Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Brechti dhe një nga dashuritë më të mëdha e më tragjike të jetës së tij

Kultura E shtunë, 25 Shtator 2021 21:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në vitin 1931, dramaturgu dhe poeti gjerman Bertolt Brecht, e takoi një aktore të re, një grua të quajtur Margarete Steffin, me të cilën u lidh në aspektin intelektual dhe intim. Të dy u takuan gjatë një prove. Ajo më pas luajti te “Nëna” e Brechtit, e më vonë u bë bashkëpunëtore në shkrimet e tij. Steffin shtypte veprat e tij, bënte korrigjonte, jepte sugjerime, përkthente dhe e shtynte drejt synimeve më të mëdha. Në një poezi, Brechti e quante atë “mësuesja e vogël”, transmeton Telegrafi.

Steffin vinte nga një familje proletare, për çka bëhet burim për detajet e jetës së klasës punëtore – që do të përshkruhen në shfaqjet politike – ku Brechti nuk kishte përvoja të drejtpërdrejta. Kompozitori dhe bashkëpunëtori Hanns Eisler, për Steffinin thoshte: “Ishte bashkëpunëtorja më e vlefshme Brechtit. Duhet të them se ‘Frika dhe tmerri i Rajhut të Tretë’ – skena e klasës punëtore – nuk do të mund të shkruhej pa Steffin”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Por, Steffin vuante nga tuberkulozi – një anë e errët e dijes së saj të madhe – dhe gjatë tërë dekadës Brechti pagoi për trajtimin e saj nëpër sanatoriumet e gjithë Evropës, sa herë që përkeqësohej shëndeti i saj. Ata kishin gjithashtu marrëdhënie intime dhe shkëmbyen letra dhe poezi pasionante, prekëse dhe epshore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Brechti kishte nevojë për gra dhe numri i të dashurave dhe admiruesve rreth tij e dërrmonin Steffin. Ndaj, nis një poezi me fjalët: “Veç paramendo të gjitha gratë që ti/ i kishe në shtratin tënd…”! Ndërsa, në një letër shkruan për ëndrrat e saj, sesi e sheh me gra tjera e sesi zgjohet e shqetësuar. Megjithatë, “jam e tëra e jotja”, i shkruante Brechtit më 1934.

Poezitë e Brechtit ndaj saj janë prekëse dhe mbrojtëse, por gjithashtu eksplicite dhe seksuale. Në një poezi ai i numëron vendet ku kanë bërë dashuri: “Të eksituar nga pianot në manastir … / E hodhe çelësin nga ballkoni…/ Në atë hotel – në një dhomë, në të dy dhomat…”! Shënimi i saj lakonik për këtë poezi ishte: “E ke harruar kohën në veturë”.

Qëkur më 1933 Hitleri erdhi në pushtet në Gjermani, Brechti u detyrua të largohej dhe të kalonte 14 vitet e ardhshme në mërgim, duke udhëtuar nga një vend në tjetrin, e përfundimisht duke e lënë Evropën me tren – përmes Siberisë, drejt SHBA-së. Me vete e merr familjen e tij, gruan, dhe ndihmësit.

Edhe Steffin e la Gjermaninë. Më 1940 ata takohen në Helsinki, ku puna e tyre në të shkruar, përkthime dhe redaktime vazhdon, ndonëse ajo tashmë ishte shumë e sëmurë. Në maj 1941, Steffin u pranua në një sanatorium të Moskës. Brechti dhe familja e tij nga Moska udhëtuan për në lindje. Pak ditë më vonë e kupton se Steffin kishte vdekur. Atëherë shkroi:

Duke e kujtuar mësuesen time të vogël
Sytë e saj, zjarrin e kaltër të zemëruar
Dhe mantelin e veshur, me kapuç të madh
Dhe borduret e gjera që i kam quajtur,
Orioni në qiell, Konstelacioni i Steffinit.
Shikoj lart dhe sodis, e duke tundur kokën
Besoj se dëgjoj kollitjet e mekura.

“Rrëfimi për lidhjen e tyre është prekës, por që na çon në thelbin e temave të mëdha: shkrimi dhe politika, politika gjinore e moderniteti, antifashizmit dhe jeta individuale”, thotë përkthyesi nga gjermanishtja në anglisht, Tom Kuhn. Sipas tij, “Steffin ishte një nga dashuritë më të mëdha (dhe më tragjike) të jetës së Brechtit”. /Telegrafi/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 6 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 6 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 6 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 9 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 8 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.