Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 10:05 Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën Lionel Messi ka konfirmuar edhe një herë lidhjen e veçantë me Barcelonën, duke theksuar se dashuria për klubin katalanas dhe qytetin do të mbetet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Erion Braçe i kthehet ashpër zv.ministrit të Financave: Kush është kjo qeveri që vepron kundër bujqëve?!

Erion Braçe i kthehet ashpër zv.ministrit të Financave: Kush është kjo qeveri që vepron kundër bujqëve?!

Lajme
E mërkurë, 3 Dhjetor 2025 11:07
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputeti i PS, Erion Braçe që fitoi shumë vota në Tiranë, po bëhet gjithnjë e më kritik ndaj disa vendimeve dhe veprimeve të qeverisë së Edi Ramës. Me shumë po reagon deputeti Braçe se sa vetë opozita, e cila nuk flet me fakte se si mund e duhet rregulluar bujqësia.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Erion Braçe, nuk i ka kursyer kritikat ndaj zëvendësministrit të Financave, Endrit Gjyzeiraj, në mbledhjen e sotme në Komisionin e Ekonomisë.

Mund t'ju interesojë

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë

Sherri në Kuvend, Sekretariati i Etikës shqyrton sot kërkesën e PS për përjashtimin e 2...

Para 58 minutash
Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Para 2 orësh
Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat ...

Para 12 orësh

Në fjalën e tij, Braçe i kërkoi llogari zëvendësministrit se përse nuk kompensohen bujqit që shesin prodhimin e tyre dhe nuk e çojnë te pikat grumbulluese.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndër të tjera deputeti socialist theksoi se “Ky qëndrim që është refraktar që nga viti 2018 e deri tani ka sjellë gjendjen e bujqësisë që kemi sot. Tani ky qëndrim më shtyn që të besoj se Ministria e Financave e ka bërë  me qëllim këtë gjë. Pra synon të ndryshojë strukturën e ekonomisë duke goditur sektorë që kanë funksion shumë të gjerë si bujqësia.

Dy gjëra ka: Ose propozimet janë profesionale dhe duhen marrë parasysh, ose nuk janë profesionale dhe nuk merren parasysh. Propozimet profesionale që nuk merren parasysh vetëm në Shqipëri i dëgjoj. Historia që ne e kemi sjellë këtë ligj dhe duam që të miratohet, kur Kushtetuta thotë që taksat i cakton Kuvendi dhe jo qeverisë, normal që nuk shkon. Veç gjërave që propozoi zotëria, e dini që në çdo qytet janë krijuar tregje bujqësore që shesin bujq, por nuk shesin grumbullues.

Kush është kjo qeveri që thotë që ti që prodhon dhe shet vetë në tregun e Lushnjës prodhimet e tua, nuk merr kompensim. Kush jeni ju që e thoni këtë?!

Ju thoni që nuk jepni kompensim sepse nuk e çon në një grumbullues. Kush jeni ju që doni t’i zhdukni komplet? Kush mo, kush?!

Nuk dua ta çoj te një grumbullues, dua ta shes vetë në treg. Kush jeni ju që thoni s’merr kompensim?!

Që vini këtu dhe thoni që do rrini te ligji që keni sjellë dhe nuk reflektoni, është problem shumë i madh. Mendoja që ky debat do bëhej këtu, por ky debat do të shkojë në sallën e Kuvendit”, tha ndër të tjera Braçe.

Me tej debati vazhdoi edhe me ironi nga Braçe ndaj qeverisë.

DEBATI

Braçe: Skema sot në import është 20-20. 20 paguan në Doganë, 20 kur del. Çfarë ju pengon që ta aplikoni këtë dhe për brenda vendit?

Përfaqësuese e Ministrisë e Financave: Në momentin kur ky grumbullues, bën blerjen brenda vendit, sistemi i faturimit është i njëjtë, nëse e ble te një fermer apo një grumbullues. Në rastin kur ky importues ka blerje brenda vendit, nëse e ble te një fermer që është i patatueshëm, atëherë e ble me çmimin 1 mijë leke dhe në TVSH shënohet zero. Të gjithë blerësit që blejnë produkte bujqësore blegtorale, detyrohet të lëshojë faturën të lëshuar nga blerësi. Nëse blen qumështin në rifuxho, në TVSH shënohet zero, se nuk është skemë. Rregulli i TVSH është kush biznes blen brenda vendit dhe ble nga persona të patatueshëm, detyrohet të lëshojë autofaturën. Kur lëshon autofaturë, lëshohet nga një person i patatueshëm, është pa TVSH.

Përfaqësuese e Ministrisë e Financave: Importuesi ble nga një biznes i vogël. Në momentin kur ble nga fermeri, ky nuk ka nipt, nuk është i regjistruar në QKB. Në këtë rast ligji lejon çdo biznes në Shqipëri, detyrohet të lëshojë këtë faturë. Fermeri për të cilin flasim, nuk është i vetëpunësuar që ka nipt në QKB.

Braçe: Po po ka, ka nipt në QKB.

Përfaqësuese e Ministrisë e Financave: Fermeri për të cilin flasin në këtë skemë, është fermeri që ka nipt të hapur nga administrata tatimore. Është i vetëpunësuar, dhe është i përjashtuar deri në 2029-ën. Sa i përket faktit të një biznesi që duhet të blejë në import, ai paguan 20%, ngarkon chash-in. Në momentin që e blen brenda vendit, e merr më lirë. Kuptohet që çmimi që ai ka, pavarësisht se TVSh është zero, është më u ulët se ai nga importi.

Braçe: Në teori po. Këtu erdhën dhe folën me emra. Ka arsye se pse vjen produkti na jashtë më i lirë se sa ky. Kanë kosto më të ulëta. Çmimet e produkteve që vijnë nga importi janë më të lira, se ata brenda vendit. Dhe ky është problemi. Për gjizën psh, 600 del në doganë, 100 lekë i ka kosto të vetat. Rezultati është pozitiv 84 lekë. Karrota psh jashtë vendit. Karrota me të njëjtin çmim, në doganë vjen me 52 lekë, në Divjakë është me 50 lekë. Po të blejë brenda vendit -16.6 lekë, pra ai ska leverdi që ta blejë. Cila ka qenë sjellja e mëparshme e grumbulluesve? Vijmë te rasti 10%, 540 lekë, del kostoja plus 100 lekë shpenzime, 640 lekë del në qarkullim. Edhe sikur grumbulluesi t’i ulë bujkut vlerën e kompensimit që ju do i jepnit, s’ka asnjë interes se del me humbje. Barazohen vetëm në rastin kur e ul çmimin akoma dhe më thellë se sa kompensimi që ne do t’i japim. E çon çmimin 500 lekë. Ky është një rast hipotetik. Ndaj ministri duhet ta ketë të qartë se pse po dalin të gjithë me humbje. As fermeri nuk fiton, as konsumatori dhe as grumbulluesi. Pse nuk trajtohet në mënyrë të drejtë prodhimi vendas? Pse nuk favorizohet prodhimi vendas? Pse? Sepse nuk trajtohet në mënyrë të barabartë! Nuk importohet djathi, por lëngu që bëhet fjali, hirra. Duam t’i bëjmë nder ndonjë serbi, maqedonasi, apo ndonjë boshnjaku? Për hobi?!

Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave: Se kisha aty. Në bazë të shembullit që thatë ju, TVSH nuk është kosto, por është kreditore.

Etiketat e lidhura

Erion BraceZv/ministri i Financave
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën
Para 3 minutash

Messi: Do të kem gjithmonë një dashuri të veçantë për Barcelonën

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformave ligjore dhe kushtetuese
Para 11 minutash

Propozim për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale në Shqipëri përmes reformave ligjore dhe k...

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe
Para 23 minutash

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, ...

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi
Para 31 minutash

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 15 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.