Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:27 Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin Juventus dhe Milani pritet të përballen në një tjetër duel jashtë fushës së lojës, këtë herë në merkaton e transferimeve. Në qendër të vëmendjes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Vetëofrimi Erion Braçes si kandidat për bashkinë e Tiranës

Vetëofrimi Erion Braçes si kandidat për bashkinë e Tiranës

Kryesore
E diel, 29 Mars 2026 15:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj
Erion Braçe, socialisti që po e projekton veten si alternativë për drejtimin e Tiranës, po hyn në një fazë të re të profilizimit të tij politik: nga zëri kritik brenda shumicës, në një figurë që kërkon të marrë përgjegjësi ekzekutive dhe të ofrojë zgjidhje konkrete për një realitet të ngarkuar me problematika të akumuluara.
Prej kohësh, Braçe është perceptuar si një “opozitar i brendshëm” në radhët e së majtës, një rol ambig që për një pjesë të opinionit publik duket si një lojë e mirëkalkuluar politike, ndërsa për të tjerë mbetet një përpjekje autentike për të mbrojtur interesa reale, veçanërisht ato të fermerëve dhe shtresave prodhuese. Ky dualitet perceptimi e ka shoqëruar figurën e tij, duke e bërë njëkohësisht të besueshëm për disa dhe të dyshimtë për të tjerë.

Në këtë kuadër, të “drurit të shtrëmbër që prish stivën”, vetë ai, Erion Braçe deputeti në Asamblenë e PS, vetëofrohet kandidat për Tiranën. Sepse sipas tij “Problemet (në PS dhe në Qeveri) s’po gjejnë zgjidhje, nuk mund të vazhdohet më kështu!”.
Në këtë klimë, deklarimi i tij i hapur për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës nuk është thjesht një ambicie personale, por një akt politik që synon të kapitalizojë pikërisht këtë profil kritik. Duke e cilësuar situatën brenda Partisë Socialiste dhe qeverisjes si të papranueshme për vijimësinë, ai artikulon një nevojë për “organizim ndryshe” dhe për një qasje më funksionale ndaj problemeve që, sipas tij, kanë mbetur pezull.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, zhvilluar në Pallati i Brigadave, Braçe e bëri të qartë se synon të kërkojë mbështetje të gjerë në të gjithë kryeqytetin, duke dalë përtej kufijve të njësisë nr. 5, ku ai tashmë ka konsoliduar një bazë të fortë elektorale. Rezultati i tij në zgjedhjet e fundit, mbi 23 mijë vota, shërben si një kapital politik që ai kërkon ta shndërrojë në mandat drejtues për qytetin.
Megjithatë, kjo lëvizje nuk zhvillohet në vakum. Brenda së njëjtës forcë politike, Edi Rama vazhdon të mbështesë si figurë potenciale për garën e kryeqytetit ministren Ogerta Manastirliu, duke krijuar kështu një dinamikë të brendshme konkurruese që mund të shndërrohet në një test të rëndësishëm për mënyrën se si Partia Socialiste menaxhon pluralizmin e brendshëm dhe ambiciet individuale.
Zhvendosja e Braçes nga Divjaka në Tiranë nuk ishte thjesht një lëvizje elektorale, por një sinjal i qartë i orientimit të tij drejt një skene më të gjerë politike, ku kryeqyteti përfaqëson jo vetëm një sfidë administrative, por edhe një platformë simbolike për të rikonfiguruar raportin mes kritikës dhe pushtetit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në thelb, kandidatura e tij e vetëofruar ngre një pyetje që shkon përtej emrave, a është kjo një përpjekje reale për reformim nga brenda, apo një ripozicionim strategjik brenda të njëjtit sistem? Përgjigjja do të varet jo vetëm nga retorika, por nga aftësia e tij për ta përkthyer këtë kapital kritik në vizion dhe veprim konkret për Tiranën.

Mund t'ju interesojë

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran

Ben Blushi: Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran

Para 41 minutash
Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Élysée”

Kryeministri me bashkëshorten, Lindën, priten nga Presidenti Francez në “Palais de l’Él...

Para 3 orësh
Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

Para 12 orësh

Nëse Braçe nuk ka mbështetje nga Rama në këtë nisëm, por eshtë një dëshirë utopike personale, ai do ti prishë shumë PS në Tiranë, aq me tepër se ai përceptohet si oponencë e qeverisjes dhe opozitës e Opozitës.

Tirana do të jetë testi jo vetëm për qeverinë vendore, por edhe për qeverinë qendrore, ndaj nëse ndodh që Opozita merr kryeqytetin, rrokullisja fillon nga pak e përditë.

Duke njohur vendosmerinë e deputetit Braçe që e shpalli në strukturat qendrore kandidimin dhe pret ta publikojë edhe në media, kjo krijon një përçarje në mazhorancë, duke mos harruar se edhe Elisa Spiropali mezi pret heqjen e gurëve poshtë tavolinës së kryeministrit.

Etiketat e lidhura

albert vatajbashkiaErion BracePSTirane
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin
Para 1 minute

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia
Para 5 minutash

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri
Para 14 minutash

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)
Para 21 minutash

Interpretim emocionues i këngës “Për ty Atdhe” nga muzikantë me aftësi ndryshe (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 12 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.