Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 28 Tetor 2026, 06:48 Izrael: Sondazhet e para tregojnë barazim mes blloqeve Sondazhet e para të publikuara nga rrjetet kryesore televizive të Izraelit tregojnë një barazim mes bllokut qeverisës të Benjamin Netanyahut dhe grupimit opozitar të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Izrael
  • Buxheti 2027
  • Zgjedhjet vendore
  • Berisha dhe PD
  • Grida Duma
  • Flavio Bolsonaro
  • Erion Veliaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Qytetarët shpërthejnë kundër Ramës: Mëso nga Kosova si bëhen zgjedhjet

Kryesore
E hënë, 7 Tetor 2019 15:35
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zgjedhjet e mbajtura dje në Kosovë ishin një model pozitiv për gjithë shtetet e tjera të rajonit dhe sidomos për Shqipërinë. Qytetaria e treguar gjatë fushatës elektorale, në procesin e votimit dhe shpejtësia e nxjerrjes së rezultatit, tregojnë se shteti më i ri në Ballkan ka institucione të konsoliduara, njëlloj si çdo vend me demokratik perëndimor. Brenda ditës u zhvilluan votimet më korrekte dhe po brenda ditës u numëruan votat, me asnjë incident serioz. Mjaftojmë në kujtojmë se nëse zgjedhjet do ishin mbajtur në Shqipëri, sot do flisnim ende për manipulimet dhe numërimi nuk do kish nisur ende. Pa përmendur që modeli i zgjedhjeve në Shqipëri njeh dhe procese të turpshme, si i ai 30 qershorit, që as vetë socialistët nuk i quajnë sot zgjedhje.

Teksa Kosova, një vend me probleme serioze me pakicën serbe, na tregoi sesi funksionon një shtet demokratik, për zgjedhjet atje ka ardhur dhe urimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. “Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare. Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën”,- shkroi kreu i qeverisë shqiptare më Twitter. Është i njëjti kryeministër që zgjedhjet me një parti të vetme, sipas stilit komunist, i quan normale. Është po ky kryeministër, që të vetmin premtim që bëri më 30 qershor ishte burgosja e kundërshtarëve politikë dhe e qytetarëve që kërkonin zgjedhje normale. Është po ky kryeministër është gati ta çojë vendin në kaos dhe përplasje, vetëm që të mos bëhen zgjedhje të parakohshme.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Izrael: Sondazhet e para tregojnë barazim mes blloqeve

Izrael: Sondazhet e para tregojnë barazim mes blloqeve

Para 4 minutash
Shaka e Trump: Me 5,000 dollarë, vetëm ‘një hamburger dhe një ëmbëlsirë e vogël’ në klubin e tij

Shaka e Trump: Me 5,000 dollarë, vetëm ‘një hamburger dhe një ëmbëlsirë e vogël’ në klu...

Para 5 minutash
Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

Para 9 orësh

Gjatë kohës që Tirana mbytej me gaz lotsjellës, qytetarët rriheshin nga policia dhe protestuesit e opozitës përfundonin në burgje sepse kërkonin zgjedhje të parakohshme në Shqipëri, në Kosovë homologu i Ramës, Ramush Haradinaj e zgjidhi krizën në shtetin e tij duke çuar qytetarët në zgjedhje të parakohshme.  Shqipëria po degradon institucionet, po humbet miliarda nga ekonomia në këtë krizë dhe po largohet gjithnjë e më shumë nga BE, vetëm sepse Edi Rama nuk bëri as çerekun e asaj që bën drejtuesit e institucioneve në Kosovë; zgjedhjet e parakohshme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sot teksa Edi Rama uron qytetarët dhe fituesit në Kosovë, Shqipëria ndodhet edhe më shumë në krizë politike. Ndaj më shumë se reagimet e politikës dhe analizave të stërholluara, vlen të shihen komentet e qytetarëve në rrjetet sociale. Në adresën e Edi Ramës, janë më mijëra qytetarët që i kërkojnë kryeministrit të që të bëjë minimumin e asaj që na tregoi këto ditë Kosova.

Qytetarë të ndryshëm i sugjerojnë kreut të qeverisë të “mësojë nga Kosova sesi bëhen zgjedhjet”.

Disa nga komentet e qytetarëve në rrjetet sociale për Edi Ramën:

Toni. L.: T’ju vijnë marre ju politikanëve shqiptarë, që s’keni fytyrë dhe nuk mund ta bëni një gjë të tillë!

Ardi. B.: Mëso o trim i gjatë . Kështu bohen zgjedhjet

Fidar. A.: E kuptove ku na ke lënë kryeministër?

Edi. S.: Një shembull i përkryer për tu ndjekur me 13 tetor! Democracy dies  in darkness… some bring the darkness to democracy ahead of time. Democracy forever for Albania ??.

Oltjan. C.: Inshallah kosova po na jep pashaporta, se ne Shqiprië është bërë ‘97 prap.

Gëzim. R.: Merrni mësim edhe ju.

Zena. Q. : Mend për herë tjetër, ta mësosh si të bëj zgjedhje i vetëm Albini.

N. Z: Kosova na tregoi se rezultate e votimit në vitin 2019 dalin për pak orë. Jo si në Shqipëri duhet 1 muaj. Urime Kosova!

Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare🇽🇰Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën🤝

— Edi Rama (@ediramaal) October 7, 2019

Etiketat e lidhura

edi ramaKosovevotime
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Izrael: Sondazhet e para tregojnë barazim mes blloqeve
Para 4 minutash

Izrael: Sondazhet e para tregojnë barazim mes blloqeve

Shaka e Trump: Me 5,000 dollarë, vetëm ‘një hamburger dhe një ëmbëlsirë e vogël’ në klubin e tij
Para 5 minutash

Shaka e Trump: Me 5,000 dollarë, vetëm ‘një hamburger dhe një ëmbëlsirë e vogël’ në klubin e tij

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas IPO-së rekord
Para 6 minutash

Aksionet e Jio Platforms, të mbështetura nga Meta dhe Google, rriten mbi 21% në debutimin tregtar pas ...

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 8 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

Më të lexuarat

1 Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika
Para 9 orësh

Berisha tregon kushtin për t’u larguar përfundimisht nga politika

2 Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj
Para 8 orësh

Lajmet për shëndetin e saj bënë xhiron e rrjetit, Grida Duma tregon për gjendjen e saj

3 Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta
Para 9 orësh

Komentuesi i shkruan: 240 mijë euro shpi me 1 vit deputete! Zegjine Çaushi tregon si qëndron e vërteta

4 Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant
Para 9 orësh

Sherr për protestën dhe qeverinë/ Dudushi: Sillesh si emigrant i dorës së dytë! Shehaj: Militant

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.