Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar, ku ka bërë një përmbledhje të punëve dhe sfidave me të cilat grupi është përballur në sesionin e shkuar.
Në fjalën e tij, ndër të tjera Rama tha se puna që e pret qeverinë gjatë 2026 është e veçantë, për shkak të futjes së vendit tonë në negociata intensive me BE-në.
“Sot jemi këtu për të një mbledhje të grupit parlamentar së bashku me qeverinë për të çelur sesionin e ri parlamentar duke u përpjekur se bashku që nga njëra anë të bëjmë një përmbledhje të punës dhe të sfidave që grupi ka hasur në sesionin e mëparshëm që ishte edhe sesioni i parë i kësaj legjislature, dhe nga ana tjetër për të vendosur disa piketa të përbashkëta në kushtet kur puna që kemi përpara këtij vit është e një natyre të veçantë për shkak të futjes së Shqipërisë në fazën më intensive të negociatave me BE dhe domosdoshmërisë që në një hartë të shkurtër prej 3 vitesh Shqipëria të përmbushë kushtet për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit, sikur e kemi të qartë nga plani që kemi në tryezë i dakordësuar me BE-në”, tha Rama.
