Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:51 Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë Atmosferë e tensionuar në kampin e Francës në prag të përballjes me Italinë në San Siro, e vlefshme për UEFA Nations League. Marrëdhënia mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Përparim Kabo: Pse po e mbyll RTSH apo t’ju bësh nder televizioneve konkurente private!?

Përparim Kabo: Pse po e mbyll RTSH apo t’ju bësh nder televizioneve konkurente private!?

Forum
E hënë, 19 Janar 2026 16:07
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Përparim Kabo

Ndaj një realiteti pesimist, së fundmi dëgjuam nga Kryeministri i vendit, zoti Edi Rama, se ai nuk mund t’i japë fonde Televizionit Shqiptar, i cili qenka në një gjendje shumë të rëndë, dhe se ka urdhëruar mbylljen e RTSH-së përkohësisht, ose përfundimisht. “Unë – u shpreh ai – që nga viti 1990 nuk e ndjek RTSH-në.”
Kjo më kujtoi kryetarin Mao, i cili thoshte: “Unë nuk e lexoj Zhemin Zhibao-n”.

Zoti Kryeministër, kur ju nuk e ndiqni RTSH-në, nga e dini se kjo media kombëtare duhet mbyllur? Më tej dhatë edhe argumentin se, ndryshe nga mediat e tjera, RTSH-ja e ka të siguruar buxhetin. Ju u shprehët: “Unë nuk merrem me mediat.” Faktet tregojnë të kundërtën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ju i keni quajtur mediat private “kazan”, emisionet e mbrëmjes ku thirren fjalë pa përgjegjësi i keni quajtur “banaqe”, gazetarin e keni kapur për veshi. Me RTSH-në jeni marrë edhe më shumë. Sa kohë që jeni Kryeministër, keni paracaktuar drejtorin e përgjithshëm dhe keni zgjedhur Këshillin Drejtues, ku kryetari zgjidhej për qokë. Keni marrë një person nga Top Channel dhe e keni bërë drejtor në RTSH. Tani thoni se duhet mbyllur, sepse “nuk është kërkund”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Le t’i marrim gjërat me qetësi, hap pas hapi.

Shumica e shqiptarëve të varfër nuk kanë para të blejnë karta, dekodera apo antena parabolike për të parë Digitalb-in apo Tring-un. Ata shohin RTSH-në, dëgjojnë Radio Tiranën dhe Televizionin Shqiptar.

Mund t'ju interesojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 2 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

9 Nëntor 2026, 19:14

Vetëm në TVSH ka një emision për fëmijët me traditë, dikur me Zija Grapshin dhe Marika Kallamatën, e vitet e fundit me Keti Gjonçën. Shqiptarët kanë 65 vite që ndjekin emisionin “Trupi dhe Shëndeti”, i cili zuri fill me Hamdi Sylçebeun në emisionin radiofonik “Këshilla mjekësore për nënën dhe fëmijën”, dhe vijoi me mjekun pasionant Flamur Topi.

“Teatri në Mikrofon” na rriti. “Nga njëra ndeshje në tjetrën”, transmetimet radiofonike me Anton Mazrekun, Ismet Bellovën, Ahmet Shqarrin, Aleko Gjergon, Ymer Sterniqin etj. Vetëm RTSH transmeton ndeshjet e kampionateve të lojërave me dorë, mundjes, ngritjes së peshave, çiklizmit, shahut dhe alpinizmit.

Emisioni “Hapësirë e blertë” i gazetarit pasionant Marash Mirashi ishte një mrekulli për natyrën shqiptare dhe agrobiznesin; nuk e di kush e mbylli. Dokumentarët historikë, dokumentarët për personalitetet e artit, kulturës, shkencës dhe sportit janë pasuri kombëtare.

RTSH transmeton kampionatin e Superligës së futbollit shqiptar pa pagesë shtesë, dhe jo siç veproi para disa vitesh Supersporti. Ndeshjet e ekipit kombëtar duhet t’i transmetojë RTSH-ja, ashtu siç bën në Itali RAI 1. Çfarë parash kërkon federata? Pak para merr nga UEFA dhe FIFA. Jo, tani duhet t’i shohim te Klan-i.

RTSH ka xhiruar filma nga më të bukurit, si p.sh. “Udha e Shkronjave” etj. Orkestra Simfonike e RTSH-së zhvillon koncerte çdo të premte me artistë shqiptarë dhe të huaj; i regjistron koncertet dhe i transmeton. Kohët e fundit, ju jeni shprehur, zoti Kryeministër, se atë që bëtë me orkestrën e Operas për rritje page do ta bënit edhe me Orkestrën Simfonike të RTSH-së.

Në fund të vitit zhvillohet Festivali i Këngës; njerëzit e presin me emocion dhe nostalgji. Edhe kjo ngjarje e kulturës kombëtare duhet fshirë? Po pse? Vetëm RTSH ka një emision për arsimin, “Auditor Arsim”, që drejtohet me pasion nga Edlira Birko. Televizionet private as që merren me arsimin. Atje gëlojnë telenovelat e huaja, emisionet vulgare dhe banaliteti i bojatisur.

Çdo media, edhe ajo private, kryen funksion publik, sa kohë që informon publikun dhe mban marrëveshjen me të vërtetën. Por media publike, siç është RTSH-ja, ka mision ruajtjen e identitetit kombëtar dhe të kujtesës institucionale. Kanali RTSH Kuvend transmeton punimet e Kuvendit të Shqipërisë dhe fjalimet e personaliteteve që e kanë vizituar vendin. Nëse mbyllet RTSH-ja, e gjithë kjo pasuri, kjo kujtesë audiovizive, fshihet dhe humbet.

Zoti Kryeministër, nëse në RTSH është abuzuar me të famshmet projekte, siç edhe ka ndodhur, le të shkojë KLSH-ja dhe Prokuroria. Nëse ka organikë të fryrë, të zvogëlohet. Nëse ka gazetarë pa vlera profesionale, të largohen. Nëse ka hapësira që nuk shfrytëzohen, të jepen me qira. Por, zoti Kryeministër, RTSH ka një pasuri të pazëvendësueshme: kujtesën e popullit. Siç thonë hebrenjtë e hershëm: “Kujtesa ka gjithmonë të drejtë.”

Etiketat e lidhura

Përparim Kabo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 8 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj “Beogradske elektrane”
Para 8 minutash

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë din...

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 24 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 31 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.