Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 16:03 Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë Një 34-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se tentoi të përdorte një armë zjarri gjatë një konflikti me një 41-vjeçar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Albanian Files
  • Veliu PD Fier
  • Fifi bëhet nënë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Fabrika e municionit
  • Ura e Bahçallëkut
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Albanian Files
  • Veliu PD Fier
  • Fifi bëhet nënë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Fabrika e municionit
  • Ura e Bahçallëkut
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Padia e Trumpit: A do të paguajë BBC 10 miliardë dollarë?

Padia e Trumpit: A do të paguajë BBC 10 miliardë dollarë?

Kronikë
E mërkurë, 17 Dhjetor 2025 08:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sulmi ndaj Kapitolit më 6 janar 2021 do të mbetet në historinë amerikane si një ditë e errët. Nëse presidenti Trump do të arrijë atë që dëshiron, një raport mbi rrethanat e ngjarjeve mund të dalë i kushtueshëm për BBC.

Donald Trump e bëri realitet kërcënimin e tij kundër Korporatës Britanike të Transmetimit BBC. Presidenti amerikan ka depozituar një padi me vlerë shumë miliardëshe kundër BBC-së. Dhe në të, Trumpi madje shkon edhe përtej kërcënimit të tij.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Derisa tani, qe folur për një shumë prej një deri në pesë miliardë dollarësh, tani ai kërkon dëmshpërblim prej dhjetë miliardë dollarësh. Kjo është e barabartë me rreth 8.5 miliardë euro. Padia u depozitua në një gjykatë shtetërore të Floridës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Trumpi kërkon tani pesë miliardë dollarë nga BBC për secilën nga pikat e aktakuzës. Ai akuzon transmetuesin britanik për shpifje dhe për shkelje të një ligji mbi praktikat tregtare mashtruese dhe të padrejta.

Mund t'ju interesojë

Ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho, 41-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për pastrim parash, mashtrim dhe akuzë për heqje lirie

Ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho, 41-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për pastrim para...

Para 1 ore
Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa banorë përfundojnë në spital të lënduar dhe me shenja asfiksie

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa banorë përfundojnë në spital të lënduar dhe...

Para 22 orësh
Aksident tragjik në Gjonaj të Prizrenit: 22-vjeçari humb jetën pasi ra me motoçikletë nga lartësia

Aksident tragjik në Gjonaj të Prizrenit: 22-vjeçari humb jetën pasi ra me motoçikletë n...

6 Nëntor 2026, 19:46

BBC-ja e regjistroi paraqitjen e padisë prej Trumpit dhe përndryshe nuk merr pjesë në diskutim. “Ashtu siç e kemi bërë të qartë më parë, ne do të mbrohemi në këtë rast,” tha transmetuesi. Nuk do të bëhen komente të tjera mbi procedurat ligjore në vazhdim.

Sfondi është dokumentari i vitit të kaluar i BBC-së “Trumpi: një shans i dytë?”. Ai tregoi fragmente nga fjalimi i Trumpit më 6 janar 2021, dita e paharrueshme kur rezultati i zgjedhjeve presidenciale duhej të vulosej zyrtarisht në selinë e Kongresit në Uashington, gjë që mbështetësit e Trumpit u përpoqën ta parandalonin me forcë duke sulmuar Kapitolin.

Megjithatë, citatet nga fjalimi i Trumpit, u bashkuan në dokumentarin e BBC-së në një mënyrë që jepte përshtypjen se ai kishte nxitur drejtpërdrejt sulmin ndaj Kapitolit. Kjo në një kohë kur midis deklaratave të veçanta kaloi gati një orë, gjë që është një shkurtim i papastër nga ana gazetareske i fjalimit.

BBC-ja e përdori fjalimin e redaktuar për programin “Panorama”. Ai u transmetua pak para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2024, në të cilat Trumpi mundi demokraten Kamala Harris.

Republikani e akuzon rrjetin televiziv prestigjioz se në program paraqiti një imazh “të rremë, shpifës, mashtrues, njollosës, nxitës për kryengritje dhe keqdashës” për të. Ai thotë se rrjeti kishte dashur të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale të SHBA dhe të ndikonte rezultatin kundër tij.

Program i kontestuar për sulmin ndaj Kapitolit

Për programin e saj, BBC-ja kishte bashkuar fragmente nga pjesë të ndryshme të fjalimit që Trump i mbajti mbështetësve të tij në atë kohë. Në atë ditë të janarit, Trump ishte ende president i Shteteve të Bashkuara, në fund të mandatit të tij të parë (2017-2021). Por kundërshtari i tij, demokrati Joe Biden, ishte gati të konfirmohej zyrtarisht si fitues i zgjedhjeve në Kapitol.

Trumpi, duke iu drejtuar mbështetësve të tij në një manifestim në natyrë pranë Kapitol-it, përsëriti pretendimin e hedhur poshtë vazhdimisht se i ishte vjedhur fitorja e zgjedhjeve përmes mashtrimit.

Në programin e diskutueshëm të BBC-së, Trump citohet të ketë thënë: “Do të shkojmë në Kapitol”, sipas regjistrimit origjinal të presidentit në fillim të fragmentit të fjalimit. Dokumentari i BBC-së më pas bën një kërcim të madh dhe lë jashtë 55 minuta në të cilat Trump, ndër të tjera, bëri thirrje për një marsh “paqësor dhe patriotik” në mbështetje të anëtarëve republikanë të Kongresit. Në vend të kësaj, filmi vazhdon direkt me deklaratën e tij: “Dhe do të luftojmë pa u stepur” (fight like hell).”

Fakti është se, pas fjalimit, mbështetësit e Trump-it sulmuan selinë e Kapitolit, duke shkaktuar vdekjen e disa personave.

BBC-ja i pranoi gabimet e saj si përgjigje ndaj kritikave të Trump-it. Pa qëllim, programi kishte krijuar përshtypjen se ky ishte një fragment i një fjalimi të pandërprerë. Kjo mund të krijonte përshtypjen se Trump kishte nxitur drejtpërdrejt dhunën. Transmetuesi gjithashtu i kërkoi atij falje.

Rasti u citua si arsyeja kryesore për dorëheqjen në nëntor të drejtorit të BBC, Tim Davie, dhe gazetares përgjegjëse për seksionin e lajmeve, Deborah Turness. Në padi, Trump akuzon transmetuesin për lënien jashtë të një pjese të rëndësishme të fjalimit të tij në mënyrë që të paraqesë qëllimisht deklaratat e shfaqura jashtë kontekstit.

BBC: Asnjë bazë për një padi për shpifje

Ekipi ligjor i Trump-it kërcënoi BBC-në me një padi në një letër nëse transmetuesi nuk kërkonte falje, nuk tërhiqte programin dhe nuk paguante kompensim. BBC-ja deklaroi se programi nuk do të transmetohej më, por refuzoi të paguante ndonjë kompensim. Kompania mediatike nuk pa asnjë bazë për një padi për shpifje.

Trumpi tha të hënën në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë se do të padiste BBC-në sepse transmetuesi i kishte “atribuar fjalë të tmerrshme” atij. Sipas tij, ato që kishte thënë ishin “fjalë të mrekullueshme për atdheun dhe të gjitha gjërat e mira”.

Në rastin e dokumentarit të BBC-së, afati për të depozituar një padi në gjykatat britanike skadoi më shumë se një vit më parë. Ekspertët ligjorë theksojnë vështirësitë e mundshme të depozitimit të një padie në Shtetet e Bashkuara, pasi dokumentari nuk u transmetua atje. Në padinë e Trump-it pretendohet se shikuesit në Shtetet e Bashkuara mund të shikojnë përmbajtjen origjinale të BBC-së përmes platformave të transmetimit streaming/DW/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë
Para 5 minutash

Tentoi të nxirrte armën gjatë sherrit, parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë

Besimi i konsumatorëve në Zvicër në nivelin më të ulët që nga nëntori 2023: indeksi zbret në minus 44.9 pikë
Para 7 minutash

Besimi i konsumatorëve në Zvicër në nivelin më të ulët që nga nëntori 2023: indeksi zbret në minus 44....

Ilir Meta: “𝐂𝐞𝐧𝐭𝐫𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭”, 𝐬𝐢 𝐚𝐥𝐢𝐛𝐢 𝐞 𝐚𝐠𝐨𝐧𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐞
Para 9 minutash

Ilir Meta: “𝐂𝐞𝐧𝐭𝐫𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭”, 𝐬𝐢 𝐚𝐥𝐢𝐛𝐢 𝐞 𝐚𝐠𝐨𝐧𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐞

Luksi nuk njeh kufij: Hugo Ekitike blen një Lamborghini Revuelto prej rreth 750 mijë eurosh
Para 23 minutash

Luksi nuk njeh kufij: Hugo Ekitike blen një Lamborghini Revuelto prej rreth 750 mijë eurosh

Më të lexuarat

1 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
7 Nëntor 2026, 07:33

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

2 Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!
7 Nëntor 2026, 15:07

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!

3 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 5 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

4 Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”
Para 9 orësh

Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.