Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Presidenti Meta: Duhet plan për rimëkëmbjen ekonomike e konsensus i gjerë politik

Presidenti Meta: Duhet plan për rimëkëmbjen ekonomike e konsensus i gjerë politik

Kryesore
E martë, 17 Dhjetor 2019 11:35
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, deklaron se dëmet që shkaktoi tërmeti katastrofik i 26 nëntorit duhet të vlerësohen sa më shpejt nga qeveria, në mënyrë që të realizohet rimëkëmbja nga kjo katastrofë.

Kreu i shtetit kërkon transparencë për menxhimin e fondeve për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE...

Para 1 ore
Meta-Veliaj në burg si “koka turku” për në BE!?

Meta-Veliaj në burg si “koka turku” për në BE!?

Para 2 orësh
Protesta!

Protesta!

Para 3 orësh

Në një intervistë për “Panorama”, Presidenti Meta shprehet se “Është e rëndësishme që të kuptohet se dëmet do të paguhen nga taksapaguesit shqiptarë dhe të huaj. Qeveria nuk paguan. Qeveria vlerëson nevojat, ndërton strategjinë dhe menaxhon fondet në bazë të prioriteteve. Sa më e gatshme të jetë qeveria për transparencë dhe llogaridhënie në menaxhim, aq më i suksesshëm do të jetë ky proces i rindërtimit dhe i rikuperimit të pasojave nga tërmeti.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjithashtu, kreu i shtetit kërkon edhe rialokimin e disa investimeve publike të financuara direkt apo dhe në formën e projekteve PPP, të cilat mund të gjykohen që nuk kanë karakter emergjent. Kreu i shtetit i kërkon qeverisë që të menaxhojë me transparencë sa më të madhe fondet që vetë taksapaguesit shqiptarë dhe ata të huaj do të japin për të rindërtuar zonat e dëmtuara nga tërmeti, duke i kujtuar asaj se dëmet paguhen nga taksapaguesit dhe jo qeveria.

Cilat duhet të jenë mënyrat e financimit të nevojave të rimëkëmbjes ekonomike?

Rimëkëmbja ekonomike, mbas një tërmeti të këtij niveli, do të jetë e kushtueshme, një ndërmarrje komplekse dhe sigurisht që do të kërkojë bashkëpunimin e të gjithë aktorëve ekonomikë dhe politikë, institucioneve qeverisëse, sektorit privat, organizatave joqeveritare dhe individëve.

Burimet financiare duhet të mbulojnë: Shpenzime për nevojat emergjente; Ndërtimi dhe riparimi i banesave; Ndërtimi dhe riparimi i infrastrukturës publike, spitale, shkolla etj; Shpenzime për mbështetjen sociale të familjeve të dëmtuara nga tërmeti;  Shpenzime për mbështetjen ekonomike dhe fiskale nga humbjet e shkaktuara; Në mungesën e një programi kombëtar të sigurimit, financimi i nevojave do të duhet të vijë kryesisht nga qeveria qendrore dhe lokale, si dhe donatorët e brendshëm dhe të huaj. Financimi nga burimet e brendshme i jep më shumë kredibilitet angazhimit të institucioneve qeverisëse kundrejt qytetarëve dhe donatorëve. Mënyrat e financimit të nevojave mund të jenë: Rialokimi i disa shpenzimeve të planifikuara për vitin 2020 për fondin e emergjencës;  Rialokimi i disa investimeve publike të financuara direkt apo dhe në formën e projekteve PPP, të cilat mund të gjykohen që nuk kanë karakter emergjent; Rialokimi i huave me terma të buta nga Banka Botërore për nevojat e emergjencës. Mbështetje nga Fondi Monetar Ndërkombëtar;  Mbështetje nga Bashkimi Europian; Donacione nga donatorë të brendshëm dhe të huaj; Kontributi nga organizimi i konferencës së donatorëve me qëllim të sigurimit të fondeve shtesë si në vlerë apo dhe në natyrë, nga donatorë të ndryshëm që do të duhet të ftohen si: Donacione nga Asistenca Europiane e Emergjencave; Donacione nga organizatat e Kombeve të Bashkuara; Organizatat humanitare; Donacione në formën e ndihmës bilaterale.

Cila do të ishte mënyra më e mirë që të mblidheshin sa më shumë fonde në funksion të tejkalimit të pasojave të tërmetit?

E rëndësishme është që sigurimi maksimal i fondeve do të kërkojë: (i) një konsensus të gjerë politik (ii) një besim mbi angazhimin real të institucioneve shqiptare për rimëkëmbjen ekonomike (iii) sigurimin e shpejtë të fondeve për arsye të emergjencave të tjera që mund të shfaqen. Për të pasur konferencë të donatorëve të suksesshme do të duhet:

– Përgatitja dhe hartimi i një dokumentacioni të plotë me vlerësime realiste të dëmeve dhe humbjeve të shkaktuara nga tërmeti;

– Ndarja sipas kategorive e dëmeve të shkaktuara, si dhe prioritetet e mbulimit të nevojave;

– Hartimi i një strategjie të besueshme të rindërtimit në kohë dhe të detajuar sipas prioriteteve;

– Nevojën e një konsensusi të institucioneve qeverisëse, partive politike si dhe organizatave joqeveritare;

– Angazhimin financiar, në radhë të parë i qeverisë, i miratuar me ligj mbi fondet e rindërtimit që do të vihen në dispozicion;

– Struktura ekzekutive transparente dhe që gëzojnë një besim në zbatimin e strategjisë së miratuar dhe përdorimit të fondeve;

– Përgatitjen me transparencë të një raporti të përditësuar të fondeve të dhuruara nga donatorët në vlerë dhe në natyrë;

– Mundësisht, mbledhjen e fondeve dhe transferimin e tyre në një llogari të vetme të Qeverisë;

– Përgatitjen e një plani të rindërtimit sipas një kalendari transparent dhe raportimin e zbatimit të tij;

– Përgatitjen me transparencë të procesit të prokurimit dhe shpenzimeve të fondeve për rimëkëmbjen ekonomike dhe rezultateve të arritura;

– Ngritjen e një komisioni për auditimin dhe vlerësimin e përdorimit të fondeve të rimëkëmbjes. /Panorama

Etiketat e lidhura

ilir meta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 32 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 36 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.