Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mediu: Komitet Kombëtar për krizën dhe integrimin, Dade dhe Mustafaj bashkëkryetarë  

Kryesore
E shtunë, 2 Nëntor 2019 12:47
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu propozon që për daljen nga situata kritike ku është futur vendi duhet të krijohet një Komitet Kombëtar me figura të opozitës dhe mazhorancës. Në mbledhjen e Asamblesë së PR-së, aleati i Bashës deklaroi se kriza politike dhe procesi i integrimit në BE kërkojnë më shumë vëmendje dhe energji nga gjithë klasa politike.

Duke folur për rolin e këtij Komiteti, Mediu tha se ish-ministrja e PS, Arta Dade dhe ish-ministri i PD, Besnik Mustafaj janë dy figura të pranueshme nga të gjithë kampet, të cilët mund të drejtojnë këtë institucion.

“Ky komitet të bashkëkryesohet nga dy ish-Ministra të Jashtëm, konkretisht z. Besnik Mustafaj dhe znj. Arta Dade. Në përbërje të tij të jenë ish-kryeministra, ish-ministra të Jashtëm dhe të Integrimit, ish-kryetarët e Komisioneve të Integrimit Europian të Parlamentit”- ka theksuar Mediu.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Aleati i Bashës tha se ky komitet do të ketë mandatin për të kontrolluar zbatimin e detyrimeve të Shqipërisë ndaj BE dhe plotësimin e 9 kushteve të Bundestagur gjerman. “ Mandatimi me ligj i këtij Komiteti, për të kontrolluar dhe zbatuar detyrimet e çdo institucioni, që rrjedhin nga detyrimet Europiane dhe në veçanti, zbatimin e 9 kushteve të vendosura nga Bundenstagu Gjerman, me një plan konkret veprimi. Përfundimi me konsensus sa më parë i Reformës Zgjedhore, duke draftuar Kodin në bashkëpunim pozitë-opozitë, dhe me mbështetje të partnerëve ndërkombëtarë”,- deklaroi Fatmir Mediu.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Lidhur me krizën politike, kreu i PR-së, Fatmir Mediu tha se “zgjedhjet e lira dhe të ndershme sa më parë, janë rruga e kapërcimit të krizës  së rëndë politike”. Duke folur për rrugën e daljes nga kriza, Mediu tha se “e vetmja mënyrë për të mundësuar mbështetjen nga ndërkombëtarët, është inicimi nga Ne, i dialogut opozitë – pozitë, duke përfshirë kërkesat tona në kushtet që vendos Gjermania për hapjen e negociatave”.

Mund t'ju interesojë

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

Para 7 orësh
Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të d...

Para 9 orësh
BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Para 10 orësh

Propozimet e kreut të Partisë Republikane:

1- Ndërtimin e një Komiteti Kombëtar për integrimin Europian. Ky komitet të bashkëkryesohet nga dy ish Ministra të Jashtëm, konkretisht z.Besnik Mustafaj dhe Zonja Arta Dade. Në përbërje të tij të jenë ish kryeministra, ish ministra të Jashtëm dhe të Integrimit, ish kryetarët e Komisioneve të Integrimit Europian të Parlamentit.

2- Mandatimi me ligj i këtij Komiteti, për të kontrolluar dhe zbatuar detyrimet e çdo institucioni, që rrjedhin nga detyrimet Europiane dhe në veçanti, zbatimin e 9 kushteve të vendosur nga Bundenstagu Gjerman, me një plan konkret veprimi.

3- Përfundimi me konsensus sa më parë i Reformës Zgjedhore, duke draftuar Kodin në bashkëpunim pozitë-opozitë, dhe me mbështetje të partnerëve ndërkombëtarë.

Është provuar se miratimi me konsensus i Reformës Zgjedhore, ka rezultuar me votime më të mira, të pakontestuara.

4- Marrëveshje për ndryshim të Kushtetutës dhe vendosje të një dispozite tranzitore deri në anëtarësimin në BE, për krijimin e një qeverie tranzitore 100 ditë para zgjedhjeve, sipas modelit Maqedonas, jo si ndëshkim politik, por si një marrëveshje positive, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe për të kthyer qytetarët në kutitë e votimit, për të ushtruar të lirë të drejtën e tyre të votës.

5- Ndërtimin e një grupi pune me ekspertët më të mirë, për të kthyer vendin në binarët kushtetues, të shtetit të së drejtës, bazuar në parimin Check and Balance të një Republike Parlamentare.

Mendojmë se duhet të konsiderohen:

  • Kufizimi i mandatit të Kryeministrit dhe deputetëve.
  • Zgjedhja e Presidentit të Republikës drejpërdrejtë nga populli dhe jo nga mazhoranca apo pazare politike. Zgjerimi i kompetencave të tij në fushën e Sigurisë dhe Drejtësisë.
  • Krijimi i një sistemi parlamentar me dy dhoma, Senat dhe dhomë e përfaqësuesve. Senati të ushtrojë një pjesë të detyrave dhe kompetencave të Gjykatës Kushtetuese dhe një pjesë tjetër të kompetencave të Gjykatës Kushtetuese t`i kalojnë Gjykatës së Lartë.

6- Rishikimi i Reformës Administrative, për t’a çuar pushtetin lokal afër dhe në shërbim të njerëzve dhe jo vetëm në qendrat e mëdha urbane, me qëllim kontrollin politik të territorit. Nëse do të shohim përbërjen e këshillave bashkiakë, mbi 95% e tyre janë nga qendrat urbane, duke lënë të papërfaqësur pjesën më të madhe të popullsisë.

Etiketat e lidhura

Arta DadeBesnik MustafajFatmir MediuPartisë RepublikanePR
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 2 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 2 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 3 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 3 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 7 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 4 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 9 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 10 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.