Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 08:01 Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale Japonia synon të bëhet fuqia e tretë botërore në inteligjencën artificiale, pas SHBA-së dhe Kinës, sipas një drafti të politikave të sigurisë ekonomike që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Legalizimi i kanabisit/Shkrimi në median amerikane: Si po planifikon Rama të pengojë Integrimin e Shqipërisë në BE

Legalizimi i kanabisit/Shkrimi në median amerikane: Si po planifikon Rama të pengojë Integrimin e Shqipërisë në BE

Kryesore
E shtunë, 16 Maj 2020 10:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Francesca Norton

Ndërsa Bashkimi Evropian vendosi pesëmbëdhjetë kushte për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë, në vend që të punojë për plotësimin e atyre kushteve, kryeministri shqiptar Edi Rama së fundmi propozoi planin e legalizimit të kultivimit të kanabisit. Shqiptarët janë të zemëruar dhe të revoltuar sepse për ta anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një ëndërr e kahershme, dhe trokitja në portën e Brukselit me një plan kanabisi është nisma më e keqe që ata kanë imagjinuar ndonjëherë. Shqipëria njihet në vitet e fundit si Kolumbia e Evropës. Që nga ardhja në pushtet e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, i gjithë territori i vendit u mbulua me kanabis dhe i gjithë sektori i bujqësisë ishte i përfshirë në kultivimin e paligjshëm të drogave. Të ardhurat nga një aktivitet i tillë vlerësohet të jenë 4 miliardë euro, gati gjysma e PBB-së së vendit.

Me një sasi kaq të madhe parash, ekonomia nuk u rrit dhe njerëzit e zakonshëm nuk përfituan, përkundrazi, ato para u përdorën për të vjedhur dhe manipuluar zgjedhjet, forcuar bashkëpunimin midis qeverisë dhe grupeve kriminale, minuan policinë e shtetit e cila në fakt u përfshi në mënyrë të drejtpërdrejtë në atë proces, dhe privoi vendin në rrugëtimin e tij të integrimit evropian. Në aspektin e integrimit në BE, Shqipëria duhet të bëjë detyrat e saj të shtëpisë me shpejtësi. Por kjo nuk është aspak e lehtë. Qeveria Rama duket se nuk e ka për qëllim të përparojë në procesin e integrimit. Pesëmbëdhjetë kushtet e vendosura nga BE janë të vështira dhe japin një mesazh të fortë. Për t’i përmbushur ato, nevojitet një transformim real dhe total i institucioneve të Shqipërisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sistemi i drejtësisë duhet të jetë funksional dhe të drejtohet nga sundimi i ligjit dhe të mos kontrollohet nga Kryeministri. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë që kanë qenë jo funksionale për tre vjet duhet të punojnë. Reforma zgjedhore duhet të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ajo duhet të zbatohet në zgjedhje demokratike qendrore dhe lokale. Lufta kundër korrupsionit në nivele të larta duhet të zbatohet për shkak të faktit se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Evropë. Lufta kundër krimit të organizuar duhet të ndërmerret. Çështje të tjera përfshijnë median e lirë, mbrojtjen e pakicave kombëtare, avancimin e procesit të regjistrimit të pronave, reformën në administratën publike, etj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Që nga vënia e këtyre kushteve nga Këshilli, kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij nuk kanë bërë asnjë përpjekje për t’i adresuar këto çështje, përkundrazi, reforma zgjedhore po vonohet me qëllim, korrupsioni ka vazhduar si zakonisht, dhe përpjekjet për të kapur gjyqësorin kanë qenë më të forta se kurrë. Përmbushja e pesëmbëdhjetë kushteve do të thotë që Edi Rama do të realizojë largimin e tij nga froni i pushtetit sepse qeveria e tij e korruptuar nuk mund të luftojë veten. Një ekzekutiv që erdhi në pushtet me ndihmën e krimit të organizuar nuk mund të luftojë krimin. Një parti që zhvilloi zgjedhje pa asnjë kundërshtar, e cila aktualisht kontrollon 100% të pushtetit qendror dhe lokal, dhe 100% të këshillave në të gjitha bashkitë nuk është e interesuar të zhvillojë zgjedhje të lira dhe demokratike.

Mund t'ju interesojë

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

Para 10 orësh
A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?

A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?

Para 13 orësh
Pogradeci në errësirë totale, probleme edhe në Durrës

Pogradeci në errësirë totale, probleme edhe në Durrës

Para 14 orësh

Sundimi i ligjit në Shqipëri do të sillte burgosjen e të gjithë zyrtarëve të nivelit të lartë në qeverinë e Ramës kështu që kapja totale e shtetit dhe kapja e sistemit të drejtësisë, përfshirë Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, do të ishte rrjetë shpëtimi për Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij edhe pasi ai nuk do të jetë më në pushtet.
Në një situatë kaq të rëndë, me ekonominë në gërmadhë për shkak të politikave të tij dhe së fundmi nga pandemia e COVID-19, me kushte kaq të vështira të vendosura nga BE për procesin e integrimit, devijimi i vetëm për opinionin publik, dhe me qëllimin për të pastruar paratë e oligarkëve të tij, është legalizimi i kanabisit.
Në çdo iniciativë absurde dhe të jashtëligjshme që ai ka ndërmarrë, Rama përdor gjithmonë faktorin ndërkombëtar si mbështetje të tij, por kjo ka dëshmuar se është vetëm një mashtrim. Sapo Rama njoftoi publikisht se plani për legalizimin e kanabisit ishte konsultuar me zyrën e BE në Tiranë, kjo e fundit menjëherë reagoi duke sqaruar se Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE nuk janë përfshirë në përgatitjen, hartimin ose konsultimin e projekt ligjeve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimin e kanabisit në Shqipëri.
Kjo manovër politike, ashtu si shumë të tjera që ai ka luajtur gjatë qeverisjes së tij, është ilustrimi më i mirë se si udhëheqësit e papërgjegjshëm të shtetit mund të jenë një pengesë e vërtetë për të ardhmen e vendit.

Ambicia e një njeriu për pushtet mund t’i privojë një populli të tërë një të ardhme më të mirë. Modeli Rama është një tragjedi e vërtetë për një komb të zellshëm dhe të vuajtur që meriton një jetë më të mirë dhe një të ardhme më të ndritshme. Në një botë pas Covid-19, me një parashikim të vështirë ekonomik për Shqipërinë, qeveria Rama do të vazhdojë ta përkeqësojë ekonominë dhe qeverisjen e vendit dhe populli do të vuajë e do të rëndohet edhe më shumë.

Media amerikane: Citizen Truth

Etiketat e lidhura

edi ramaFrancesca Nortonintegrimikanabisi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale
Para 30 minutash

Japonia synon fuqinë e tretë në inteligjencën artificiale

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C
Para 2 orësh

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 10 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 11 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

3 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 16 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

4 Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.