Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 08:39 Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime? Më 13 nëntor, Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për të njëjtin ligj që presidentja Justina Shiroka Pula ia ktheu për rishqyrtim në tetor.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Terror policor te “Unaza e Re”. Kryemadhi, Ramës: Je kthyer në armikun e shqiptarëve

Kryesore
E diel, 13 Tetor 2019 23:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar ashpër për arrestimet e kryera gjatë dy ditëve të fundit nga policia te Unaza e Re. Kryetarja e LSI shprehet se vetëm për shkak se qytetarët protestojnë, në burgje janë futur në 48 orë 21 banorë të Unazës së Re.

Kryemadhi shprehet se Kryeministri Edi Rama dhe çdo drejtues policie që ka zbatuar urdhrin për arrestime dhe terror do të mbajë përgjegjësi. Kryemadhi ka dhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama. “Armikut të shqiptarëve, Edi Ramës dua t’i kujtoj se me këto veprime prej Tonton Makutesh, nuk mund t’i gjunjëzojë shqiptarët. Paaftësia jote për të qeverisur, makutëria jote për të vjedhur, urrejtja që ke ndaj qytetarëve dinjitarë nuk mund të mbahen me pranga.
Shqiptarët do të të japin shumë shpejt atë që meriton”,- deklaron kryetarja e LSI.

Mund t'ju interesojë

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet...

Para 9 orësh
Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 10 orësh
Kryeministri Rama në Irlandë: “Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”

Kryeministri Rama në Irlandë: “Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”

Para 12 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mesazhi i plotë i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi:

Sonte në mbrëmje Qeveria e PPP dhe e krimit të organizuar rrëmbeu nga familjet e tyre 15 qytetarë.
Numri i arrestimeve dy ditët e fundit shkon në 21 qytetarë të pafajshëm.
Kaq shumë shqiptarë të arrestuar. Në dy ditë, për një të drejtë që ua njeh Kushtetuta dhe Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut, atë të protestës, nuk janë arrestuar as nga juntat ushtarake në botë. Sonte qeveria e Rilindjes ka kthyer Policinë e Shtetit në krah të dhunës ndaj qytetarëve të lirë. Sonte anëtarë të policisë të veshur civilë kanë ushtruar terror tek çdo familje shqiptare me arrestime që na kujtojnë policitë sekrete të diktaturave.
Urrejtja e Edi Ramës ndaj shqiptarëve është i vetmi motiv që e mban në këmbë këtë qeveri.
Sonte duhet të ishin në burg Edi, Damiani, Afrimi, “sportelisti” për aferën korruptive të Unazës së Re. Këta që jo vetëm e çuan në 20 milion euro një kilometër rrugë, por patën guximin të falsifikonin edhe dokumentat e tenderit në mënyrën më të pa skrupullt.
Sonte Edi, Damiani dhe shërbëtorët e tyre ngërdheshen, tallen, hargalisen me arrestimet e këtyre qytetarëve, por nesër do të jenë shumë shpejt në bankën e të akuzuarve.
Sonte dhe mbrëmë, qeveria me anë të një ligji antikushtetues, të miratuar në parlamentin monist, ka arrestuar baballarë dhe djem familjesh dhqiptare me halle, që ditën punojnë në mënyrë të ndershme të mbajnë familjet gjallë dhe protestojnë për të mbrojtur në mbrëmje atë që është me e shenjta për çdo njeri me dinjitet, të ardhmen e familjes së tyre.
Dua t’i them çdo kujt që po shkel ligjin, që po kthehet nga polic i shtetit në një anëtar i bandës kriminale të Edi Ramës. Ju jap fjalën që do mbani përgjegjësi deri më një, për këtë dhunë dhe terror që po ushtroni ndaj qytetarëve të Shqipërisë.
Kjo paligjishmëri dhe antikushtetuetshmëri e ligjeve dhe e veprimeve të policisë private të Edi Ramës na e bëjnë akoma më imediate nevojën e Reformës reale në Drejtësi.
Ndërsa armikut të shqiptarëve, Edi Ramës dua t’i kujtoj se me këto veprime prej Tonton Makutesh, nuk mund t’i gjunjëzojë shqiptarët. Paaftësia jote për të qeverisur, makutëria jote për të vjedhur, urrejtja që ke ndaj qytetarëve dinjitarë nuk mund të mbahen me pranga.
Shqiptarët do të të japin shumë shpejt atë që meriton.
#ShqipëriaShtëpiaJuaj?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

LSIMonika KryemadhiPDPS
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?
Para 17 minutash

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”
Para 53 minutash

Van Hollen sfidon Schumerin për kreun e shumicës në Senat: “Populli amerikan bëri thirrje për ndryshim”

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe
Para 54 minutash

Mungesa e karburantit për avionët: Studimi i NATO-s paralajmëron rrezik në një luftë të madhe

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjap
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjap

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 10 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 17 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.