Për të fshehur taksat ndaj shtetit, 370 hotele të mira në shkallë vendi, sidomos ato në zonat bregdetare, deklarojnë se u mbushen pothuaj me 50 % dhomat në sezonin e verës, ndërkohë që kur kërkon në muajt korrik-gusht, nuk gjen asnjë dhomë bosh!
Ky deklarim mashtrues vjen në një kohë që në sezonin e verës vijnë miliona turistë të huaj, bile jo vetëm që janë plot e për plot, por edhe shtëpitë jepen me qera mujore apo javore.
Në këtë mënyrë bizneset turistike i fshehin buxhetit të shtetit miliona e miliona euro, çka krijon deficite, kur dihet se ato janë të mbushura. Bile me çmime të larta, kaq të larta sa kujton se je në Monte Carlo apo Saint Tropez
