Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 13:14 Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën X lidhur me protestën e dhunshme në Tiranë dhe plagosjen në sy të 28-vjeçarit nga Elbasani, Erjon…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Antigona e Jean Anouilh vjen në teatrin eksperimental

Kultura E mërkurë, 22 Shtator 2021 13:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Vjen këtë të shtunë në Chick në News24, me moderatoren Fjodora Fjora, shfaqja Antigona e autorit francez Jean Anouilh, ku në rolet kryesore interpretojnë aktori i njohur Ervin Bejleri dhe Laura Nexha.

Autori francez e ka shkruar këtë vepër në vitin 1944 në Francë, në kohën e luftës së dytë botërore. Kreoni do të interpretohet nga aktori Bejleri ndërsa Antigona nga aktorja Laura Nezha. Intervista me Ervin Bejlerin do të na zbulojë për karakterin e tij dhe të veçantat e kësaj pjesë që drejtohet nga një regjisore franceze.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Kam qenë me fat se jam zgjedhur nga regjisore të huaja, si në film dhe në teatër. Projekti i fundit në teatrin Eksperimental , Antigona, është ndër të paktat vepra që ti sapo e lexon dashurohesh me të, dhe ti mezi pret ta nxjerrësh dhe ta vesh në skenë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Eshte një vepër shumë e fortë, kjo Antigonë është një adoptin i Antigonës së Sofokliut, gjë që e bën të veçantë dhe unike. Kreoni është një rol i vështirë, të cilin shumë aktorë do të donin ta luanin. Antigona vjen me një kënvështrim më modern, një adaptim i Antigonës së famshme, një vepër që këtë autor e ka vënë në majat e krijimtarisë dramaturgjike.

-Si tu duk përshtatja dhe risjellja me këtë kohë, sepse kemi parasysh që Antigona e Sofokliut i përket periudhës së antikitetit, ndërsa kjo Antigonë është e periudhës së luftës së dytë botërore?

-Fabula mbetet e njëjtë, Antigona përpiqet të varrosë të vëllain, të cilin Kreoni, daja i vet e ka shpallur armik, duke qenë se ka sulmuar vëllain e vet Eteoklin, qe ai vet i ka bërë nderimet funebre dhe në fund Antigona përfundon në vdekje. Modernizmi që Jean Anouilh ka futur në këtë vepër, apo risia që e bën personazhin e Kreonit më kompleks, është ajo që Kreoni , në ndryshim nga varianti Sofokliut, është më njerëzor, është më i ndjeshëm, nuk është ai Kreoni i ashpër, i fortë, që mendon vetëm për pushtetin dhe është në një linjë të drejtë. Kreoni i Jean Anouilh është një figurë më komplekse.

-Si vjen mënyra e dialogut me publikut në këtë shfaqje, por edhe nga mënyra aktoriale?

-Jean Anouilh nuk e ka shmangur personazhin e antikitetit Korin. Kori luhet në veprën tonë nga Romir Zalla, që bën dhe hapjen e shfaqjes. Andrea Brusk, regjisorja e shfaqjes, është një vajzë e re franceze dhe është shumë bukur kur ke regjisor të rinj, të huaj. Duam të shkojmë në Europë, por duhet të shohim si janë europianët, si punojnë ata.

-Mendon se kjo vepër arrin të japë një mesazh, sepse është shkruar në vitin 1944 dhe duket të japë një mesazh në vitin 2019?

-Në teatër çfarë do lloj gjëje të bësh arrin të komunikosh. Kjo shfaqje është shumë e afërt me realitetin që po ndodh. Eshtë situatë e nderë njësoj si ajo që jetojmë ne tani. Kreoni në një nga monologjet ku e kërcënon Antigonën, i thotë unë të kuptoj ti pse s’më kupton. A e kupton që është një anije që po mbytet, është një timon që duhet marrë në dorë dhe këtë timon po nuk e mora unë s’ka kush ta marrë, sepse marinarët kanë dëshirë vetëm të vjedhin, oficerët e kanë mendjen vetëm për të shpëtuar lëkurën e tyre. Vetë fjala Timon këtu bën një aktualitet të madh të ngjashëm me situatën ku ne ndodhemi. Për mua Franca e 1944, kohë kur është shkruar vepra, nuk ka ndonjë ndryshim me Shqipërinë e 2019, sepse Jean Anouilh e ka shkruar këtë vepër si një tribut ndaj rezistencës franceze, kundër pushtuesve gjerman, në një kohë që edhe këtu tek ne diferenca nuk është e madhe. Nganjëherë më duket sikur jemi të pushtuar, sepse vetëm në një vend të pushtuar nuk mund të ngresh zërin, të thuash një gjë kundër, sepse bëhesh menjëherë armik.

-Politikisht kjo vepër është e ngjashme me situatën ku jetojmë, po nga ana njerëzore dhe si aktor marrëdhënia jote me Laurën si është në këtë shfaqje?

-Me Laurën nuk kam punuar ndonjëherë, e kam parë në shfaqje, por ka qenë një punë komode, në sensin e komunikimit aktorial. Kjo është shumë e rëndësishme, komunikimin artistik e kemi shumë të mirë me Laurën.

-Kur kinematografia botërore të fut në aksionin e saj si ndjehesh?

-I llastuar. Jam ndjerë i llastuar që nga producentët, regjisori, stafi. Filmi ‘The Brave’ është xhiruar në Bullgari në një nga studiot më të mëdha atje, me një teknikë shumë të avancuar, duke pasur parasysh që bëhej fjalë për një film aksion, me shumë makina të djegura, plumba dhe efekte speciale të jashtëzakonshme. Por profesionalizmi më bëri shumë përshtypje, prandaj thashë e ndjeva veten shumë të llastuar.

-Po marrëdhënia jote me vajzë, si është tani që ajo është rritur dhe ju ndjek nëpër shfaqje?

-Koko është rritur në teatër, hapat e parë i ka hedhur në teatër, tani ajo vjen në shfaqje mëson çdo batutë, e mëson shfaqjen përmendësh. Nuk do ta bëjë atë punë, por e tërheq, nuk dua ta ushqejë me zorr, nëse i pëlqen një ditë lë ta bëjë, por ne nuk është se këmbëngulim .

-Eshtë një fat i madh për ne që të kemi dhe që kemi mundësinë të punojmë me ekipe ndërkombëtare. Të uroj punë të mbarë dhe sukses me Antigonën.
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 1 ore

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 1 ore

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali
Para 1 ore

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 1 ore

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 17 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 20 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 17 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.