Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:01 Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë Bashkia e Elbasanit do të pajisë me bonus qiraje familjet e prekura në pallatin e shpallur tashmë të pabanueshëm si pasojë e shpërthimit nga…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Gjykata e Lartë para një vendimi historik!

Gjykata e Lartë para një vendimi historik!

Forum
E premte, 10 Prill 2026 11:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Nikoll Lesi-

Paraburgimi në Shqipëri është kthyer në mollë sherri mes Këshillit të Europës dhe Shqipërisë. Edhe brenda vendit ka plasur sherrnaja se pse kaq shumë të paraburgosur, diku te 60 përqind, ndërkohë që BE e ka afër 20 përqind.

Në fakt ky problem ka qenë prej vitesh në vendin tonë, por në tre vitet e fundit është rritur kjo përqindje edhe për faktin se sistemi i ri i drejtësisë u ndodh para shfrimit popullor ndaj korrupsionit të nivelit të lartë, pra ku pandëshkueshmeria ishte rregull, dhe u gjet një zgjidhje nga prokuroria “që më mirë fute brenda në qeli dhe me pas shikojmë e bëjmë”.

Që të jemi realist korrupsioni në nivele të larta në Shqipëri ka qenë dhe mbetet problem i madh, ndaj turravrapi i prokurorëve me fletë arresti në xhep (!) e ka bërë njëfarë pune, pasi krijoi frikën e cila kthehet në rregull shqiptar, se po vodhe do arrestohesh!

Por këtu lind problem tjetër, që lidhet me të drejtat e njeriut, ose siç thuhet ndryshe prezumimi i pafajsisë.

Po të shikosh njoftimet e SPAK ku nxjerr ndonjë vendim arresti shkruan në fund të njoftimit: Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Dakort! Por për disa vepra penale mund të mos ketë direkt fletë arreste, por masa me të buta dhe të shkohet në gjykatë ku të zhvillohet hetimi gjyqësor. Bile, sipas meje, e mira do të ishte që për kategorinë e nivelit të lartë të politikës dhe pushtetarëve gjyqet të ishin transmetim direkt. Dikush mund të thotë se janë gjyqe komuniste ky soji, por insistoj që përveç ndëshkimit ligjor të ketë edhe ndëshkim live popullor. Dhe e mira do të ishte që drejtësia të mos shkojë të dënimi në fund vetëm me burg , por edhe me sekuestrim të pasurive që ka përfituar iks apo ypsilon politikanë i lartë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E them këtë se ka humor të hidhur popullor që thonë se “për kaq miliona euro sa ka vjedhë iksi do ti bëja edhe unë pesë vite burg dhe dilja i kënaqur”.

Por në themel të çdo sistemi drejtësie që synon të quhet i drejtë dhe demokratik qëndron një parim i thjeshtë, por i fuqishëm: më mirë të shpëtojnë dhjetë, njëqind apo edhe më shumë fajtorë, sesa të dënohet një i pafajshëm. Ky nuk është thjesht një formulim moral, por një shtyllë e të gjithë filozofisë juridike moderne.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ky parim, i artikuluar qartë nga juristi anglez William Blackstone, mishëron thelbin e drejtësisë: shteti duhet të jetë i kujdesshëm deri në ekstrem kur ushtron fuqinë e tij ndëshkuese. Sepse një gabim në dënimin e një të pafajshmi nuk është thjesht një padrejtësi individuale, por një dështim i të gjithë sistemit.

Mund t'ju interesojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 1 ore
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

9 Nëntor 2026, 19:14

Edhe në traditën e lashtë juridike, përfshirë të drejtën romake, ekzistonte një frymë e ngjashme: favorizimi i të pafajshmit dhe interpretimi i çdo dyshimi në favor të të akuzuarit. Kjo ide, e njohur sot si “in dubio pro reo”, mbetet një nga parimet më të rëndësishme të drejtësisë penale.

Në një shtet ligjor, drejtësia nuk mund të jetë hakmarrje. Ajo nuk mund të ndërtohet mbi frikën, presionin apo nevojën për të dhënë rezultate me çdo kusht. Përkundrazi, drejtësia kërkon prova të forta, procedura të rregullta dhe respekt absolut për të drejtat e njeriut.

Sepse në momentin që sistemi pranon të dënojë një të pafajshëm për hir të “efektivitetit”, ai humbet legjitimitetin e tij moral dhe juridik. Një i pafajshëm në burg është një njollë që nuk fshihet, një dështim që minon besimin e qytetarëve dhe një alarm për shoqërinë.

Prandaj, ky parim mbetet i pavdekshëm: më mirë njëqind fajtorë të jenë të lirë, sesa një i pafajshëm të dënohet.

Edhe nisma e fundit e kryetarit të gjykatës së lartë Sokol Sadushi, ku dje u mblodhën kolegjet e bashkuara të gjykatës së lartë, këtë ka në themel: Drejtësia e vërtetë nuk matet me numrin e të dënuarve, por me aftësinë për të mbrojtur të pafajshmin.

Kjo gjykatë ka personalitete në gjirin e saj, njerëz-gjyqtarë, që mbi të gjitha janë qytetarë me vizion europian dhe jo symbyllur që vendosin e firmosin vendime populiste.

Sulmi ndaj kësaj nisme nuk është juridik. Është politik, mediatik dhe i interesuar.

Në përmbajtje, pothuajse askush nuk po thotë se nisma është e gabuar. Askush nuk po thotë se standardet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut nuk duhen zbatuar. Askush nuk po thotë se arsyetimi i masave të sigurimit mund të vazhdojë të mbetet jashtë standardeve të Strasburgut. Askush nuk po thotë se mbipopullimi i burgjeve dhe niveli i lartë i paraburgimit nuk janë problem serioz për shtetin e së drejtës.

Dhe megjithatë, në vend që të diskutohet thelbi, sulmohet momenti. Në vend që të përballet përmbajtja, hidhet pyetja: Pse tani?

Përgjigjja është e thjeshtë. Pas vendimeve Hysa, Muçaj dhe Gellçi të GJEDNJ-së, pritej që vetë Gjykata e Lartë ta reflektonte këtë qasje në praktikën e saj. Nuk u desh të paraprihej aty ku institucioni duhej të reagonte vetë. Por kjo nuk ndodhi.

Kur u pa se arsyetimi për masat e sigurimit nuk po përshtatej me standardet europiane, ndërsa Shqipëria vijonte të mbetej në nivele shqetësuese për paraburgimin dhe mbipopullimin në burgje, heshtja nuk ishte më neutralitet. Ishte mosveprim.

Ironia është kjo: sot kërkohet llogari pse u përdor një kompetencë që nuk është ushtruar për 30 vjet, ndërkohë që Sokol Sadushit kjo e drejtë i ka lindur vetëm nga momenti kur u zgjodh Kryetar i Gjykatës së Lartë, më shumë se dy vjet më parë. Pra, nuk mund të mbajë përgjegjësi pse nuk është ushtruar dje një kompetencë që ligjërisht i përket vetëm atij që mban sot atë detyrë.

Thelbi është i qartë: nisma nuk sulmohet sepse është e gabuar, por pikërisht sepse është e saktë. Dhe kur një nismë nuk rrëzohet dot në përmbajtje, sulmohet politikisht në kohë, në formë dhe në person.

Por pyetjet që duhen bërë janë të tjera: A duhen zbatuar standardet e GJEDNJ-së? A mund të vazhdohet me arsyetime të vjetra për paraburgimin? A nuk është alarm kombëtar mbipopullimi i burgjeve? Dhe nëse këto janë të vërteta, atëherë ku është faji i nismës?

Kush shmang këto pyetje dhe merret vetëm me “pse tani”, në të vërtetë nuk po kërkon të vërtetën. Po kërkon ta mbulojë atë.

Shikoj se po sulmohet edhe gjykata në tërësi, pra gjyqtarët e lartë. Dikush thotë se janë në presion të kryeministrit, një tjetër dje në darkë në një media serioze akuzoi se Berisha ka tre veta njerëz me bindje demokrate në Gjykatën e Lartë, ndërsa sot paradite një analist shkroi në një portal se “po duan të lirojnë Erion Veliajn dhe të mos përfundojë në burg sekretari i përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka, i cili po hetohet nga SPAK”.

Akuza e hamëndje pafund për gjyqtarët e gjykatës së lartë!

Po kush mund të thotë se Sokol Sadushi po punon për Edi Ramën, ndërkohë që burime të sigurta tregojnë se problemet që ka ngritur Sadushi për mënyrën se si funksionon sot sistemi i drejtësisë ka shqetsuar dhe nervozuar mazhorancën?

Kush mund të dyshojë te Ilir Panda, një përsonalitet në fushën e drejtësisë, dikur edhe ministër drejtësie, që po mendon për PS?

Si mund të hidhet baltë mbi trupën gjyqësore, ku emra, si një yll drejtësie që mbetet Sokol Binaj, e që ndiqet hap pas hapi nga Sandër Simoni, Artur Kalaja, Sokol Ngresi, Enkelejda Metaliaj, Genti Shala, Gentian Medja apo Valbon Çekrezi janë me të mirët e sistemit të drejtësisë, bile tre prej tyre, janë profesorë të së drejtës penale apo të drejtës civile?

Apo të dyshosh të gjyqtarët Arbena Ahmeti, Albana Boksi, Margarita Buhali e Vojsava Kola,  Enton Dhimitri dhe Ervin Pupe cilat i kanë rezistuar presioneve ndër vite dhe kanë dhënë vendime drejtësie kurajoze?

Ndaj stuhia ndaj kolegjeve të bashkuara të gjykatës së lartë dhe sidomos Sokol Sadushit është me prapavijë të theksuar politike, në mos edhe hakmarrëse për vendimet e drejta dhe të forta që ka dhënë kjo trupë gjyqësore.

Në foto: Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë

Etiketat e lidhura

Gjykata e Lartënikoll lesi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë
Para 1 minute

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qi...

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 5 minutash

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 27 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 30 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.