Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
I habitur nga mosreagimi i dy ambasadorëve, Yuri Kim dhe Luigi Soreca

I habitur nga mosreagimi i dy ambasadorëve, Yuri Kim dhe Luigi Soreca

Kryesore
E hënë, 14 Dhjetor 2020 17:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Nikoll Lesi-

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ngjarja e dhunshme e policisë së shtetit me kryeredaktorin e gazetës “KOHA JONE, Qamil Xhani, mu te oborri para redaksisë së gazetës, të cilin e morën përdhunshëm (kjo e regjistruar në foto e video) vetëm se ai reagoi si qytetar pasi policia po dhunonte minorenë protestues dhe si gazetar se nxori celularin për ta filmuar këtë masakër policore ndaj minorenëve; u bë lajm në mediat kryesore të vendit, por edhe jashtë vendit.

Mund t'ju interesojë

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

Para 9 orësh
Protestuesit në qetësi përballë Kryeministrisë, sytë nga dita e shtunë

Protestuesit në qetësi përballë Kryeministrisë, sytë nga dita e shtunë

Para 9 orësh
Kërcet grushti në parlament, 60 ditë përjashtim për 6 deputetë të PD, kurse 10 ditë për 14 të tjerë

Kërcet grushti në parlament, 60 ditë përjashtim për 6 deputetë të PD, kurse 10 ditë për...

Para 12 orësh

Fillimisht kryeredaktorin e morën oficerë të policisë të veshur civilë, mu 5 metra nga dera e redaksisë, dhe pa u prezantuar se ca ishin. Më pas forcat “Shqiponja” të cilët e rrahën në furgon.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Vendosja e prangave ndaj kryeredaktorit të gazetës së parë të pavarur në Shqipëri (sqarim për dy ambasadorët: KOHA JONE ka dalë me 11 maj 1991), ndaj gazetës nga ku kanë dalë mbi 80 përqind e drejtuesve, analistëve, gazetarëve të medias së sotme shqiptare duhej të sillte reagim edhe të dy ambasadorëve më të rëndësishëm në Shqipëri, ambasadores së nderuar Yuri Kim dhe ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Natyrisht reagimi duhet për çdo rast dhune ndaj gazetarëve e jo vetëm ndaj KOHA JONE!

Siç është bërë e ditur, zotërinjë ambasadorë, kryeredaktori u mor sapo iu tha forcave “Shqiponja” se jam në KOHA JONE, sepse në fillim hezituan  ta prangosnin kur po filmonte. E shoqëruan me pranga në duar në furgonin e policisë deri në komisariatin numër 2 në Tiranë dhe e mbajtën në një dhomë izolimi sëbashku me afro 50 protestues të tjerë, ku siç deklaroi kryeredaktori nuk kishte asnjë maskë dhe ku kërciste dajaku policor mbi të ndaluarit.

Edhe mbi minorenët!

Më pas kur u bë lajm dhe plasën mediat online për ndalimin e tij në polici në mënyrë hakmarrëse dhe të dhunshme, policia e liroi duke mos dhënë asnjë sqarim apo dokument pse u mor me pranga kryeredaktori i gazetës.

Reaguan shoqatat e gazetarëve të Shqipërisë, si Lidhja e Gazetarëve, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë; reagoi opozita shqiptare, reagoi Presidenti Republikës, reagoi ambasadorja suedeze.  Ambasadorja suedeze, Elsa Håstad, shkroi ”Suedia qëndron për të drejtën e çdo gazetari për të bërë punën e tij të lirë nga dhuna dhe ngacmimi, çdo ditë të vitit! Ne jemi të shqetësuar kur mësojmë se Xhoi Malesia & Qamil Xhani u ndaluan të raportonin si gazetarë”. Reagoi Presidenti i Shoqatës së Gazetarëve Europianë me qendër në Vjenë, Otmar Lahodynski që shkroi: “Sipas Shoqatës së Gazetarëve Evropianë (AEJ), sektori për Shqipërinë, Qamil Xhani, nënkryetari i shoqatës dhe kryeredaktori i gazetës së përditshme “Koha Jonë”, u arrestua në një akt të dhunshëm. Xhani ishte duke filmuar arrestimin e disa protestuesve përpara redaksisë së gazetës në celularin e tij, tha shoqata. Oficerët e policisë i fshinë regjistrimet dhe videot nga celulari.” Më tej ai shkruan se “Unë e di që autoritetet shqiptare janë angazhuar për ruajtjen e lirisë së medias. Dhuna ndaj medias nuk është sjellje e një vendi që do të hyje në BE”. Presidenti i Shoqatës së Gazetarëve Europianë me qendër në Vjenë, informoi Komisioneren e BE Vera Jourova dhe zyrtaren e medias në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë.

Edhe disa ambasadorë të BE në Tiranë morën të shqetsuar në redaksi për këtë ndalim skandaloz.

Por nuk reagut ju, zonja e nderuar Yuri Kim dhe zoti Luigi Soreca.

Na bëri shumë përshtypje mosreagimi i ambasadores amerikane, pasi për ambasadorin Soreca edhe mund ta kuptonim inatin e tij personal me KOHA JONE!

Ambasadorja amerikane në Shqipëri shikohet nga populli, sikur flet Zeusi; natyrisht jo te emri i ambasadorit, por te SHBA, te kjo aleate e madhe e vendit tonë. Ne kemi sondazhin më të lartë, pasi 98 përqind janë hapur pro amerikan. Ndaj kur flet ambasadorja Kim, njerëzit e mirëpresin, politika drithërohet, mafia shtrëngohet.

Heshtja juaj pasi kanë kaluar tre ditë, sikur nuk bie erë të mirë, pasi për dreq filluan të më thonë kolegë të mediave të ndryshme, por edhe ndonjë gazetar në KOHA JONE se mos ka ndikuar kryeministri Rama që të mos flasë për këtë rast skandaloz, të dhunës mbi median.

Kryeministri Rama, dikur analist dhe gazetar i paguar në KOHA JONE (ka mandate pagese që ruhen në arkiv) kur ka interes për gazetën tonë është shprehur në ligjeratë të drejtë se “Pa gazetën KOHA JONE, ne, nuk do na njihte njeri as në lagje” (maj 2001); pra ai duhej të kërkonte falje publike për ndalimin me pranga të kryeredaktorit. Por tani Edi Rama ka tjetër udhë, të ndryshme nga e jona. Mbetet e drejtë e tij të vendos për mosreagim, e jo vetëm për rastin KOHA JONE.

Ndjesa publike e tij vetëm sa do ti bënte atij nder.

Të nderuar Ambasadorë!

Ju keni të drejtë kur insistoni për drejtësi në Shqipëri, kur flisni për Reformën në Drejtësi, kur kërkoni nga politika dhe vendimmarrësit se duhet urgjent Gjykata Kushtetuese, etj.

Ne si media në pak fjalë mund të themi, pasi mund të keni shumë punë për të reaguar për protestat në kryeqytet, kemi qenë në vijëmsi media oponente me pushtetet; porse momentet më të vështira të dhunës ndaj nesh ishin kur kemi shkruar kundër pushtetit të Sali Berishës ndër vitet 1992-1997 derisa u rrëzua; kemi mbajtur të njëjtin qëndrim ndaj pushtetit të Fatos Nanos ndër vitet 2002-2005 dhe sidomos këto dy vitet e fundit ndaj Edi Ramës.

Ngjarjet e dhunës apo episode policore mund të ndodhin kudo, porse policia apo shefi i qeverisë flet apo kërkon falje. Dhe falet, pasi gazetarët janë më shpirt më të madh se sa krejt politika! Por kur fryma në polici apo kudo në administratën shtetrore mbetet armiqsore sa dëgjon KOHA JONE, të turren me hanxhar në dorë, ky është problem për median e lirë.

E jo vetëm ndaj nesh, por edhe kundrejt disa mediave kritike me qeverinë.

Shënim: Ambasadori BE, Soreca reagoi pas botimit të shkrimit, paksa ftohtë, por ama reagoi

VIDEO/Momentet e Arrestimit të Kryeredaktorit të “Koha Jonë”

Etiketat e lidhura

arrestimidhunakoha jonekryeredaktoriMili Xhaninikoll lesiPolicia e shtetit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 5 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 6 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 6 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 6 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 9 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 8 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.