Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 80.8 lekë dhe shitet me 82…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Hetuesit: Derës së avionit Boeing 737 i mungojnë vidat që do e mbanin të fiksuar

Hetuesit: Derës së avionit Boeing 737 i mungojnë vidat që do e mbanin të fiksuar

Kryesore
E martë, 9 Janar 2024 15:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Hetuesit federalë thonë se nuk kanë arritur të gjejnë vidat që duhej të kishin mbajtur derën e avionit Boeing 737 që u shkëput gjatë fluturimit. Ndërsa hetimet vazhdojnë, dy kompani ajrore kanë njoftuar tashmë se nga inspektimet paraprake, janë konstatuar vida të liruara edhe në avionët e tjerë të këtij tipi. Kompania prodhuese Boeing gjendet tashmë nën trysni të shtuar për të marrë masat e duhura për t’i dhënë zgjidhje shqetësimeve të sigurisë.

Hetuesit federalë po përpiqen të kenë një pamje më të plotë të rrethanave se si dera e një avioni të linjës Alaska Airlines u shkëput dhe ra gjatë fluturimit. Hetuesit thanë se nuk kanë gjetur dot katër vidat që duhej ta kishin mbajtur derën të fiksuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Janë dy vida lart. Nuk dimë nëse këto vida ishin aty dhe ranë me shkëputjen e derës, apo nëse mungonin… Mungonin vidat edhe tek menteshat në fund të derës. Edhe për to nuk e dimë nëse gjendeshin aty…”, tha Jennifer Homendy, drejtuese e Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transporteve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Sipas projektimit, nëse vidat janë aty të shtrënguara, ato e pengojnë derën të ngrihet lart dhe të shkëputet nga struktura… apo të fluturojë në ajër. Sidoqoftë, vidat mund të këputen dhe janë disa gjëra të tjera që duhet të ekzaminojmë”, tha eksperti Clint Crookshanks.

Mund t'ju interesojë

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

Para 12 orësh
Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin,...

Para 19 orësh
Erion Veliaj refuzon operacionin te spitali i Fierit me mjekët turq!

Erion Veliaj refuzon operacionin te spitali i Fierit me mjekët turq!

Para 19 orësh

Komentet e bëra të hënën nga ekspertët federalë erdhën pasi dy kompani ajrore, Alaska Airlines dhe United Airlines, njoftuan nga ana e tyre se kishin gjetur pjesë të liruara në panelet e avionëve të tyre Boeing 737 Max 9.

“Që kur filluam inspektimet paraprake të shtunën, kemi gjetur raste me probleme instalimi të dyerve – si për shembull, vida që duhej të ishin shtrënguar më shumë”, njoftoi kompania ajrore United Airlines.

Kompania Alaska Airlines tha se kishte filluar kontrollin teknik të avionëve të saj të tjerë Max 9 dhe se nga “gjetjet fillestare duket se janë gjetur pjesë të liruara në disa avionë”.

Këto gjetje kanë shtuar shqetësimet për procesin e prodhimit të këtyre avionëve. Kompania Boeing gjendet tashmë nën trysni të shtuar për t’u dhënë përgjigje shqetësimeve të krijuara dhe ka thirrur të martën të gjithë punonjësit e saj në një takim të përbashkët.

Agjencitë rregullatore amerikane urdhëruan pezullimin e menjëhershëm të 171 avionëve të këtij tipi, pas shkëputjes së derës së avionit të kompanisë Alaska Airlines, ndërsa fluturonte në një lartësi prej 4800 metrash mbi Oregonin. Pilotët arritën ta ulin avionin në tokë dhe asnjë prej 171 pasagjerëve dhe gjashtë anëtarëve të ekuipazhit nuk pësoi lëndime serioze./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 1 ore

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 8 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 12 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 16 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 19 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.