Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Qafë Thanë
  • Dita e Alfabetit
  • Messi
  • Grabitje në Durrës
  • Atalanta-Inter
  • Liverpool-Man
  • Formula 1
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Trump marshon drejt Shtëpisë së Bardhë, e shikon Europën si armike: “Janë më të këqinj se kinezët!”

Trump marshon drejt Shtëpisë së Bardhë, e shikon Europën si armike: “Janë më të këqinj se kinezët!”

Bota
E premte, 26 Janar 2024 09:14
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Botuar në radion gjermane DW-

Ka shumë gjasa që gara e ardhshme për zgjedhjet presidenciale në SHBA të jetë mes Donald Trump e Joe Biden, me shanse reale për Trump që të hyjë sërish në Shtëpinë e Bardhë. Gjermania e BE duhet tër përgatiten këtë herë.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump i fitoi në Nju Hampshir zgjedhjet paraprake mes republikanëve për kandidatin që ata do të dërgojnë në garën presidenciale. Me këtë shtohen gjasat, që në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në nëntor, presidenti aktual, Joe Biden të dalë përballë ish-presidentit Trump, si në vitin 2020. Jo vetëm sondazhet sinjalizojnë, se Donald Trump ka shanse reale të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë. Gazeta e njohur, New York Times bën të ditur, se pas bisedimeve me politikanë dhe krerë sipërmarrjesh në Forumin Botëror Ekonomik në Davos arriti në përfundimin, se elitat botërore po llogarisin ndërkohë një fitore të Trump. Për shumë vetë në Europë një skenar i frikshëm.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sa më realiste të duket fitorja e Donald Trump, aq më paralajmëruese po bëhen deklaratat e krerëve të BE. Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, në një intervistë me televizionin, France 1 e sheh si “kërcënim të qartë” për Europën një fitore të dytë të Trump. Kurse kryeministri belg, Alexander De Croo paralajmëroi së fundmi në një fjalim në Parlamentin Europian. “Nëse viti 2024 sjell ‘America First’, Europa më shumë se kurrë do të duhet të mbështetet tek vetja.” Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt në një dokument të institutit, European Council on Foreign Relations, ECFR, llogarit me pasoja globale në rast të rizgjedhjes së Donald Trump. “SHBA do të hiqnin dorë nga politika për klimën dhe do të zgjeronin investimet në lëndë djegëse fosile. NATO-ja në rastin më të mirë-do të ishte inaktive. Do të kishte takime të rehatshme të Trump me miqtë e Putinit dhe Orbanit. Luftërat tregtare do të ashpërsoheshin.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pyetja është si të përgatitesh për një skenar të mundshëm Trump 2?

Drejtoresha e zyrës së Berlinit të German Marshall Funds, Sudha David-Wilp përmend si pritoritet aftësitë ushtarake. “Europa duhet të kthehet në një aktore të fuqishme, ushtarakisht, në kuptimin konvencional, dhe duhet të jetë në gjendje të kujdeset vetë për çështjet e sigurisë në fqinjësinë e saj të drejtpërdrejtë.” German Marshall Funds mbështetet si nga qeveria amerikane, edhe qeveria gjermane dhe BE. Sipas ekspertes, Europa duhet të forcohet ekonomikisht për të qenë e përgatitur për masa të mundshme proteksioniste të një administrate të dytë të Trumpit.

Mund t'ju interesojë

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Para 5 orësh
BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Para 8 orësh
Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Para 8 orësh

Jürgen Hardt, zëdhënësi për çështjet e Jashtme të grupit parlamentar, CDU/CSU është i mendimit, se Gjermania nuk është e përgatitur mirë për një mandat të dytë të Trumpit. “Ne kemi bërë shumë pak në tre vitet e fundit, për të ndihmuar Joe Biden, që të tregojë, se stili kooperativ i Bidenit me Europën është më i suksesshëm, se stili konfrontativ i Trumpit. Ne as nuk jemi përpjekur për të gjetur një strategji të përbashkët për Kinën, as nuk i kemi respektuar premtimet për shpenzimet tona të mbrojtjes. Këtu situtata ndryshoi vetëm pas fillimit të luftës në Ukrainë.”

Pikërisht në lidhje me Ukrainën ekziston një frikë e madhe, nëse fiton Trump. Prej tij dëgjohen tone kontradiktore. Spektri është i gjerë: nga premtimi, se ai si president i Shteteve të Bashkuara do t’i japë fund luftës së Ukrainës brenda një dite; tek kërcënimi, se do t’i ndalë komplet ndihmat për Ukrainën; dhe njoftimet, se do t’i japë Kievit më shumë se ka marrë ndonjëherë.

Sudha David-Wilp është më gjakftohtë dhe kujton mbështetjen mbipartiake për Ukrainën në SHBA, edhe pse mes republikanëve ka rënë entuziazmi për Ukrainën. Por ajo paralajmëron: “Pavarësisht, se kush fiton në nëntor, besoj se shumica e amerikanëve janë të mendimit, se Europa duhet të mbajë një pjesë më të madhe të barrës, nëse bëhet fjalë për ndihmën ushtarake dhe rindërtimin e Ukrainës, sepse vendi ndodhet në kontinentin europian.”

Marrëdhënia me NATO-n

Në kryeqytetet europiane është rritur edhe shqetësimi për marrëdhënien e Trumpit me NATO-n. Gjatë mandatit të parë, Trump u bind me zor të mos e braktiste aleancën e mbrojtjes. Komisari për Tregun e Brendshëm të BE, Thierry Breton, e shtoi pasigurinë, kur para Parlamentit Europian rrëfeu këtë anekdotë: Sipas tij, Trump si president amerikan në vitin 2020 i ka thënë në një bisedë presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, se “nëse Europa sulmohet, ne nuk do të vijmë asnjëherë t’iu ndihmojmë dhe mbështesim”. Trump nuk dha asnjëherë në katër vite siguri të plotë. Në janar, Trump tha lidhur me pyetjen, nëse në rast fitoreje do të mbështeste aleatët e NATO-s ushtarakisht, se “kjo varet, nëse na trajtojnë si duhet. Shikojeni kështu: NATO e ka shfrytëzuar vendin tonë. Vendet europiane kanë nxjerrë përfitimet e tyre nga kjo.”

Për ekspertin e marrëdhënieve transatlantike, Josef Braml kjo i përshtatet qëndrimit aktual. “Trump e shikon Europën si armike. ‘ata janë më të këqinj, se kinezët’, është deklaratë origjinale e tij. Në këtë rend të ri botëror, ka vetëm një shans: Europa duhet të shfaqet si faktor i bashkuar!” Por si mund të arrihet ky unitet në korin europian me interesa të veçanta? “Tani duhet menduar në përmasa të mëdha, në Europë duhet të merren borxhe të përbashkëta, të mbështeten financiarisht shtetet e caktuara dhe atyre për këtë t’u vendosen kushte”, thekson Braml.

Rrezikohet mburoja nukleare e Europës?

Për Braml borxhet e përbashkëta europiane kanë edhe një avantazh tjetër: Me “paratë nga fondi i përbashkët i borxheve mund të arrijmë të forcojmë mbrojtjen e përbashkët. Aktualisht ne u paguajmë haraç amerikanëve. Për shembull blejmë nga SHBA avionë luftarakë amerikanë F35 me qëllim që të kemi edhe më tej pjesë në mburojën nukleare. Por cila është vlera e mburojës nukleare, nëse Trump hyn sërish në Shtëpinë e Bardhë? Ne duhet të përgatitemi tani dhe bashkë me Francën dhe Poloninë të biem dakord për bashkëpunim të zgjeruar ushtarak dhe ekonomik, që përfshin edhe vende të tjera europiane.”

Por politikani i CDU, Hardt e sheh si jo realist skenarin që Trump të heqë dorë nga mbrojtja nukleare për Europën. Askush nuk e do një garë nukleare. Për Hardt armët atomike të Francës dhe Britanisë së Madhe janë të pamjaftueshme. Sipas Hardt, në fund të ditës do të duhet që ne të kontribuojmë në një masë të madhe financiare tek mbrojtja e përbashkët nukleare.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 2 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 2 orësh

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 3 orësh

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 3 orësh

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 11 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 6 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 13 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.