Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Ylli Manjani: Vendimi për pezullimin e Ballukut, as më pak e as më shumë sesa GRUSHT SHTETI

Ylli Manjani: Vendimi për pezullimin e Ballukut, as më pak e as më shumë sesa GRUSHT SHTETI

Lajme
E enjte, 20 Nëntor 2025 17:24
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ylli Manjani

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Vendimi i sotëm për të pezulluar qeverinë, përbën as më pak e as më shumë sesa GRUSHT SHTETI. Sigurisht që drejtësia ka të drejtë të pezullojë zyrtarë publikë, por jo të zgjedhur. Anëtarët e qeverisë mbrohen me të njëjtin imunitet si të zgjedhurit, përveç faktit që zonja Balluku është gjithashtu e zgjedhur. Por GJKKO sot nuk ka pezulluar Ballukun, por qeverinë.

Mund t'ju interesojë

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Para 17 minutash
Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Lesi: Pse nuk shkoni te Rama dhe ta shkatërroni live? Se mund të japë dorëheqjen…

Para 10 orësh
Dy ndryshime në qeveri këtë të mërkurë

Dy ndryshime në qeveri këtë të mërkurë

Para 10 orësh

Së pari zvkryeministri është kryeministër. Vetëm propozim për ndryshim kabineti nuk bën, të tjerat i bën të gjitha. Në një situatë kur Kryeministri gjendet i pamundur të jetë fizikisht në detyrë dhe zv/kryeministri është i pezulluar, vendi është pa qeveri.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ky është qëllimi i drejtësisë, të lërë vendin pa qeveri?

Asnjë pushtet nuk ka të drejtë të lerë vendin pa qeveri. Së dyti, me këtë preçedent, drejtësia i ka dhënë mandat vetes të ndryshojë qeverinë sa herë të dojë. Sepse neser, me një letër anonime, mund të çelë një hetim për Kryeministrin apo gjithë qeverinë (apo nuk ja kanë marrë dorën me këtë grupin e srrukturuar kriminal) dhe GJKKO i pezullon se prishin provat.

Ou? Pse qeveritë i zgjedh drejtësia?!

Ndaj them se kjo ndërhyrje e drejtësisë mbi ekzekutivin është grusht shteti. Imuniteti është shpikur si koncept jo për të mbrojtur mbajtësin e detyrës, por për të mbrojtur dhe garantuar pavarësinë e një pushteti ndaj një tjetri.

Drejtësia sot ka ndërhyrë brutalisht në pushtetin ekzekutiv. Dhe kjo është e papranueshme. Ne nuk kemi gjeneralë e ushtri që ta bëjnë grushtin, por kemi prokurorë që ndjehen pronarë të Republikës. Ata ndjehen dhe veprojnë si eprorë të pushteteve të tjera që dalin nga vota.

Edhe ata ushtarakët kur bëjnë grusht shteti kështu thonë si spak-u jonë: “po luftojmë korrupsionin”. Grusht shteti i republikës së prokurorëve është, që çke me të! Ndaj ligjet e kanë të ndaluar pezullimin nga detyra të të zgjedhurve. Pikërisht për të ndaluar grushtin e shtetit të të emëruarve. Do kishte qenë krejt normale, brenda anormalitetit që kanë krijuar, që të kërkonin arrest me burg për zonjën Balluku, ose të aplikonin një masë tjetër. Kështu masa do individualizohej dhe s’kishte pse të ngatërrohej me funksionimin e qeverisë.

Por pezullimi në këtë rast është grusht shteti. Gjykata Kushtetuese paguhet nga ky shtet, për këtë ditë. Kaq! Diskutimet popullore e populiste me pandëshkueshmëri e me “palloshë” e me “Belindë”, janë temë tjetër dhe mund të pajtohem me shumë gjetje.

Por grushti i shtetit meriton vemendje parësore!

Personalisht ndjehem mirë që erdhën punët deri në këtë pikë sepse kur flisja, nuk me besonte njeri. Por kam qenë, jam e do jem me shtetin dhe rendin shtetëror. Çdo asocim që tenton të lidhë qëndrimet e mia me persona, është i pavend dhe e neveris.

Etiketat e lidhura

Belinda Ballukuylli manjani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 17 minutash

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 18 minutash

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 19 minutash

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 21 minutash

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 14 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 12 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 13 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 14 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.