Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 2 Nëntor 2026, 23:00 Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës Artisti Bejta është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova 5. I njëjti që nga dalja në skenë, koncerte e projekte muzikore, ka marrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj-Rama
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet lokale
  • Kandidatura Tiranë
  • Gazmend Paja
  • Bejta
  • Partizani-Teuta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj-Rama
  • Takimi Gogu-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet lokale
  • Kandidatura Tiranë
  • Gazmend Paja
  • Bejta
  • Partizani-Teuta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Tri ditë përplasje si në luftë!

Tri ditë përplasje si në luftë!

Kryesore
E enjte, 15 Tetor 2026 19:43
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Tri ditë përplasje janë një alarm që kërkon përgjigje institucionale. Nëse zjarret dhe shkatërrimet po vazhdojnë edhe sonte, qytetarët kanë të drejtë të pyesin: kush po garanton sigurinë e tyre?

Protesta është e drejtë kushtetuese, por jo zjarr e djegie të çdo gjëje private. Djegia e një biznesi, shkatërrimi i një godine apo rrezikimi i kalimtarëve kërkojnë ndërhyrjen e ligjit. Asnjë qytetar nuk duhet të paguajë me pronën, punën apo shëndetin e tij çmimin e zemërimit të dikujt tjetër.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Policia duhet të veprojë me vendosmëri ndaj autorëve të dhunës. Duhet t’i identifikojë, të sigurojë provat dhe të ndalojë shkatërrimin. Ndërhyrja duhet të jetë e ligjshme dhe proporcionale, duke mbrojtur protestuesit paqësorë, gazetarët dhe veçanërisht të miturit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por edhe drejtuesit e shtetit duhet të japin llogari. Nuk mjafton të dalin përpara kamerave pasi dëmet janë bërë. Qytetarët presin mbrojtje në kohë dhe shpjegime për çdo dështim.

Mund t'ju interesojë

”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

Para 8 orësh
Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat që qëndroj pas protestave ose ik

Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat që qëndroj pas protestave ose ik

Para 12 orësh
“Historitë e çmendura të Tiranës” i Ben Blushit pritet me endje dhe interes të madh

“Historitë e çmendura të Tiranës” i Ben Blushit pritet me endje dhe interes të madh

Para 15 orësh

Qeveria duhet t’u përgjigjet kërkesave të të rinjve dhe t’i mbështesë me prova akuzat për organizimin e dhunës. Ndërkohë opozita me çdo kusht ta dënojë shkatërrimin e pronës private. Mbështetja për protestën nuk mund të shërbejë si strehë për ata që kryejnë akte të dhunshme.

Çdo i plagosur është një arsye më shumë për ta ndalur përshkallëzimin. Dialogu duhet të nisë me përfaqësues të besueshëm të protestuesve, ndërsa hetimi duhet të përcaktojë përgjegjësitë individuale për dhunën dhe për çdo abuzim policor.

Tirana është shtëpia dhe vendi i punës i qindra mijëra njerëzve ndaj nuk duhet djegur kryeqyteti.

KRONIKA E SOTME:

Seanca plenare e Kuvendit, e planifikuar për orën 10:00, është anuluar, ndërsa deputetët janë larguar nga godina, e cila ishte rrethuar nga forca të shumta policie në pritje të protestës së paralajmëruar nga studentët. Protestuesit janë mbledhur pranë Ministrisë së Arsimit dhe Kuvendit, ndërsa situata është përshkallëzuar sërish në Rrugën e Durrësit, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës, duke bërë që studentët dhe gjimnazistët të tërhiqen drejt sheshit “Skënderbej”.

Ndërkohë, protesta është shtrirë edhe në Korçë, ku të rinjtë kanë bllokuar bulevardin kryesor dhe janë drejtuar drejt Bashkisë, duke hedhur kapsolla. Më pas, situata është tensionuar pranë Drejtorisë Arsimore, ku janë thyer xhamat e godinës dhe janë hedhur sende në drejtim të saj. Policia ka ndërhyrë edhe pas tentativës së protestuesve për t’u futur në një gjimnaz.

Bojkoti i mësimit vijon edhe në Tiranë, ku gjimnazistët e “Petro Nini Luarasit” janë bashkuar me protestën, ndërsa nxënës në Kamëz kanë braktisur orët mësimore. Në Shkodër, studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja kanë bojkotuar sërish mësimin dhe kanë vendosur pankarta në shenjë solidariteti me protestuesit në kryeqytet.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 89 persona kanë marrë kujdes mjekësor pas protestës së djeshme: 61 efektivë policie dhe 18 protestues në Spitalin Universitar të Traumës, si dhe 10 pacientë në QSUT. Në Traumë vijojnë të jenë të shtruar katër policë dhe dy protestues, ndërsa një protestues dhe dy efektivë pritet t’i nënshtrohen ndërhyrjeve mjekësore. Dhjetë pacientët e trajtuar në QSUT janë larguar nga spitali.

Në reagimin e tij, Rama e cilësoi godinën e dëmtuar të Kolegjit të Europës si simbol të asaj që po ndodh në vend dhe deklaroi se aktet e dhunës, sipas tij, nuk përfaqësojnë studentët, por opozitën. Kreu i qeverisë u shpreh i gatshëm për dialog me të rinjtë, ndërsa paralajmëroi se kushdo që ka shkaktuar dëme do të përballet me ligjin. Ai akuzoi gjithashtu opozitën se synon ta largojë Shqipërinë nga rruga europiane.

Nga ana tjetër, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar mbështetjen për studentët dhe gjimnazistët, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë Rama, krijimin e një qeverie kujdestare dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, të lira dhe të ndershme. PD ka kërkuar gjithashtu shpërndarjen e Parlamentit aktual, duke pretenduar se nuk mund të ketë normalitet parlamentar përballë krizës politike dhe shoqërore.

Edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka dënuar përshkallëzimin e dhunës dhe dëmtimin e pronës publike e private, duke u bërë thirrje protestuesve të shmangin aktet e dhunshme. BE-ja ka theksuar se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe se dialogu konstruktiv është rruga për adresimin e shqetësimeve.

Ndërkohë vazhdon përplasja mes protestuesve dhe policisë në Bulevardin kryesor.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës
Para 7 orësh

Ndodh për herë të parë, Bejta shfaqet pa syze në publik me kërkesë të nënës

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 7 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 7 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 7 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

Më të lexuarat

1 Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Para 7 orësh

Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar

2 Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës
Para 7 orësh

Qori-Curri përplasen për letrën e Veliajt drejtuar Ramës

3 ”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj
Para 8 orësh

”Larg qoftë të më punësojë Lali Eri”, Arbër Hajdari reagon pas letrës nga Erion Veliaj

4 Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë garancie ka qytetari?
Para 7 orësh

Letra nga Veliaj, ish-ministrja Meksi: Nëse nuk respektohet ligji për kryetarin e Bashkisë, çfarë gara...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.