Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 06:46 Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas IPO-së rekord Aksionet e Jio Platforms, kompania indiane e telekomunikacionit dhe shërbimeve dixhitale e mbështetur nga Meta dhe Google, u rritën me 21.4% në debutimin e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mesazhet e forta të Macron që rrëzojnë propagandën e Edi Ramës

Kryesore
E shtunë, 19 Tetor 2019 14:57
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një spekulim i pastër po ndodh nga ana e qeverisë lidhur me qëndrimin e Francës kundër hapjes së negociatave. Gjithë çështja po trajtohet si padrejtësi që Franca i bëri Shqipërisë dhe jo si pasojë e problemeve reale që ka Shqipëria.

Vëmendja është fokusuar vetëm të fjala “JO” e Emanuel Macron, ndërsa argumentet që ai dha në konferencën për shtyp harrohen qëllimisht nga qeveria. Sot jemi në pikën kur po i gërmojmë historinë deri 200 vite më parë, për të zbuluar idiotësia me anti-shqiptarizëm europian dhe ende nuk lexojmë qartë atë që u tha një ditë më parë nga presidenti francez.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

Para 9 orësh
”Grijeni sallatën e urrejtjes”, Rama flet për buxhet historik: Për herë të parë mbi 10 miliardë euro

”Grijeni sallatën e urrejtjes”, Rama flet për buxhet historik: Për herë të parë mbi 10 ...

Para 13 orësh
Ben Blushi sjell romanin e ri “Historitë e Çmendura të Tiranës”, nga 3 nëntori në librari

Ben Blushi sjell romanin e ri “Historitë e Çmendura të Tiranës”, nga 3 nëntori në librari

Para 14 orësh

Argumenti kryesor i propagandës së qeverisë është se presidenti francez refuzoi negociatat për problemet e brendshme që ka BE-ja dhe jo për shkak të reformave të munguara. Qeveria dhe PS thonë se Komisioni Europian ka certifikuar “sukseset” e realizuara në këto vite. Në fakt, deklarata e presidentit Macron vë në pikëpyetje pikërisht rolin e Komisionit Europian në verifikimin dhe vlerësimin e reformave. Në fjalimin e mbajtur dje ai e vlerëson Komisionin Europian dhe drejtuesit e saj si një aparat burokratik që nuk ka thënë të vërtetën, pasi reformat në letër nuk përputhen me realitetin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Procesi i zgjerimit duhet të jete i kthyeshëm, përndryshe nuk prodhon reforma të vërteta. Komisioni (KE) aktual është bërë çështje burokracie dhe jo vlerësimi real të reformave, të impaktit që ato kanë mbi qytetarët. Procesi që po zhvillohet aktualisht e ka humbur kuptimin dhe vlerën. Nuk prodhon me progres”,- tha dje Macron.

E thënë thjeshtë, Franca nuk beson te deklarata e Johannes Hahnn, Federika Mogerinit dhe Knut Fleckenstein apo kujto burokrati tjetër të BE. Në mënyrë direkte, ai ka kritikuar rolin e tyre duke i akuzuar për vlerësim jo real të situatës në Shqipëri. Ndërkohë Edi Rama kur flet për suksese u referohet vetëm qëndrimeve të këtyre zyrtarëve.

Abuzimi i dytë i qeverisë është çështja e azilantëve. Kryeministri Edi Rama e ka trajtuar emigracionin, si një çështje që lidhet me kërkesën dhe ofertën e tregut europian për punëtorë nga Shqipëria dhe jo si problem që vjen nga keqqeverisja e tij 6-vjeçare. Presidenti Macron dje, në konferencën për shtyp, ka folur në mënyrë më direkte duke e trajtuar fenomenin e azilantëve si problem të mungesës së sigurisë dhe zhvillimit ekonomik të një vendi. Azili jepet për shkaqe sigurie kur rrezikohet jeta dhe për shkaqe ekonomike dhe këto kritere për Francën tregojnë se Shqipëria nuk ka plotësuar reformat.

“Nuk është e vërtetë që ka patur konsensus të gjerë gati unanim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë që për Maqedoninë pjesa më e madhe e vendeve ishte mbështetëse për çeljen e negociatave për Shqipërinë ishte e kundërta. Shumica nuk mbështetën hapjen e negociatave me Shqipërinë. Duhen plotësuar kushtet. Azilkerkuesit janë një nga çështjet që kërkon trajtim më të thellë. Statusi që ka Shqipëria si vend i sigurte nuk përputhet me numrin e lartë të kërkesave për azil, që largohen se ndihen të pasigurt në vendin e tyre”,- deklaroi Macron.

Abuzimi i tretë i qeverisë “Rama” është se të gjithë vendet e tjera ishin pro Shqipërisë për negociatat, por vuri veton vetëm Franca. Aludimet nga radhët e PS shkojnë dhe më tej duke thënë se Franca ishte dakord për çeljen e negociatave vetëm me Maqedoninë dhe jo me Shqipërinë. Në fakt, deklarata e Emanuel Macron dje pas mbledhjes së Këshillit të Europës e rrëzon këtë propagandë të Edi Ramës. Ai thotë se jo të gjitha vendet ishin pro Shqipërisë, ndërsa sqaron pozicionin e tij duke shpjeguar se nuk ka përkrahur idenë e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.  “Do të kishte patur pasoja nëse do t’i hapeshin negociatat Maqedonisë dhe jo Shqipërisë. Në Shqipëri dhe në vendet ku ka minoritet shqiptar nuk do ta prisnin mire ndarjen e dy vendeve dhe do të mund të ngjallte trazira”,- deklaron Macron.

Së fundi, propaganda e qeverisë thotë se niveli i reformave në Shqipëri ishte njëlloj me Maqedoninë e Veriut. Gjithë qëndrimi i Emanuel Macron tregon se problemi për mos hapjen e negociatave ishte qeveria në Tiranë dhe jo ajo në Shkup.

Mili Xhani

Etiketat e lidhura

edi ramaKomisionin Europian
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas IPO-së rekord
Tani

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas ...

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 8 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 8 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

Flavio Bolsonaro largohet nga Brazili drejt SHBA-së mes hetimeve
Para 9 orësh

Flavio Bolsonaro largohet nga Brazili drejt SHBA-së mes hetimeve

Më të lexuarat

1 Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Para 9 orësh

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

2 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 8 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

3 Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 8 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

4 Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant
Para 9 orësh

Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.