Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 10:32 Çështja Julian Alvarez, Federata Spanjolle i vë një gjobë qesharake Barcelonës Federata Spanjolle e Futbollit ka vendosur një gjobë simbolike ndaj klubit katalanas, pas hetimit të nisur me kërkesë të Atlético Madridit për kontaktet e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Nishani: 2019-ta do mbahet mend për tradhtinë kombëtare dhe korrupsionin qeveritar

Nishani: 2019-ta do mbahet mend për tradhtinë kombëtare dhe korrupsionin qeveritar

Kryesore
E shtunë, 28 Dhjetor 2019 11:58
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-Presidenti Bujar Nishani, në një bilanc të ngjarjeve politike dhe sociale në vend, vlerëson se viti 2019 do të mbahet mend për korrupsionin qeveritar, degradimin e pushtetit dhe tradhtinë kombëtare të qeverisë “Rama”.

Në analizën e tij, Nishani shprehet se ky vit do të cilësohet si regresi i institucioneve dhe viti ku fjala e lirë dhe mediat u goditën dhe arrestuan nga qeveria “Rama”. Në vijim analiza e plotë e ish-presidentit Bujar Nishani.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kryeministri nuk ndalet për dialog me protestuesit, sofra e gurtë edhe sot para Kryeministrisë

Kryeministri nuk ndalet për dialog me protestuesit, sofra e gurtë edhe sot para Kryemin...

Para 1 ore
Shaka e Trump: Me 5,000 dollarë, vetëm ‘një hamburger dhe një ëmbëlsirë e vogël’ në klubin e tij

Shaka e Trump: Me 5,000 dollarë, vetëm ‘një hamburger dhe një ëmbëlsirë e vogël’ në klu...

Para 3 orësh
Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

Para 13 orësh

“Viti 2019 që po shkon do të mbahet mend gjatë në memorien tonë kolektive si një prej viteve më dëshpërues që prej fillim viteve ‘90 kur shqiptarët besuan e shpresuan në ndërtimin e një realiteti mbi mundësitë, vlerat, normalitetin në jetën e tyre.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dekadat e përshkuara deri në fundin e këtij viti kanë prodhuar plot realitete kontroverse, kanë sjellë zhvillime por dhe dështime, arritje por dhe ngecje, zhgënjime por edhe shpresë.

Viti që po lëmë pas qendërzoi gjithë mbrapshtinë e akumuluar në 6 vite prej revanshit që morën ; antivlerat ndaj vlerave, modeli i të ligut fuqizuar me pushtet ndaj dhunimit të qytetarit në mëshirën e fatit, të tradhëtisë maskuar ekranesh ndaj plagës ende pambyllur të genocidit, të makutërisë zhvatëse të xhahilëve ndaj nevojës për mbijetesë shqiptarësh në spitale skandaloze, shkolla e kopshte mjerane, rroga e pensione që rrudhen, të babëzisë së të ligut ndaj shpresës së vrarë.

Një vit i realitetit të trishtë, që si për ta “noterizuar” mbrapshtinë e tij konkludoi me pabesinë e natës së 26 nëntorit për mijëra familje shqiptare.

Ne po lëmë pas një vit ku shtetit ju ngjesh fort imazhi i gangsterrit që grabit, vret, gjobit, shantazhon, dhunon e trafikon me fuqinë e pushtetit që fytyra nuk i nxihet për asgjë.

2019-ta do të mbajë mbi vete shembullin e shëmtuar se si kërcënimi, mashtrimi, korrupsioni ndau, përçau, kompleksoi dhe rrënoi d’lirësinë, besimin dhe vizionin e protestës së rinisë studentore.

Megjithëse ky ishte viti i protestave në mbarë botën, në Shqipëri nxiu dhuna policore e gazit helmues mbi qytetarët dhe shtretërit e fëmijjve të parritur mu në mes të gjumit nën kulmin e shtëpive të tyre ngritur me dhimbje të gjakut e sakrificës.

2019-ta, na tregoi se si mund të degradojë pushteti më i lartë, Parlamenti, nga një drejtues, kontrollues e korrigjues i paudhësive qeveritare në një ombrellë dhe maskë e fshehjes së vjedhjeve që pushteti i bën popullit.

Viti i mbrapshtë që po lemë pas ishte radiografia e shtetit të shpartalluar kur mijëra qytetarë në administratën publike prej muajsh nuk ju paguheshin sigurimet shoqerore.

Vetëm në rregjimin e rilindsve ndodhi që shteti vjedh shtetin duke vjedhur dhe pleqërinë e qytetarëve të vet.

Me atë akt skandaloz nuk “shkëlqen” vetëm vjedhja e shtetit por dhe humbja e disa viteve të së drejtës për pensionin e pleqërisë atyre mijëra shqiptarëve.

Ky do të kujtohet përherë si viti i arrestimeve politike të deputetëve të opozitës dhe gazetarëve të medias prej prokurorëve xhahilë të gjyqeve politike në diktaturën hoxhiste që sot ngjiten përsëri në majat e gjoja drejtësisë.

Rasti kriminal i arrestimit policor të një besimtareje të devotëshme katolike pse përcillte rrjetet informative të Vatikanit mbi rreziqet e mundëshme të pas tërmetit, nuk do të mund të harrohet asnjëherë.

Ky ishte viti i shpërthimit të tradhëtisë kombëtare prej të kapurve peng nga qarqet më barbare shqiptarofobe, furia e urrejtjes së të cilëve ja fluturojë edhe maskën e kapur fort me thonjë korrupsioni mbi fytyrën e tradhëtarëve.

Po shkon viti i varfërisë, depersonalizimit, vrasjes së shpresës dhe përzënies masive të shqiptarëve prej votrës !

Një vit i ri kalendarik po vjen.

Shansi i tij i vetëm do të jetë; nëse paudhësitë, mbrapshtësitë, ligësitë që na shkaktuan barbarët vitin që po shkon, të na kthehen në mësime për të projektuar një rrugëtim ndryshe”.

Etiketat e lidhura

Bujar Nishaniedi rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Çështja Julian Alvarez, Federata Spanjolle i vë një gjobë qesharake Barcelonës
Para 4 minutash

Çështja Julian Alvarez, Federata Spanjolle i vë një gjobë qesharake Barcelonës

Të ndjekësh audiencën pa humbur identitetin, Geri Emiri flet për sfidat e medias së pavarur
Para 7 minutash

Të ndjekësh audiencën pa humbur identitetin, Geri Emiri flet për sfidat e medias së pavarur

Çështja e Mbappe me rastin e Mao Ce Dunit, TV kinez kërkon që Reali të dalë me një qëndrim
Para 10 minutash

Çështja e Mbappe me rastin e Mao Ce Dunit, TV kinez kërkon që Reali të dalë me një qëndrim

Arrestohet në Greqi autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Rexhep Ismaili
Para 49 minutash

Arrestohet në Greqi autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Rexhep Ismaili

Më të lexuarat

1 Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Para 13 orësh

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

2 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 12 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

3 Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 12 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

4 Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant
Para 13 orësh

Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.