Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 06:34 Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive Presidenti i SHBA-së, Trump, i cili është takuar tre herë me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë mandatit të tij të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Përfundon numërimi i tërësishëm i votave të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, por situatë pa rrugëdalje për krijimin e qeverisë

Përfundon numërimi i tërësishëm i votave të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, por situatë pa rrugëdalje për krijimin e qeverisë

Kryesore
E enjte, 6 Mars 2025 23:18
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gati një muaj pas ditës së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave të hedhura me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, duke përmbyllur kështu procesin e numërimit të të gjitha votave.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i tha Zërit të Amerikës se tani është hapur afati prej 48 orësh, brenda të cilit subjektet politike mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, në lidhje me ndonjë shkelje të supozuar gjatë numërimit.

“Pas kalimit të këtij afati, do të shpallen rezultatet përfundimtare,” tha zoti Elezi në një përgjigje me shkrim, duke theksuar se, sipas planifikimeve të KQZ-së, rezultati përfundimtar pritet të certifikohet më 18 mars.

Përmbyllja e numërimit konfirmoi se asnjë nga partitë nuk ka siguruar numër të mjaftueshëm të ulëseve në parlamentin e Kosovës për të formuar e vetme qeverinë, një proces që kërkon 61 vota në parlamentin 120 vendësh.

Sipas vëzhguesve, fituesja e këtyre zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, pritet të ketë 48 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës, që doli e dyta, 24, Lidhja Demokratike e Kosovës 20, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partnerët tetë.

Dhjetë ulëse i takojnë komuniteteve pakicë joserbe, ndërkaq 10 të tjera komunitetit serb. Për herë të parë, Lista Serbe ka fituar vetëm nëntë nga ato, meqë një e fitoi Partia e Pavarur Liberale e ministrit aktual për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç.

Mund t'ju interesojë

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë

Para 7 minutash
”Klloun i propagandës ruse”, Rama reagon ndaj gazetarit irlandez: Ja pse po sulmojnë Shqipërinë, sot u sanksionua nga BE

”Klloun i propagandës ruse”, Rama reagon ndaj gazetarit irlandez: Ja pse po sulmojnë Sh...

Para 9 orësh
Presidentja e PE, Metsola pret Ramën në Bruksel, përgëzon Shqipërinë për progresin

Presidentja e PE, Metsola pret Ramën në Bruksel, përgëzon Shqipërinë për progresin

Para 10 orësh

Analisti Rrahman Paçarizi, tha për Zërin e Amerikës se rezultati zgjedhor ka prodhuar një situatë pa rrugëdalje për formimin e një qeverie funksionale.

“Për shkak të dallimeve, për shkak të blloqeve të cilat janë krijuar edhe gjatë qeverisjes së lëvizjes Vetëvendosje, për shkak të arrogancës, mungesës së transparencës të partisë në pushtet e cila në zgjedhjet e kaluara doli me numra shumë të mëdhenjë dhe për shkak të një fushate e cila ishte totalisht e ndarë pra në një anë lëvizja Vetëvendosje dhe në anën tjetër blloku joformal opozitar, që nuk u formalizua asnjëherë por që ishte bllok që iu kundërvu lëvizjes Vetëvendosje dhe jo njëri – tjetrit”, tha ai.

Gjetjen e një zgjidhjeje e bën edhe më problematike situata me pakicat serbe dhe jo serbe thotë zoti Paçarizi.

“Kemi sërish një situatë që është pak më problematike se që ka qenë më përpara sepse për shkak të mosditancimit të Listës Serbe nga agresioni i (Milan) Radojçiçit, që ishte edhe ashtu nënkryetar i Listës Serbe asokohe, partitë politike shqiptare nuk janë të gatshme në asnjë variant që ta shohin si partner këtë forcë politike dhe rrjedhimisht nuk mund as nuk duan të llogarisin në votat e tyre qoftë Vetëvendosja, qoftë partitë opozitare dhe kemi një pat pozicion sepse e vetmja mundësi do të ishte sikur opozita të mund t’i siguronte dhjetë votat e pakicave joserbe që poashtu është e pamundur”, thotë ai.

Vëzhguesit në vazhdimësi tërheqin vërejtjen se as skenarët e mundshëm të formimit të qeverisë së re që përfshijnë lëvizjen Vetëvendosje me pakicat joserbe apo partitë opozitare të bashkuara, nuk ofrojnë fuqinë e duhur vendimmarrëse përballë sfidave të shumta që e presin vendin në planin e brendshëm dhe të jashtëm.

“Sepse bërja e qeverisë nënkupton marrjen e përgjegjësive të jashtëzakonshme në një situatë e cila u pa që mund të jetë nëse jo e rrezikshme të paktën e paparashikueshme për shkak të pozicionimit të presidentit amerikan Trump në raport me krizat globale. Prandaj unë mendoj që fatkeqësisht do të kemi për një kohë të caktuar një qeveri në detyrë e cila do ta shtyjë aq sa mund ta shtyjë për një kohë të caktuar dhe ndoshta të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme bashkë me zgjedhjet lokale në vjeshtën e mesme të këtij viti, diku në tetor”, thotë ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ambasada gjermane në Prishtinë bëri thirrje të enjten për formimin sa më të shpejtë të një qeverie të qëndrueshme në Kosovë duke theksuar se “në këto kohë pasigurish është thelbësore që partitë politike të tregohen të përgjegjshme dhe të bashkëpunojnë duke vendosur interesin e vendit përpara”./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive
Para 6 minutash

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë
Para 7 minutash

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhënieve MB-BE
Para 9 minutash

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhëniev...

Horoskopi i ditës, e martë 17 nëntor 2026
Para 24 minutash

Horoskopi i ditës, e martë 17 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 10 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 16 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 7 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

4 Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 8 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.