Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 09:03 Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin Trajneri i Francës, Zinedine Zidane, ka mohuar zërat për një përplasje me Kylian Mbappe, duke konfirmuar se sulmuesi i Real Madridit nuk do të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tedi Blushi: Kushdo që bllokon ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do të zhgënjehet shumë rëndë

Kryesore
E shtunë, 9 Nëntor 2019 20:39
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidenti të Republikës, Ilir Meta ka reaguar sot lidhur me vonesat e institucioneve dhe Kuvendit për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese. I pyetur nga mediat se kur do të dekretohet nga Presidenti emri i ri i anëtarit të Kushtueses, Blushi sqaron se është në dorë të Kuvendit që të vazhdojë procedurat ligjore, për vijuar me pas me zbatimin e ligjit nga ana e Presidentit.
Duke folur për tentativat që po bëhen këto ditë nga mazhoranca për bllokimin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese, Blushi shprehet se Presidenti i Republikës ka qenë dhe do të jetë garant që i gjithë procesi i ripërtëritjes Gjykatës Kushtetuese të mos dëmtohet nga askush dhe që kjo Gjykatë të jetë sa më shpejt funksionale.
“Cilido që ushqen iluzione se duke provokuar dhe duke bllokuar me tej ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do arrijë përfitime afatshkurtra politike, do të zhgënjehet shumë rëndë”,- shprehet Blushi.
Reagim i plotë i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, Tedi Blushi:
“Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i pyetur nga gazetarët se kur Presidenti Meta do të emërojë gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe qëndrimet e bëra publike deri më tani për këtë proces, bën me dije se:
“Funksionimi normal dhe pa asnjë ndërprerje i Gjykatës Kushtetuese është një nga çështjet dhe aspektet më të rëndësishme të respektimit të shtetit të së drejtës dhe të drejtave e lirive themelore të njeriut në një shoqëri demokratike.
Fatkeqësisht vendi ynë prej gati dy vitesh po përballet me një situatë paradoksale ku Gjykata Kushtetuese është krejtësisht jashtë funksionit dhe kjo ka sjellë shumë probleme.
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta në qëndrimet e tij ka qenë shumë i qartë dhe transparent kur ka bërë publike fakte të pakundërshtueshme që provojnë se cilat ishin qëllimet, kujt i interesonte, si dhe kush e bllokoi procesin e ngritjes së kësaj Gjykate për dy vite radhazi (2017-2018).
Fatmirësisht falë dhe përpjekjes së vazhduar të Presidentit të Republikës, tashmë jemi në fazën finale ku Kuvendi dhe Presidenti do të emërojnë në ditët në vijim edhe 3 (tre) anëtarët e tjerë të Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkohë që anëtari i parë i saj i kësaj Gjykate është emëruar nga Presidenti që në datën 15 tetor dhe aktualisht është në detyrë. Nuk ekziston asnjë individ apo institucion sipas Kushtetutës e ligjit, që t’i imponojë Presidentit të Republikës të shkelë Kushtetutën, që në këtë rast është shumë e qartë.
Në nenin 179 pika 2 dhe 12, Kushtetuta përcakton se:
“2. Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në Gjykatën Kushtetuese emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.”
“12…. Me krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Presidenti emëron gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, sipas nenit 136 të Kushtetutës. Presidenti plotëson vakancën e parë në Gjykatën Kushtetuese sipas paragrafit 2, të këtij neni, dhe nenit 125 të Kushtetutës.”.
Presidenti i Republikës është në pritje që Kuvendi në datë 11 nëntor 2019 të votojë në seancë zgjedhjen e anëtarit të dytë të Gjykatës Kushtetuese dhe menjëherë sipas radhës që dikton Kushtetuta dhe ligji do të dekretojë emërimin e anëtarit tjetër të Gjykatës Kushtetuese që do të plotësojë vendin vakant të ish-gjyqtares, znj.Altina Xhoxhaj.
Presidenti i Republikës në veprimtarinë tij ka treguar se ka qenë garant i Kushtetutës dhe do të vazhdojë të ushtrojë këtë rol edhe përgjatë procesit të ringritjes së Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që i gjithë procesi i ripërtëritjes së saj të mos dëmtohet nga askush dhe që kjo Gjykatë të jetë sa më shpejt funksionale, e aftë për të marrë vendime në mënyrë që t’i japë zgjidhje një sërë çështjeve që shqetësojnë të gjithë jetën shoqërore në vend.
Cilido që ushqen iluzione se duke provokuar dhe duke bllokuar me tej ngritjen e Gjykatës Kushtetuese do arrijë përfitime afatshkurtra politike, do të zhgënjehet shumë rëndë.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë është shumë e qartë për këtë çështje dhe Presidenti po kaq i qartë dhe i vendosur në respektimin e saj“.

Mund t'ju interesojë

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

Para 15 orësh
Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të d...

Para 17 orësh
BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Para 17 orësh

Ditën e sotme, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka bërë publike renditjen e katër kandidatëve që garojnë për një vend në Gjykatën Kushtetuese. Sipas pikëzimit, emri i parë është i Arta Vorpsit që ka arritur të sigurojë 89 mijë e 642 pikë.  Më pas në listë janë Fiona Papajorgji me 88.785 pikë, Elsa Toska me 85.428 pikë dhe Marsida Xhaferllari me 82.000 pikë. Në këtë procedurë rezulton se nuk është respektuar e drejta e kreut të shtetit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dy ditë më parë, Presidenti deklaroi se nuk mund të vijonte procedura e emërimeve, pasi KED i kishte sjellë të njëjtat emra që ishin më parë në garë.

Etiketat e lidhura

Gjykata Kushtetueseilir metaTedi Blushi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin
Para 6 minutash

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit
Para 6 minutash

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar
Para 8 minutash

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habita...

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 1 ore

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 12 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.