Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 25 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.1 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
Lajmet e fundit
Në trend
  • Elisa Spiropali
  • PD
  • Protesta
  • Buxheti 2027
  • Futbolli
  • Gjyqësori
  • Serbia
  • Superhëna
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ndryshimi i Kushtetutës nga Rama me deputetët e blerë shkatërron shtetin

Kryesore
E shtunë, 23 Nëntor 2019 17:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deklarata e kryeministrit Edi Rama dhe teksti i rezolutës së miratuar nga PS kundër Presidentit tregojnë se në korridoret e PS po gatuhet një skenar i ngjashëm me një grusht shteti.

Socialistët parashikojnë të fusin duart sërish në Kushtetutë me qëllimin, sipas tyre, për të shmangur ngërçin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Top Channel konfirmoi sot se një projekt i tillë po diskutohet nga ekspertët ligjorë në PS me porosi të Kryeministrit.

Një skenar i tillë është jo vetëm anti-ligjor, por mund të sjellë pasojat më të rënda në historinë e shtetit shqiptar. Me argumentin e luftës kundër Presidentit, i cili në fakt ka respektuar Kushtetutën në të gjitha rastet, PS synon të bëjë një atentat ndaj gjithë ligjeve dhe ligjit themeltar të shtetit. Një projekt i tillë është i rrezikshëm për stabilitetin e vendit sepse godet ndryshon ligjin themeltar të miratuar me referendum, duke e lënë në dorë të disa deputetëve që sot nuk përfaqësojnë asgjë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Së pari, prekja e Kushtetutës nga Parlamenti nënkupton konsensus sa më të gjerë politikë. Por sot Parlamenti ka 122 deputetë që përfaqësojnë PS dhe disa të tjerë që gjasme janë “opozita”. Deputetët që hynë në Kuvend pas djegies së mandateve nga opozita, në rastin më të mirë,  përfaqësojnë interesat e tyre personale. Në rastin më të keq, siç është provuar shpesh nga votimet e tyre njëlloj si Rilindja në Kuvend, ata janë thjesht shtojcë e PS. Me këtë kompozim që ka i ashtuquajturi Kuvend, ndryshimi i Kushtetutës edhe si ide është një çmenduri politike që e çon vendin drejt kolapsit dhe ndonjë regjimi të ngjashëm me diktaturën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Së dyti, PS thotë se do të ndryshojë ligjet për Gjykatën Kushtetuese, por kjo nismë quhet ndryshe: kufizim i kompetencave të kreut të shtetit. Mediat afër Rama kanë disa ditë që hedhin idenë e ndryshimit në Kushtetutë të neneve që lidhen vetëm me kreun e shtetit. Një hap i tillë, që i jep Kuvendit gjithë të drejtat për gjykatat është një formë monarkie e re. Sepse vendi nuk ka më Kuvend, nuk ka më pluralizëm, nuk ka as parti, por vetëm një njeri dhe ai është Edi Rama.

Mund t'ju interesojë

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

Para 9 orësh
A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?

A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?

Para 12 orësh
Pogradeci në errësirë totale, probleme edhe në Durrës

Pogradeci në errësirë totale, probleme edhe në Durrës

Para 13 orësh

Së treti, ndryshimi i ligjeve edhe për sistemin e drejtësisë nuk quhet më reformë, por zyrtarisht kapje e sistemit të drejtësisë nga një parti e vetme. Nëse PS vijon me idenë e ndryshimeve me votat e blera të deputetëve, kjo do të hidhte përfundimisht në erë gjithë reformën.

Deri më tani flitet vetëm për një projekt që diskutohet në korridoret e PS dhe në mediat afër qeverisë. Është një projekt që shkatërron sistemin demokratik dhe është i rrezikshëm edhe si ide kur përdoret për diversion politik, jo më nëse një hap i tillë hidhet realisht nga qeveria “Rama”.

Në Kushtetutë janë futur duart dy herë me nxitim nga PS dhe PD, në 2008 dhe 2016, dhe këto ndërhyrje kanë sjellë krizën e rëndë që po kalon vendi sot. Nëse Kushtetuta ndryshohet nga një parti, (sepse Parlamenti nuk ekziston më), ky është grusht shteti dhe tentative për rikthim në diktaturë.

Etiketat e lidhura

edi ramaKushtetuta e ShqipërisëLSIPS
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 89.2 lekë, dollari 81.1 lekë

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e mërkurë 25 nëntor

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Tiranë, Durrës e Shkodër, Vlorë deri 18°C

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali
Para 8 orësh

Champions League/ Reali fiton me përmbysje spektakolare ndaj PSV, ngecin City dhe Arsenali

Më të lexuarat

1 Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit
Para 9 orësh

Grupi i PS zbret në 81 deputetë, Elisa Spiropali reagon pas përjashtimit

2 Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama
Para 10 orësh

Sot u përjashtua edhe nga grupi i PS, analistët tregojnë çfarë fshihet pas pakënaqësive Spiropali-Rama

3 Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?
Para 15 orësh

Si hynë serbët e Vojvodinës në varrezat katolike në Shkodër?

4 A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?
Para 12 orësh

A mund të jetë deputetja Marjana Koçeku një drejtuese demokristiane?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.