Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:56 FSHF ka një paralajmërim për tifozët pak orë para duelit ndaj Finlandës Federata Shqiptare e Futbollit u drejtohet me një thirrje të gjithë tifozëve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë sigurimit të biletave për ndeshjen. FSHF…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Gazetari Artan Hoxha shpallet “non grata” në Greqi dhe i ndalohet hyrja përjetësisht

Gazetari Artan Hoxha shpallet “non grata” në Greqi dhe i ndalohet hyrja përjetësisht

Kryesore
E hënë, 24 Nëntor 2025 11:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Autoritetet e Republikës së Greqisë kanë shpallur ditën e djeshme me statusin “non grata”, gazetarin investigativ Artan Hoxha, duke e cilësuar “të padëshirueshëm” dhe kërcënim për rendin publik, duke ndaluar përjetësisht për të  shkelur në territorin grek. Pra nuk lejohet të hyjë në Greqi.

Ditën e djeshme, gazetari Hoxha ka qenë duke udhëtuar drejt qytetit të Janinës, kur është ndaluar nga policia greke e kufirit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Në sportelin e policisë kufitare, ku kryhet kontrolli i pasaportave për qytetarët që hyjnë në territorin grek, gazetarit Hoxha i është komunikuar se nuk mund të hyjë në Republikën e Greqisë, pasi përbën rrezik për rendin publik dhe sigurinë e brendshme të këtij shteti.

Pasi i është marrë pasaporta, ai është mbajtur për rreth një orë në policinë greke. Rreth orës 10:30 me orën lokale, i është komunikuar vendimi i autoriteteve greke, që e shpall “non grata” për një afat të pacaktuar.

Mund t'ju interesojë

Esmeralda Hasani në krye të SHISH, Presidenti Begaj dekreton emërimin e saj

Esmeralda Hasani në krye të SHISH, Presidenti Begaj dekreton emërimin e saj

Para 1 ore
Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

Para 17 orësh
Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të d...

Para 19 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në vendimin që policia greke i ka dorëzuar gazetarit Hoxha, thuhet se:

1) është karakterizuar si person i padëshirueshëm.

2) konsiderohet person i rrezikshëm për rendin publik dhe sigurinë e brendshme, për shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të një ose shumë shteteve të Bashkimit Europian.

Më pas, gazetarit Hoxha i është vendosur kryq me stilolaps në pasaportë mbi vulën e policisë greke dhe i është kërkuar të largohet menjëherë nga territori grek.

Ky është një rast i përsëritur nga autoritetet greke ndaj gazetarëve shqiptarë, të cilët kanë denoncuar apo ekspozuar aktivitete të paligjshme në dëm të interesave të Republikës së Shqipërisë apo në dëm të interesave kombëtare shqiptare.

Një vendim i tillë është marr më parë për gazetarin Marin Mema, i cili nuk është lejuar më të shkel në territorin grek.

Pavarësisht se është një vend anëtar i Bashkimit Europian, shteti grek ka dëshmuar se vazhdon të njëjtën rrugë të penalizimit dhe diskriminimit ndaj gazetarëve shqiptarë, që “dëmtojnë” sipas tyre interesat kombëtare greke.

Gazetarit Hoxha i është komunikuar se ky vendim është marrë në fillimin e vitit 2024, në kulmin e fushatës për zgjedhjet parlamentare të Bashkimit Europian, kur në listën për eurodeputet të partisë në pushtet Nea Dimokratia (Demokracia e Re) e kryeministrit Qiriakos Mitsotaqis, kandidonte Fredi Beleri me shtetësi shqiptare dhe greke.

Gazetari Hoxha ka publikuar një seri të gjatë ndër vite investigime në lidhje me Masakrën e Peshkëpisë, ngjarje e ndodhur më vitin 1994. Kjo masakër u krye nga një komando e ardhur nga territori grek, e cila sulmoi repartin kufitar të Peshkëpisë në Gjirokastër, duke marrë peng për disa orë, 130 rekrutë të Ushtrisë Shqiptare dhe duke vrarë “Dëshmorët e Atdheut”, komandantin Fatmir Shehu dhe ushtarin Arsen Gjini.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

artan hoxhanon grata
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

FSHF ka një paralajmërim për tifozët pak orë para duelit ndaj Finlandës
Para 1 minute

FSHF ka një paralajmërim për tifozët pak orë para duelit ndaj Finlandës

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA
Para 27 minutash

Pep Guardiola gati për lëvizjen surprizë, mund të marrë drejtimin e SHBA

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 43 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 44 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.