepse lëvizin sipas valëve. Në rastin e Shqipërisë, kemi pasur valë 10 km në thellësi e këto valë shkatërrojnë shpesh strukturat. Nuk kam parë kurrë çarje të tilla”, tha ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Cezar Aanicai

Mund t'ju interesojë

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 40 minutash
Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!

Para 1 ore
Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Para 2 orësh

Eksperti rumun theksoi se ka parë dëmtime serioze të ndërtesave, sidomos në zonën e Vorë, duke thënë se ajo që e ka habitur është se këto ndërtime ishin mirë nga jashtë, por kishin pësuar dëmtime të rënda nga brenda. “Kam parë ndërtesa që nga jashtë duken mirë, por në brendësi janë të shkatërruara. Mendoj se kontrolli rigoroz ka munguar. Në Vorë kam vënë re ndërtesa me shkatërrime të mëdha. Por ndërtesat e mira kanë mbijetuar. Në Shqipëri ka inxhinierë po ashtu tepër të mirë. Gjatë bisedës me inxhinierët, ata ishin shumë të mirë, por ka edhe gabime, gjë që ndodh edhe në Rumani. Kam parë një ndërtesë në Marikaj që më ka habitur nga zgjerimi i shkatërrimit. Tullat ishin shkatërruar thuajse totalisht. Terreni ishte ndërtuar mbi truall të dobët. Gabimet e bëra kanë bërë që të ketë pasoja. Ekziston një problem legjislativ që duhet rregulluar, në sensin e një kontrolli më të madh në cilësi në ndërtime. Por ka edhe ndërtime që janë bërë në rregull. Edhe në Rumani nuk është sistemi perfekt, por arrijmë të menaxhojmë situatën në momente të caktuara. Edhe Shqipëria edhe Rumania kanë kaluar në periudhën e komunizmit. Sistemi komunist, me gjithë problemet e veta patjetër, arriti që të ketë një sistem ndihmë që të përçojë siguri në ndërtesa, në vlerësimin e kualitetit. Kolonat janë më të rëndësishme sesa muret”, u shpreh Cezar Aanicai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Eksperti rumun vlerësoi se ndërtesat e rrënuara nuk duhet të qëndrojnë më në atë gjendje, por ose duhet të shkatërrohen ose të rindërtohen. “Kam mbetur i habitur se nga jashtë ishte mirë, por kur hyje në brendësi ishte katastrofë. Disa ndërtesa kanë çarje të dukshme. Probleme kanë qenë katet e sipërme. Në Vorë kam parë dy ndërtesa shumë të shkatërruara, pasi kishin dëmtime në strukturë. Në vlerësimin tim, disa ndërtesa atje nuk duhet të përdoren më. Duhet vendim për shkatërrim ose rindërtim. Personat nuk mund të qëndrojnë në këto ndërtesa, pasi rreziku është i lartë”, deklaroi eksperti nga Rumania.

Etiketat e lidhura

Cezar AanicaiRumania
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë
Para 3 minutash

Vështrim nga Lindja: Arkitektura e së ardhmes mes materialeve inovative dhe teknologjisë së lartë

Kërkoi dorëheqjen e drejtorëve, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe
Para 11 minutash

Kërkoi dorëheqjen e drejtorëve, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe

Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën
Para 20 minutash

Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformave ligjore dhe kushtetuese
Para 28 minutash

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformave ligjore dhe k...

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 15 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 14 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.