Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:51 Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë Atmosferë e tensionuar në kampin e Francës në prag të përballjes me Italinë në San Siro, e vlefshme për UEFA Nations League. Marrëdhënia mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Gjermania, presion Ramës: Keni dhe 8 kushte për negociata

Gjermania, presion Ramës: Keni dhe 8 kushte për negociata

Kryesore
E enjte, 16 Janar 2020 08:30
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Johann David Wadephul nuk ka kërkuar vetëm bërjen e reformës zgjedhore, por ka theksuar edhe tetë kushtet e tjera që në Partinë Socialiste nuk përmenden kurrë janë, siç janë: ngritja e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, ndjekje penale për të akuzuarit për shitblerje votash, rezultate konkrete për korrupsionin e kapjen e “peshqve të mëdhenj”, sqarimin me vendim të Kushtetueses së legjitimitetit të 30 qershorit, implementim i reformës zgjedhore dhe përparim në reformën e administratës publike.

Nisja e dialogut mes opozitës dhe qeverisë për reformën zgjedhore është hapi i parë i palëve drejt zgjidhjes së krizës së rëndë politike që ka përfshirë vendin. Pavarësisht se PS thotë se ulja në bisedime erdhi si lëshim i saj, në fakt, rol të dorës së parë në afrimin e palëve kanë pasur ndërkombëtarët. Ambasadat kryesore në Tiranë mbështetën takimin dy ditë më parë dhe pranuan, ndryshe nga qëndrimet e mëparshme, se pa u marrë parasysh kërkesat e opozitës reale, e cila përfaqëson qytetarët, nuk ka stabilitet politik në vend. Ndërkohë ulja në tavolinë nuk do të thotë detyrimisht arritje e konsensusit. Përfaqësues të politikës gjermane që kanë ndjekur zhvillimet në Shqipëri dhe kanë tentuar disa herë të negociojnë krizën dje kanë dhënë mesazhe të qarta për qeverinë “Rama”. Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, Johann David Wadephul, duke përshëndetur nisjen e bashkëpunimit deklaroi se nga tryeza priten rezultate konkrete për reformën zgjedhore. Por në qëndrimin e nënkryetarit të grupit të CDU/CSU për Deutsche Welle ka dhe një kujtesë të rëndësishme për kabinetin “Rama”.

Reforma zgjedhore është një kërkesë e Bundestagut për zgjedhje të rregullta në Shqipëri, por jo e vetmja që siguron zgjidhjen e krizës dhe hapjen e negociatave për Shqipërinë. Përfaqësuesi i Bundestagut ka kujtuar dje se janë edhe 8 kushtet të tjera që i janë vendosur Shqipërisë, jo thjesht me deklarata por me rezolutë të votuar nga parlamenti gjerman më 26 shtator 2019. Ndaj dje, Johann David Wadephul nuk ka kërkuar thjesht bërjen e reformës zgjedhore për të cilën palët u ulën, por arritjen e një produkti konkret të ndryshimit të Kodit Zgjedhor. Ndërkohë tetë kushtet e tjera që në Partinë Socialiste nuk përmenden kurrë janë: ngritja e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, ndjekje penale për të akuzuarit për shitblerje votash, rezultate konkrete për korrupsionin e kapjen e “peshqve të mëdhenj”, sqarimin me vendim të Kushtetueses së legjitimitetit të 30 qershorit, implementim i reformës zgjedhore dhe përparim në reformën e administratës publike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndryshe nga reforma zgjedhore, secili nga 8 kushtet është përgjegjësi direkte e qeverisë “Rama”. Nëse për Kodin Zgjedhor duhet miratim i gjithë palëve politike dhe bojkoti i opozitës ka qenë një justifikim i Edi Ramës për mosrealizimin e saj, çështjet e tjera janë të gjitha në dorë të mazhorancës. Deri më sot, jo vetëm që këto kushte nuk janë plotësuar, por nga PS është bërë çdo gjë që ato të mos realizohen. Gjykata Kushtetuese është shembulli më konkret i bllokimit të qëllimshëm nga ana e mazhorancës. Duke mbajtur peng këtë institucion, jo vetëm bllokohet reforma, por edhe vlerësimi për ligjshmërinë e votimeve moniste të 30 qershorit. Pjesa tjetër e kushteve gjermane, si dënimi i personave të akuzuar për shitblerjen e votave, u referohet përgjimeve të gazetës “Bild”, ku u faktua se ministra dhe zyrtarë të lartë të shtetit kishin manipuluar zgjedhjet. Dosjet për vjedhjen e votave po mbyllen nga prokuroria dhe qeveria “Rama” duhet se sqarojë sesi nuk u hetua askush për kilometra përgjime që fajësonin kabinetin e tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ngritja e SPAK dhe BKH-ja janë ende në proces. Formalisht kanë nisur punën prokurorët e SPAK, por dosjet e para që kanë marrë janë shumë larg “peshqve të mëdhenj” dhe aq më pak zbardhjes së akuzave të rënda për korrupsion. Ndërsa reforma në administratën publike duket gjë shumë e parëndësishme që qeveria të merret seriozisht, sepse administrata prej kohësh është vetëm e partisë dhe nuk është më publike.
Pas nisjes së negociatave për reformën zgjedhore, kryeministri Edi Rama duhet t’i japë një përgjigje shqetësimit të Gjermanisë, se ku do të plotësohen 8 kushtet e tjera. Rezoluta e Bundestagut nuk është një dokument, zbatimi i të cilit është çështje dëshire nga ana e qeverisë. Prej plotësimit të kushteve varet jo vetëm stabiliteti politik në vend, por edhe integrimi i vendit në Bashkimin Europian.

Mund t'ju interesojë

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Para 37 minutash
Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive

Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive

Para 1 ore
Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

Para 2 orësh

Nëntë kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave me Shqipërinë
1. Funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese
2. Miratimi i reformës zgjedhore
3. Implementimi i reformës zgjedhore
4. Ndjekja penale e gjykatësve dhe e prokurorëve që nuk kaluan Vettingun
5. Ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave
6. Vënia në punë e prokurorisë speciale për luftimin e korrupsionit, SPAK
7. Rezultate në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe kapja dhe ndjekja penale e personave kyç të krimit, të të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”
8. Përparime në reformën e administratës publike
9. Sqarimi përfundimtar me vendim të Gjykatës Kushtetuese i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019

Etiketat e lidhura

edi ramaGjermaniaJohann David Wadephulnegociatat
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 8 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj “Beogradske elektrane”
Para 8 minutash

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë din...

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 23 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 31 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.