Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Presidenti Meta: Autorët e grushtit të shtetit do paditen në SPAK. Etilda Gjonaj të japë dorëheqjen

WebTV
E premte, 21 Shkurt 2020 14:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Ilir Meta, në një konferencë për mediat deklaroi sot se gjithë zyrtarët e përfshirë në tentativën për grusht shteti do të paditen në Prokurorinë e Speciale Antikorrupsion (SPAK).

“Bazuar në provat e djeshme që do t’i dorëzohen SPAK rezulton të jetë përfshirë Etilda Gjonaj dhe funksionarë të lartë, për llogari të skenarit mafioz”,- deklaroi Presidenti Ilir Meta.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Protesta!

Protesta!

Para 2 orësh
RENEA zbarkon sërish te Kryeministria…

RENEA zbarkon sërish te Kryeministria…

Para 18 orësh
Këndi i lojërave te Tajvani kthehet në fushëbetejë…

Këndi i lojërave te Tajvani kthehet në fushëbetejë…

Para 20 orësh

Kreu i shtetit deklaroi se Ministrja e Drejtësisë e ka humbur besimin e tij si President i Republikës dhe pret që Etilda Gjonaj të japë dorëheqjen dhe të përballet me drejtësinë si ish-ministre.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Të gjithë qytetarët shqiptarë dhe partneritetet ndërkombëtare u njohën dje me veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit flagrant të kryera nga institucionit të ministrit të Drejtësisë, lidhur me KED. Provat do ia dorëzojmë SPAK, ku rezulton se është përfshirë drejtpërdrejtë Etilda Gjonaj, por dhe funksionarë të lartë të këtij institucioni, në varësi të saj, në llogari të skenarit mafioz të kapjes së Gjykatës Kushtetuese. Gjonaj ka urdhëruar Sekretarin e Përgjithshëm të dërgonte për botim në Fletoren Zyrtare një vendim, që duhet botuar vetëm në faqen e Gjykatës Kushtetuese. Ministrja nuk ka asnjë rol të dërgojë aktet e KED për botim. Ka urdhëruar botimin pa ia kërkuar askush. Ministrja ka shpërdoruar detyrën, falsifikim dhe ndërhyrje e paligjshme në proces. Brenda ditës së hënë do depozitoj pranë SPAK kallëzimin penal ndaj ministres Etilda Gjonaj dhe jo vetëm”,- deklaroi Presidenti Meta.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në konferencën për shtyp, tha edhe se në botë ka Republikë pa Kryeministër por pa President nuk ka. Meta theksoi se dekretet e tij i mbështet populli shqiptar. ”Në Republikën e Shqipërisë ka shumë shqiptarë të ndershëm që shtiren si rilindas. Pasi sigurojnë bukën e gojës së fëmijëve. Jam i bindur se të gjithë qytetarët shqiptarë, atyre që u ka ngelur sado pak dinjitet shqiptari. Pasi jam i sigurt se shumica e tyre janë të dinjitetshëm, janë më presidentin e Republikës në këtë betejë për të mbrojtur integritetin e republikës, si vend garant për Kushtetutën. Ajo është gjakosur, përdhunuar kaq shumë. Do të jenë në 2 mars bashkë me presidentin e Republikës për t’i treguar këtij grupi kriminal dhe kësaj celule mafioze dhe në ministrinë e Drejtësisë, që ka bërë lajme të papara kur sekuestrojnë ndonjë makinë apo bëjnë sikur vrapojnë për të ndjekur paratë. Në mënyrë më skandaloze, ministria që duhet të japë shembull, që të zbatojë ligjin… Jam i bindur se dekretet e mia i respekton populli shqiptar. Ka Republikë pa kryeministër, por jo pa president. Mbi presidentin është gjykata dhe Kushtetuta, që janë të barasvlershme. Mbi kushtetutën është populli”,- tha Presidenti.

Pas denoncimit të Presidentit Ilir Meta ka ardhur reagimi i Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. “E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre! Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit  botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër”,- shkruan Etilda Gjonaj në një reagim në Facebook.

E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre!

— Etilda Gjonaj (@GjonajEtilda) February 21, 2020

LEXONI EDHE…

  • PD: Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën. SPAK të nisë hetimet

  • Ylli Manjani: Të gjithë në PS e pranojnë që kanë shkelur Kushtetutën

  • Bushati: Reforma në drejtësi, kjo gërmadhë që na e shesin si histori suksesi

  • Deputeti: Gjonaj që nuk drejton dot as drejtorin e Burgjeve, akuzon Presidentin

  • SPAK bëjë arrestime për dosjen e Gjykatës Kushtetuese, falsifikimet janë haptazi kriminale

Etiketat e lidhura

ilir metaPresidenti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 16 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 20 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.