Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 23:00 Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë Barcelona merr një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Atletico Madridin me rezultatin 1-2 në “Metropolitano”. Katalanasit triumfuan në një përballje të drejtpërdrejtë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Pse Richard Hodges te ceremonia zyrtare e Deas së Butrintit?!

Pse Richard Hodges te ceremonia zyrtare e Deas së Butrintit?!

Kultura
E diel, 13 Shtator 2026 21:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Auron Tare-

“Dea, Butrinti dhe një prani që ngre pikëpyetje”

Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë organizoi së fundmi ceremoninë e rikthimit të bustit të Deas në Butrint, pasi për dekada ai kishte qenë i ekspozuar në Muzeun Kombëtar në Tiranë, që prej vitit 1981.

Në pamje të parë, një ceremoni e tillë është një ngjarje kulturore e mirëpritur. Rikthimi i një prej figurave më të njohura të arkeologjisë shqiptare në vendin e saj është, në vetvete, një akt simbolik.

Por në këtë ceremoni kishte edhe një prani që meriton vëmendje: arkeologun britanik Richard Hodges.

Hodges nuk është një emër i panjohur për Shqipërinë. Për rreth tri dekada ai është përfshirë në kërkimet arkeologjike në vend dhe veçanërisht në studimet mbi Butrintin. Pikërisht për këtë arsye, prania e tij në një ceremoni zyrtare të Ministrisë së Kulturës nuk mund të shihet vetëm si një detaj protokollar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nëse janë të sakta deklarimet publike që Hodges ka bërë në ligjërata universitare jashtë Shqipërisë – disa prej të cilave sot nuk gjenden më në YouTube – atëherë kemi një çështje që kërkon sqarim.

Në këto ligjërata, Hodges ka paraqitur një interpretim jashtëzakonisht të debatueshëm të krijimit të shtetit shqiptar dhe të historisë së Jugut të Shqipërisë, duke e përshkruar Shqipërinë në terma që ngrenë pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si ai e koncepton historinë politike të këtij vendi. Ndër të tjera, në këtë kuadër është paraqitur edhe ideja se krijimi i shtetit shqiptar nga Fuqitë e Mëdha u shoqërua me përzënien e popullsive greke nga Jugu.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Këtu nuk kemi të bëjmë më me një debat thjesht akademik mbi një periudhë të historisë. Kur një studiues i huaj, i cili ka fituar një autoritet të konsiderueshëm në Shqipëri për shkak të punës së tij arkeologjike, shpreh publikisht interpretime të tilla, është legjitime të kërkohet të dihet se cilat janë burimet, argumentet dhe kufijtë e këtyre interpretimeve.

Mund t'ju interesojë

SPAK po heton pasurinë e ish-drejtores së SHISH, Vlora Hysenit

SPAK po heton pasurinë e ish-drejtores së SHISH, Vlora Hysenit

Para 4 orësh
Protesta para kryeministrisë nuk ndalon

Protesta para kryeministrisë nuk ndalon

Para 4 orësh
PD dhe PS rikthehen te “Zgjedhorja”, të hënën mblidhet Komisioni i Posaçëm

PD dhe PS rikthehen te “Zgjedhorja”, të hënën mblidhet Komisioni i Posaçëm

Para 5 orësh

Dhe ka një pyetje tjetër, edhe më interesante.

Hodges njeh mirë historinë e Jugut të Shqipërisë. Ai njeh Butrintin, njeh dokumentacionin arkeologjik dhe ka qenë për dekada në kontakt me shtresat historike të këtij territori. Ai nuk mund të mos jetë në dijeni të Çështjes Çame. Por, nëse gjatë gjithë këtyre viteve kjo çështje nuk ka zënë një vend të dukshëm në narrativën e tij publike mbi historinë e Jugut, atëherë edhe kjo heshtje mund të bëhet objekt diskutimi.

Natyrisht, qëndrimet politike apo historike të një studiuesi janë qëndrime personale. Askush nuk duhet të gjykohet për mendimin e tij vetëm sepse ai është i pakëndshëm për ne.

Por problemi ndryshon kur i njëjti studiues shfaqet në krah të institucioneve shtetërore shqiptare si autoritet në trashëgiminë kulturore.

Sidomos kur bëhet fjalë për Butrintin.

Këtu historia pushon së qeni një debat abstrakt akademik. Ajo lidhet me mënyrën se si Shqipëria e paraqet veten, territorin e saj dhe trashëgiminë e saj kulturore.

Edhe marrëdhënia e Hodges me arkeologjinë shqiptare dhe me studiues shqiptarë si Neritan Ceka meriton të kujtohet. Për vite me radhë ka ekzistuar një përplasje e fortë, ku personalisht kam qenë dëshmitar i dorës së parë, rreth pengesave që Hodges i krijonte prof. Neritan Cekës për ta penguar që ai të gërmonte në Butrint. Përplasjet akademike janë normale. Por ato bëhen çështje publike kur një studiues që ka qenë pjesë e këtyre betejave fiton më pas një rol të rëndësishëm në mënyrën se si interpretohet dhe prezantohet trashëgimia shqiptare.

Prandaj, pyetja nuk është nëse Richard Hodges duhet të jetë apo jo në një fotografi me ministrin e Kulturës.

Pyetja është shumë më serioze:

Kush e shkruan sot historinë e Butrintit?

Dhe, akoma më e rëndësishme:

Me çfarë historie të Jugut të Shqipërisë po ndërtohet narrativa e re kulturore që institucionet shqiptare po u paraqesin shqiptarëve dhe botës?

Nëse një pjesë e kësaj historie ndërtohet nga studiues të huaj, kjo nuk është domosdoshmërisht problem. Shkenca nuk ka kombësi.

Por trashëgimia shqiptare nuk mund të mbrohet duke zëvendësuar një histori zyrtare me një tjetër histori të importuar.

Ajo kërkon diçka shumë më të thjeshtë dhe shumë më të vështirë: dokumente, transparencë, debat dhe respekt për kompleksitetin e historisë së këtij vendi.

Dea mund të kthehet në Butrint.

Por bashkë me të nuk duhet të kthehet edhe një mënyrë e vjetër e të shkruarit të historisë: ajo ku arkeologjia përdoret për të krijuar një narrativë politike, ndërsa pyetjet e pakëndshme lihen jashtë kornizës.

Për më shumë, çdokush mund të dëgjojë leksionet e prof. Hodges dhe të gjykojë vetë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë
Para 1 ore

Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë

Juventus shpëton nga humbja ndaj Fiorentinës, e “nderon” Vicario
Para 2 orësh

Juventus shpëton nga humbja ndaj Fiorentinës, e “nderon” Vicario

Fisnik Asllani shënon dhe asist në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, Hoffenheim mund Schalke 04
Para 2 orësh

Fisnik Asllani shënon dhe asist në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, Hoffenheim mund Schalke 04

George Scholey thyen rekord botëror: Vrapon një milje duke zgjidhur katër kuba të Rubikut
Para 2 orësh

George Scholey thyen rekord botëror: Vrapon një milje duke zgjidhur katër kuba të Rubikut

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 4 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 11 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

3 Vajza me shami si heroinë në Protestë!
Para 18 orësh

Vajza me shami si heroinë në Protestë!

4 Kryetarët e opozitës ruajnë partitë, Rama ruan pushtetin!
Para 7 orësh

Kryetarët e opozitës ruajnë partitë, Rama ruan pushtetin!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.