Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:31 Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka kërkuar bashkëpunimin e opozitës për Reformën Zgjedhore. Por megjithatë, Balla tha se nuk do të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Masakra elektorale u finalizua nga Rilindja

Masakra elektorale u finalizua nga Rilindja

Kryesore
E premte, 2 Tetor 2020 17:01
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Komisioni i Ligjeve ka përmbyllur sot reformën zgjedhore dhe do ta miratojë atë në seancën e parlamentare të 5 tetorit. Të gjithë ata që prisnin që Edi Rama të respektonte marrëveshjen e 5 qershorit dhe të tërhiqej nga marrëzitë ligjore, tani janë para faktit të kryer. Edi Rama shkeli me dy këmbët marrëveshjen me ndërkombëtarët dhe nuk njohu asnjë kërkesë të opozitës reale. Mjafton vetëm një fakt i thjeshtë për ta kuptuar shkeljen. 5 qershori u firmos nga përfaqësuesi i PS Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i PD Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i LSI Petrit Vasili dhe deputetja Rudina Hajdari. Në Komisionin e Ligjeve ndryshimet u bën vetëm sipas propozimit të Damian Gjiknurit. Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë paraqitur draft tjetër që u nuk u mor parasysh nga PS. Ndërsa Rudina Hajdari bojkotoi takimin dhe e quajti farsë propozimin e PS.  Pra, 3 nga 4 firmëtarët e marrëveshjes së 5 qershorit nuk ishin dakord me ketë maskaradë. Nëse 3 veta që kanë firmosur marrëveshjen nuk pranojnë diktatin e PS, vazhdimi i saj vetëm me firmën e Gjiknurit nuk ka më vlerë dhe nuk ka lidhje me konsensusin. Votat e Myslim Murrizit dhe të tjerëve në Kuvend janë vetëm lojë e PS, pasi ata as kanë qenë në Këshillin Politik dhe as kanë marrë përsipër detyrime nga ndërkombëtarët për 5 qershorin. Përfaqësues i tyre ishte Rudina Hajdari dhe ajo nuk i njeh ndryshimet në Komisionin e Ligjeve. Miratimin që ka bërë sot në Komisionin e Ligjeve PS mund ta quajnë si të duan, por ai draft nuk ka konsensus dhe përfaqëson vetëm qëndrimin e një force politike. Shtojcat e tjera në Kuvend nga deputetët që nuk kanë lidhje me opozitën nuk i japin kësaj reformë asnjë vlerë ligjore dhe morale.

Por cili është produkti që PS ka kaluar sot me votat e saj në Komisionin e Ligjeve.

Pika e parë, socialistët e kanë sanksionuar dhe në Kodin Zgjedhor që koalicionet ndalohen. PS ka miratuar draftin që synon të prishë koalicionin e opozitës që pa nisur zgjedhjet dhe kërkon që kandidatët e koalicionit të jenë vetëm në një listë. Kjo është pika që u kundërshtua më fortë nga opozita dhe PS e ka bërë fakt të kryer shkeljen kushtetuese.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pika e dytë e miratuar nga PS është lejimi i krerëve të partive për të kandiduar në 4 qarqe. Kjo kërkesë nuk ka qenë asnjëherë në rend dite, por erdhi si propozim i Myslim Murrizit, i cili kërkoi kandidimin në 12 qarqe. PS nuk ja prishi qefin dhe i dha mundësinë që të kandidojë në 4 qarqe. Vetëm për një njeri po ndryshohet gjithë reforma zgjedhore, që ai të zgjidhet nga qytetarët e 4 qarqeve, ose 20 bashkive. Me këto ndryshime kuptohet sesa serioze është çështja e reformës për PS. Kushdo që i jep votat në Kuvend për marrëzinë politike të Rilindjes mund të shtojë ndonjë nen në Kodin Zgjedhor.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pika e tretë e reformës së miratuar sot nga PS është çështja aq shumë e debatuar e hapjes së listave. Përfundimisht, socialistët zhgënjyen edhe Rudina Hajdarin dhe nismat e shoqërisë civile që me naivitet menduan se me Edi Ramën do të mbijetonin në politikë. Listat u mbyllën edhe më shumë sesa ishin hapur dhe çdo kandidat që do të garojë në zgjedhje nuk ka asnjë shans për të fituar, nëse nuk ka bekimin e kryetarit. Ndaj askush të mos presë në këto zgjedhje kandidatë të pavarur apo hyrje të reja në politikë. Kushdo që do të hyjë në Kuvend duhet të jetë shërbëtor i kryetarit dhe besnik i verbër i partisë. Në fund do votohet logoja e partisë dhe nuk kanë më vlerë individët dhe kandidatët që duan të bëjnë ndryshimin.

Mund t'ju interesojë

Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive

Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive

Para 12 minutash
Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

Para 44 minutash
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 1 ore

Me këto ndryshime nuk ka më marrëveshje të 5 qershorit dhe realisht nuk ka as zgjedhje të lira dhe të ndershme. Që pa nisur fushata, Rilindja ka masakruar Kodin Zgjedhor dhe çdo nen të tij është munduar t’a kthejë në avantazh jo të ligjshëm për qeverinë. PS e ktheu procesin e reformës në histori qokash për deputetët anonimë që e mbajtën në pushtet. Këtë lloj reforme nuk e ka kërkuar OSBE/ODIHR dhe as e kanë kërkuar përfaqësuesit e opozitës. Nuk i duhet askujt në këtë formë që është bërë, përveçse Edi Ramës. Ndërkombëtarët që dolën garant për këtë marrëveshje është koha të flasin tani dhe ta ndalojnë para se kjo masakër ligjore të kalojë në Kuvend.

Etiketat e lidhura

edi ramailir metakandidateKodi zgjedhorkryetarilistaLulzim BashaMonika Kryemadhipragu elektoral %
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 2 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 4 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…
Para 11 minutash

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive
Para 12 minutash

Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.