Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 09:32 Rabiot te Milani, statistika si Kaká dhe rinovimi në fazë të avancuar Adrien Rabiot po shndërrohet në lojtarin vendimtar të Milanit, me statistika që e barazojnë me Kakán e vitit 2004. Klubi synon të përshpejtojë rinovimin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Flet Gent Ibrahimi, kryetari i KLP: Brenda dy muajve zgjedhim SPAK-un dhe Kryeprokurorin

Intervista
E enjte, 16 Shtator 2021 18:31
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në të parën intervistë për emisionin “45 minuta” në Report Tv, pas zgjedhjes në krye të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi u shpreh se brenda dy muajve KLP duhet të zgjedhë kryeprokurorin e ri me mandat të plotë si dhe të miratojë ngritjen e SPAK-ut.

Ku u zhvillua mbledhja e parë e KLP?
Është një sallë e famshme, ajo ku zhvilloheshin mbledhjet e KLD. Jemi mbrapa me logjistikën. Janë identifikuar disa godina. Qeveria kishte qenë e detyruar të punonte vetë për ambientin e përshtatshëm për KLP, por ata nuk guxuan ta bëjnë zgjedhjen pa ne. Megjithëse duhej bërë një zgjedhje dinjitoze që përkonte edhe me statusin e organit të ri. Kjo do të përkthehet në një zvarritje disajavore ndoshta edhe mujore.

E pengon aktivitetin e KLP mungesa e një salle mbledhjes? Sepse duhet të ngrihet SPAK-u…
Afati ka filluar dje (19 dhjetor), dhe brenda dy muajve duhet ngritur SPAK. Mbledhjet dhe puna do vijojnë. Mbledhjet do vijojnë në Prokurorinë e Përgjithshme, por edhe te salla e ish-KLD, ku sot është KLGJ dhe do t’i ndajmë mbledhjet me KLGJ.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mbledhjet e KLP do jenë të hapura për mediat?
Patjetër. Por kjo realizohet në disa mënyra që registrimi audio dhe video të vendoset në faqen e internetit të KLP. Duhet edhe një lloj hapësire në këshill që të punojë i qetë, pa praninë e kamerave. Por kjo për momentin është e pamundur sepse nuk e kemi një faqe interneti.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Cilat janë kompetencat e kryetarit të KLP-së?
Në rastet kur votat janë të ndara 4 me 4 ose 5 me 5, vota e kryetarit bën diferencën. Kryetari voton i fundit, por çfarë vlere ka kjo. Kjo bëhet për të evituar përçarjen mes anëtarëve. Nëse kuptohet se shumica shkon në një anë, kryetari shton peshën e tij psh. Më shumë se një mekanizëm çbllokues, vota e kryetarit do jetë një mjet për të shuar ato konfliktet e vogla. Të gjitha mendimet, përkatësitë duhet të shfaqen dhe ballafaqohen. Nëse është e mundur që kryetari me votën e tij e zbut këtë ndarje, kjo është ajo që i është mundësuar me votimin si i fundit.

Mund t'ju interesojë

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Para 11 orësh
Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Para 11 orësh
Erion Veliaj ka frikë mos e vrasin?

Erion Veliaj ka frikë mos e vrasin?

Para 11 orësh

Opozita thotë se jeni investim politik i Ramës për të kontrolluar sistemin e drejtësisë…
Keqardhje në rastin më të madh sepse është në vazhdën e atyre qëndrimeve përgjatë gjithë përiudhës së reformës. Jam etiketuar si njeriu që i përkas familjes së një eksponeti të PS. Jam përpjekur ta zhbëj këtë në çdo studio. Me gjithë respektin për opozitën, nuk kam ndërmend ta bëj këtë lojë, sepse ata nuk i kanë ndërmend ato që thonë. Ata mua më njohin personalisht. Nuk e di kush e ka lexuar këtë deklaratë…

Por nuk përmendin më që keni punuar pranë Soros-it…
Në tre vite, kam punuar për fondacionin Soros. Mendoj se duhet t’i jemi mirënjohës sepse ka hedhur 1 miliard dollarë në art, shkencë, sistemi ynë politik dhe juridik. Është një kontribut i madh politik dhe moral për të ngjallur në Shqipëri instiktet e demokracisë, ekonomisë së tregut që na mungonin fare. Soros është një filantrop bujar që e ka ndihmuar Shqipërinë.

Soros ka ndikuar te kjo reformë?
Soros ka punuar për ato dy vite pagën time që kam punuar nga mëngjesi deri në darkë. Dhe kaq. Sesi mund të ndikohet në këtë mënyrë, nuk e di. Në atë grup ekspertësh vetëm unë kam qenë i deleguar i ministrit të Drejtisë, si këshilltar. Nëse nuk do isha këshilltar i z.Naço, s’do isha në atë grup. Me z.Naço kam punuar disa muaj.

Kur do ngrihet SPAK dhe cili është roli i KLP në ngritjen e kësaj strukture?
Ky është produkti më i rëndësishëm i punës së KLP. Do jemi ne 11 që do vendosim se cilët do jenë prokurorët këta zotërinj apo zonja, me një mandat 9-vjeçar, me garanci maksimale për sigurinë e punës së tyre, do punojnë në SPAK. Edhe ne vetë nuk mund t’i shkarkojmë ata. Duhen 2/3 për të shkarkuar një prokuror të SPAK. Për t’i votuar duhen shumicë e thjeshtë. Ata do rrijnë shumë gjatë në atë detyrë. Paga e tyre do të jetë një plus mbi pagat e shtuara të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ndërsa prokurorët e SPAK do kenë një shtesë mbi 20% të pagës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kur do zgjidhet Kryeprokuroi i Përgjithshëm?
Afati është njësoj si SPAK, pra brenda dy muajve.

Sa i takon kritereve për kryeprokuror, cilat janë?
Ato që përcakton ligji. Koha e shërbimit nëse është kriter, ne do t’i vendosim pikë. 5 vjet, kaq pikë, 10 vjet kaq, e me radhë. Nëse ka qenë drejtues prokurorie, drejtues sektori, ne do themi sa pikë do kenë. Pikëzimi është i yni dhe do jetë i arsyeshëm. Gjithçka do jetë në një tabelë kaq pikë për këtë e atë, dhe në fund do kemi përllogaritjen matematikore.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rabiot te Milani, statistika si Kaká dhe rinovimi në fazë të avancuar
Para 3 minutash

Rabiot te Milani, statistika si Kaká dhe rinovimi në fazë të avancuar

Pesë vite luftë, mbi 700 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën në Ukrainë
Para 8 minutash

Pesë vite luftë, mbi 700 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën në Ukrainë

UEFA EURO U-21 2027/ Të enjten hidhet shorti i fazës finale, si do të përcaktohen grupet e turneut
Para 10 minutash

UEFA EURO U-21 2027/ Të enjten hidhet shorti i fazës finale, si do të përcaktohen grupet e turneut

Edi Rama nga Vlora mbrëmë, ndërsa sot në Gjirokastër (video)
Para 13 minutash

Edi Rama nga Vlora mbrëmë, ndërsa sot në Gjirokastër (video)

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 12 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 14 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 11 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.