Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:01 Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s Agjencitë amerikane të inteligjencës dyshojnë se Alice Huang, e lidhur me ish-drejtorin e Nvidia-s Jensen Huang, kishte kontakte me Ministrinë e Sigurisë Shtetërore të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Tërmet 7.6 ballësh! Tmerr dhe rrugë të çara, shtëpi të fundosura

Tërmet 7.6 ballësh! Tmerr dhe rrugë të çara, shtëpi të fundosura

Bota
E hënë, 1 Janar 2024 13:16
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Agjencia Meteorologjike japoneze raportoi për më shumë se një duzinë tërmetesh në brigjet e ishullit Ishikawa dhe prefekturave përreth, pak pas orës 16:00 sipas kohës lokale, një prej tyre me një fuqi prej 7.6 shkallësh.

Agjencia lëshoi një paralajmërim për një cunami të madh në Ishikawa dhe paralajmërime ose këshilla për cunami të shkallës më të ulët për pjesën tjetër të bregut perëndimor të ishullit Honshu, si dhe për zonat përreth ishullit kryesor, Hokkaido.

Transmetuesi publik japonez NHK paralajmëroi se valët e ujit mund të arrijnë deri në 5 metra dhe u bëri thirrje banorëve të largohen sa më shpejt të jetë e mundur në pika më të larta ose në maja ndërtesash aty pranë.

Televizioni NHK tha se valët e cunamit mund të vazhdojnë të kthehen dhe paralajmërimet po vazhdonin të transmetoheshin disa orë pas alarmit fillestar. Disa pasgoditje tronditën gjithashtu rajonin.

Zëdhënësi i qeverisë Yoshimasa Hayashi, tha se ishte thelbësore që banorët në zonat bregdetare të largoheshin nga cunami që po afrohej.

“Çdo minutë ka rëndësi. Ju lutemi evakuohuni menjëherë në një zonë të sigurt”, tha ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Të paktën gjashtë shtëpi u dëmtuan nga tërmetet dhe brenda tyre kanë mbetur njerëz të bllokuar. Një zjarr shpërtheu në qytetin Wajima të prefekturës Ishikawa dhe më shumë se 30 mijë familje mbetën pa energji elektrike, tha zëdhënësi Hayashi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai tha se nuk janë konfirmuar raporte për të vdekur apo të plagosur, duke theksuar se situata është ende e paqartë. Ushtria japoneze po merr pjesë në përpjekjet e shpëtimit, tha ai.

Mund t'ju interesojë

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Para 40 minutash
Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Para 13 orësh
BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Para 16 orësh

Pamjet e transmetuara nga media japoneze shfaqën njerëz që vraponin nëpër rrugë dhe tymin që dilte nga zjarri në një lagje banimi. Fotot treguan një turmë njerëzish, duke përfshirë një grua me një foshnjë në shpinë, duke qëndruar pranë çarjeve të mëdha në trotuar.

Trenat e shpejtë në zonë u ndaluan. Pjesë të autostradës u mbyllën dhe tubat e ujit shpërthyen, sipas televizionit NHK. Disa shërbime të telefonisë celulare në rajon ishin jashtë funksionit.

Agjencia Meteorologjike tha në një konferencë shtypi se më shumë tërmete të mëdha mund të godasin zonën gjatë javës së ardhshme, veçanërisht në dy ose tre ditët në vijim.

Paralajmërime për cunami janë lëshuar gjithashtu për disa pjesë të Koresë së Veriut dhe Rusisë. Zyrtarët rusë lëshuan një alarm për cunami në ishullin Sakhalin, duke paralajmëruar se zonat në gjithë bregun perëndimor të ishullit mund të preken nga dallgët.

Në Korenë e Jugut, agjencia meteorologjike u bëri thirrje banorëve në disa qytete bregdetare lindore të vëzhgojnë ndryshimet e mundshme në nivelet e detit. Valët e cunamit që godasin më vonë mund të jenë më të mëdha se ato fillestare.

Qeveria japoneze ka ngritur një qendër të posaçme të emergjencës për të mbledhur informacion mbi tërmetet dhe cunamin dhe për t’i informuar shpejt banorët për të garantuar sigurinë, u tha gazetarëve kryeministri Fumio Kishida, i cili përsëriti paralajmërimin për evakuim të menjëhershëm nga zonat e prekura.

Japonia është një vend jashtëzakonisht i prekur nga tërmetet. Në mars të vitit 2011, një tërmet i madh dhe cunami shkaktuan dëme të rënda në një central bërthamor. Zëdhënësi i qeverisë Hayashi u tha gazetarëve se centralet bërthamore në zonën e prekur nuk raportuan ndonjë dëm të hënën./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s
Para 10 minutash

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 33 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë
Para 40 minutash

Investimet teknologjike në Portugali arrijnë 910 milionë dollarë

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 3 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 18 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.