Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 19 Nëntor 2026, 10:19 Putin bën thirrje për bashkëpunim mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës: Kemi përgjegjësi për paqen ndërkombëtare Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për forcimin e bashkëpunimit mes Rusisë, Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se koordinimi konstruktiv mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Buxheti 2027
  • Protesta
  • Plarent Ndreca
  • Lufta në Ukrainë
  • Posta e Durrësit
  • Futbolli
  • Teknologjia
  • Divorci
Lajmet e fundit
Në trend
  • Buxheti 2027
  • Protesta
  • Plarent Ndreca
  • Lufta në Ukrainë
  • Posta e Durrësit
  • Futbolli
  • Teknologjia
  • Divorci
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Presidenti amerikan drejtohet Izraelit: Godisni çdo gjë në Iran, por jo objektet e naftës dhe ato bërthamore!

Presidenti amerikan drejtohet Izraelit: Godisni çdo gjë në Iran, por jo objektet e naftës dhe ato bërthamore!

Kryesore
E shtunë, 5 Tetor 2024 16:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Joe Biden tha të premten se Izraeli nuk ka vendosur ende se si do t’u përgjigjet sulmeve me raketa të Teheranit dhe siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara i kërkoi kryeministrit izraelit që të konsideronin objektiva të tjera përveç rezervave iraniane të naftës.

Izraeli zgjeroi sulmet ajrore në Liban, duke goditur periferitë jugore të Bejrutit.

Izraeli njoftoi të shtunën se ka vrarë dy anëtarë të Hamasit, njërin në një goditje ajrore dhe tjetrin në një operacion gjatë natës.

Ushtria izraelite goditi për herë të parë një kamp refugjatësh palestinezë thellë në Libanin verior dhe grupi militant palestinez tha se sulmi pranë qytetit verior të Tripolit të shtunën herët në mëngjes shkaktoi vdekjen e një zyrtari të krahut ushtarak të Hamasit, së bashku me gruan dhe dy vajzat e tij të vogla. Ushtria izraelite tha gjithashtu se forcat speciale po kryenin sulme tokësore kundër infrastrukturës së Hezbollahut në Libanin jugor.

Izraeli po shqyrton gjithashtu alternativat për hakmarrje ndaj Iranit për sulmin me 180 raketa të Teheranit në fillim të kësaj jave, duke diskutuar nëse do të sulmojë rezervat iraniane të naftë.

“Izraelitët nuk kanë marrë ende një vendim se çfarë do të bëjnë, si do të reagojnë pas sulmit. Është në diskutim. Mendoj se po të isha në vendin e tyre, do të mendoja për alternativa të tjera.”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kjo ishte deklarata e presidentit Biden në një paraqitje të paparalajmëruar në Shtëpinë e Bardhë të premten, e para në pothuajse katër vitet e tij në detyrë.

Biden tha në fillim të kësaj jave se ai nuk mbështet një goditje të objekteve bërthamore iraniane nga Izraeli.

Analistët mendojnë se industria iraniane e naftës është nën sanksione dhe një sulm ndaj objekteve të saj do të kishte pak ndikim në furnizimin global. Por hakmarrja e Teheranit sipas tyre mund të jetë shkatërruese.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Nëse Irani më pas do të hakmerrej duke bllokuar Ngushticën e Hormuzit, kjo do të ndikonte jo vetëm në eksportet e naftës iraniane, por edhe në eksportet e naftës të shumë vendeve të Gjirit, vendeve Arabe të Gjirit, kështu që mund të ishte katastrofike për furnizimet botërore me energji”, thotë Ellen Laipson, nga Universiteti George Mason.

Që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar që shkaktoi luftën e Izraelit kundër grupit militant në Gazë, Presidenti Biden ka luftuar për të ndaluar konfliktin. Tani është përhapur jo vetëm në Liban, por edhe në Bregun Perëndimor.

Mund t'ju interesojë

Islami pritet të tejkalojë Krishterimin si feja më e madhe në botë deri në vitin 2035

Islami pritet të tejkalojë Krishterimin si feja më e madhe në botë deri në vitin 2035

Para 16 minutash
400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

Para 1 ore
Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT

Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KO...

Para 18 orësh

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk i ka dëgjuar thirrjet e zotit Biden për një armëpushim në Gazë apo Liban. Përfundimi i luftës është një çështje kyçe për amerikanët përpara zgjedhjeve të tyre presidenciale të nëntorit.

“Asnjë administratë nuk e ka ndihmuar Izraelin më shumë se unë, asnjë. Dhe unë mendoj se Netanyahu duhet ta mbajë mend këtë. Nuk e di nëse ai po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet amerikane, nuk e di, por nuk po e llogaris këtë”, tha Presidenti Biden.

Në shenjë mbështetjeje për grupin militant Hezbollah, kryediplomati i Iranit dha një paralajmërim.

“Nëse Izraeli ndërmerr ndonjë hap apo masë kundër nesh, hakmarrja jonë do të jetë më e fortë se ajo e mëparshme”, tha ai.

Ndërkohë, për të ndaluar përshkallëzimin e mëtejshëm, ushtria amerikane të premten goditi objektet ushtarake në Jemen të grupit milintat Houthi, një tjetër grup i mbështetur nga Irani dhe se kohët e fundit ka goditur anijet e tranportit në Detin e Kuq.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Putin bën thirrje për bashkëpunim mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës: Kemi përgjegjësi për paqen ndërkombëtare
Para 4 minutash

Putin bën thirrje për bashkëpunim mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës: Kemi përgjegjësi për paqen ndërkombëtare

GTA VI del pas 13 vitesh, mbi 17 milionë kopje të shitura dhe vlerësim 99 nga Metacritic
Para 6 minutash

GTA VI del pas 13 vitesh, mbi 17 milionë kopje të shitura dhe vlerësim 99 nga Metacritic

Gazetari kapet “mat” duke përdorur ChatGPT për t’i bërë pyetje trajnerit të Argjentinës pas fitores 7-0
Para 11 minutash

Gazetari kapet “mat” duke përdorur ChatGPT për t’i bërë pyetje trajnerit të Argjentinës pas fitores 7-0

Islami pritet të tejkalojë Krishterimin si feja më e madhe në botë deri në vitin 2035
Para 16 minutash

Islami pritet të tejkalojë Krishterimin si feja më e madhe në botë deri në vitin 2035

Më të lexuarat

1 Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja
Para 18 orësh

Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja

2 Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD dhe PS
Para 12 orësh

Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD ...

3 Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu
18 Nëntor 2026, 10:15

Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu

4 Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT
Para 18 orësh

Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.