Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:09 Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij? Nga Kreshnik Spahiu Protestuesit bëjnë mirë që refuzojnë dialogun me Edi Ramën por kam një pyetje: Po me njëri-tjetrin pse nuk dialogojnë duke u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fotografitë që s’mund të mos i shikoni

Kultura E mërkurë, 22 Shtator 2021 11:13
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Galerinë Tate Britain në Londër, deri më 6 maj do të rri hapur ekspozita me veprat e fotografit Don McCullin. Kritikja Fiona Macdonald shkruan për imazhet e luftës dhe varfërisë të një prej fotografëve më të mëdhenj të gjallë të Britanisë së Madhe. Pjesë të shkrimit të saj, të publikuar në BBC, Telegrafi sjell më poshtë.

“Pse të mos jesh në lajmin më të rëndësishëm në botë, nëse mund të jesh atje?”, ka thënë fotografi britanik Don McCullin, në një intervistë për BBC më 2014.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Ai shkoi më 1961 në Gjermani, për ta dokumentuar ndërtimin e Murit të Berlinit. Ato imazhe e ndihmuan të niste një karrierë si fotoreporter, në konfliktet të ndryshme, si në Qipro, Vietnam, Liban, Irlandë e Veriut… Duke rrezikuar jetën, McCullin nuk u largua nga skenat që mund të shqetësonin shumicën – fëmijë të uritur, burra të torturuar, familje që vajtojnë më të dashurit e tyre.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Familja libaneze, duke u larguar nga Varrezat e Martirëve, Bejrut 1976: McCullin qëndronte afër që njerëzit ta dinë se po fotografohen, për të marrë kështu një leje të heshtur nga ta

Tash ekspozohen 250 fotografi të shtypura nga artisti, në dhomën e tij të errët. Edhe pse shumë nga to janë shqetësuese, ka diçka që të bën të mos e largosh shikimin. Sapo t’i shohim, nuk mund të mos i shohim!

“Nuk besoj se mund të shihni se çfarë është përtej tehut, nëse nuk e vendosni kokën në të”, ka thënë McCullin për ekspozitën e tij. “Shumë herë isha buzë greminës, një inç larg. Ky është vendi i vetëm për të parë dhe treguar se çka është vuajtja… Jeta ime si fotoreporter i luftës ishte të shihja atë që të tjerët nuk kanë duruar të shohin”.

Hedhësi i granatës, Vietnam, 1968: Beteja në Hue është një nga më të gjatat dhe më të përgjakshmet në Luftën e Vietnamit

Një fotografi në Vietnam e vitit 1968, shfaq një burrë tek hedh një objekt në ajër, në një si paralele me imazhet e atletëve. Por, realiteti prapa hedhësit të granatës ishte ndryshe. Sipas McCullinit: “Pesë minuta më vonë, dora që përdori për hedhje u bë si lulelakër nga plumbat”.

Një fotografi tjetër është nga Biafra, më 1968, kur lufta midis separatistëve dhe qeverisë së Nigerisë kishte krijuar krizë humanitare. Aty shihen shtatë fëmijë në një grup, me brinjë që shiheshin në lëkurën e tyre. Në një tjetër pamje nga konflikti i njëjtë më 1968, një njeri në uniformë mbështetet mbi një ushtar, me pëllëmbën që tregon se po bën një bisedë intime. Por, ushtari tjetër nuk dëgjonte. McCullin thotë: “E pashë komandantin të mbështetur mbi një nga ushtarët e vdekur, duke i folur si të ishte i gjallë. Ai e lavdëronte guximin e tij dhe e falënderonte në emër të popullit biafran”.

Marinsi i tronditur në Betejën në Hue, 1968: McCullin bëri shumë fotografi të këtij ushtari dhe thotë se asnjëherë nuk i kopsiti sytë

Ky ekuilibër midis tronditjes dhe trishtimit shpjegon fuqinë e fotografive të McCullinit. Një seri imazhesh në një fshat turk në Qipro na shfaq një pikëllim të thellë. “U ballafaqova me gjakun e ngrohtë të dy burrave para meje”, thotë McCullin në përshkrimin e fotos. “Ishte një baba me dy djemtë e tij. Papritmas erdhi një grup njerëzish të shqetësuar… Një grua hyri duke bërtitur. Një prej të vdekurve ishte burri i saj”. Ai kërkoi leje për të bërë fotografi. “Ishte hera e parë që bërë diçka serioze dhe me domethënie të madhe… E kisha të vështirë të mos më dilnin lotët”.

Irlanda e Veriut, 1971: “Nuk besohej atëherë se konflikti do të zgjasë edhe për 25 vjet”

Në vitin 1971, Sunday Times Magazine e dërgoi McCullinin në Irlandën e Veriut. Konflikti i armatosur atje – i njohur si Telashet – shpesh ndodhte në rrugë, në zonat e banuara mes komuniteteve katolike dhe protestante. Një nga fotografitë e McCullinit shfaq djemtë e rinj duke ikur nga gazi i hedhur nga ushtarët britanikë, duke kërcyer muret me grafitë në një si paralele me hendekët e betejave. Një fotografi tjetër ku shihet një i ri katolik, i veshur me kostum e që bëhet gati për të goditur ushtarët, ofron një pamje të çuditshme, meqë na lejon të shohim dy mure të fshehura nga një qosh.

“Duhet të jepni dëshmi. Nuk mund të shikoni nga larg”, ka thënë McCullin që ka bërë edhe fotografinë e një marinsi amerikan në Vietnam, që shfaq stresin postraumatik. “Nuk duhet të harrojmë gjërat e tmerrshme të cilat jemi të gjithë të aftë t’ia bëjmë njerëzve”, shton ai. “Ato janë pamje të krimeve… Por, unë dua të krijoj një zë për njerëzit në ato foto”.

Irlandezi i pastrehë, Londër, 1970: Më 2012, McCullin thotë se dukej si Neptuni

Ai ka dokumentuar edhe lloje të tjera të betejës, si luftërat sociale, për çka thotë: “Nuk dua të inkurajoj njerëzit të besojnë se fotografia e nevojshme është vetëm në tragjeditë e luftës”. Fotografia e tij e një irlandezi të pastrehë, e shkrepur në Londër më 1970, është një nga imazhet e tij më të njohura të tij. “Nuk veproj si fotograf, por si qenie njerëzore”, thotë ai në përshkrimin e fotografisë.

Nga fundi i viteve 1960 e deri në fillim të viteve 1980, McCullin fotografoi njerëzit që jetonin në rrugë, buzë qendrës financiare të Londrës. Ai gjithashtu merrej me komunitetet që jetonin në veri të Anglisë, që ishin të lëna pas dore nga politikat e de-industrializimit. Në një nga ato fotografi, një grua shtyn një karrocë fëmijësh në atë që duket si djerrinë post-apokaliptike; në një tjetër, një burrë shtyn një karrocë fëmijësh që mbante një djalë më të rritur e që kishte humbur këmbën në një aksident në fushat e skrapit.

Banditët, 1958: Pasi vritet një polic, botohet fotografia e McCullinit e një bande lokale

McCullin është përshkruar nga Harold Evans – redaktori i tij në The Sunday Times – si “ndërgjegje me aparat fotografik”. Dhe, ai identifikohej me ata që fotografonte. Babai i tij vdiq nga një sëmundje kronike kur McCullin ishte 14 vjeç dhe u rrit në një familje të varfër, në një zonë të Londrës që ishte bombarduar në Luftën e Dytë Botërore. “E njoh ndjenjën e njerëzve që fotografoj”, thotë ai.

Një nga fotografitë më të hershme të tij që shfaqet në Tate, u bë në Finsbury – lagjen e fëmijërisë së tij.

“E nisa aksidentalisht fotografinë. Një polic u ndal në fund të rrugës sime dhe një i ri e theri me thikë. Kështu u bëra fotograf. Kam fotografuar bandat me të cilat shkoja në shkollë. Nuk e kam zgjedhur fotografinë; ajo më zgjodhi mua… por, i mbeta besnik për 50 vjet”. /Telegrafi/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 5 minutash

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 11 minutash

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 1 ore

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 2 orësh

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 18 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 21 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 18 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.