Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 22:02 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës Lorenco, një nga protestuesit e revoltës studentore, thotë se qëndresa kundër qeverisë do të vijojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ai u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkulli
  • Spraj në sy
  • Kisha Katolike
  • Pastrimi i Tiranës
  • Qendra Toptani
  • Uniformat e Policisë
  • Protesta në Itali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Hebrenjtë rikthehen në Berat

Kultura E shtunë, 25 Shtator 2021 20:54
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qyteti i Beratit shquhet jo vetëm për arkitekturën magjepsëse të ndërtimit, por mbi të gjitha për arkitekturën shpirtërore të banorëve të tij, të cilët, qysh prej lashtësisë kanë mbrujtur e trashëguar virtytet dhe vlerat më të larta humane e njerëzore.
Bashkëjetesa fetare mes ortodoksëve, myslimanëve dhe çdo përkatësie tjetër fetare është shprehja më e lartë e një harmonie shpirtërore për banorët e këtij qyteti.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, për t’i shpëtuar Holokaustit, familjet myslimane dhe të krishtera të Beratit, strehuan, mbrojtën dhe shpëtuan rreth 600 hebrenj, historia e të cilëve do të bëhej objekt i punës studimore të profesor Simon Vrushos, ku në veprën e tij “Hebrenjtë e Beratit” dhe sidomos në muzun “Solomoni”, të themeluar prej tij, ai do të rizbulonte dhe do të evokonte marrëdhëniet shqiptaro – hebraike, si dëshmie e gjallë e vlerave shpirtërore, humane dhe njerëzore të një populli që di ta çmojë jetën e njeriut, pavarësisht etnitetit të tij.
Sado e largët të jetë ngjarja, vjen një ditë kur protagonistët e tyre shfaqen dhe rikthehen sërish në gjurmët e fëmijërisë për t’u shprehur banorëve të një qyteti mirënjohjen për atë që ata kanë bërë dikur.
Kështu ka ndodhur me Benjamin Neumann, dhe bashkëshorten e tij Ellie Katz Neumann, të cilët vizituan Beratin, qytetin ku nëna e Benjamin dhe familja e saj u strehua për t’i shpëtuar përndjekjes së nazistëve. Ajo kishte ardhur në Berat në moshën 10 – vjeçare. Gjithçka të përjetuar ato vite të vështira, kalavarin e vuajtjeve e të mundimeve, mikpritjen, dashurinë, ngrohtësinë dhe mbështetjen që gjetën te shqiptarët, Johanna Jutta Neumann e ka rrëfyer në librin e saj “Escape to Albania”, (botuar në gjuhën angleze), të cilin në disa kopje ia dhuruan bibliotekës “Vexhi Buharaja”.
Në kapitullin kushtuar qëndrimit të tyre në Berat ajo rrëfen se kishin mbërritur në këtë qytet në muajin shtator të vitit 1940 dhe ishin strehuar në vendin e quajtur “Harem”, te familjet Wolf dhe Taub. Gjendja e vështirë ekonomike, dimri i acartë, sëmundjet, lufta ua kishin shuar shpresat se një ditë mund t’ia dilnin. Por mbështetja e shqiptarëve i bëri ata ta gjenin shpëtimin e tyre.
Në librin e saj “Escape to Albania” Johanna Jutta Neumann kujton:
“Berati ishte një qytet në Jug te Shqipërisë, me një popullsi prej 14.350 banorësh. Shumica e tyre ishin myslimanë dhe qyteti ishte i ndarë në lagjet myslimane dhe të krishtera. Kristianët ishin vendosur në një kodër mbi qytet, ndërsa myslimanët në pjesën tjetër të qytetit. Qyteti është i vendosur në brigjet e lumit Osum. […] Dimri e bënte jetën tonë akoma më të vështirë. Megjithatë gjëja më e keqe ishte lufta ndërmjet Greqisë dhe Italisë. Qyteti bombardohej. Në atë kohë nuk kishte strehime. I vetmi vend ku mundëm të gjenim strehim ishte xhamia më e afërt, e cila në pjesën e oborrit kishte një strukturë pa dritare, të ndërtuar me gurë të mëdhenj. Pas ca kohësh lëvizëm nga ‘Haremi’ në muajin janar ose shkurt 1941, në një familje shqiptare. Gratë e familjes ishin larguar pas bombardimeve. Atë vit Ramazani qëlloi në fillim të pranverës. Ishte një muaj agjërimi për gjithë myslimanët, i cili përfundonte me Festën e Bajramit. Gjatë asaj kohe myslimanët thernin dele dhe së bashku me ushqimin ua shpërndanin të varfërve. Ne na konsideronin të varfër dhe na dërgonin ushqime dhe dhurata, përfshirë pilaf dhe bakllava, të cilat i merrnim në sasi të mëdha. Fqinjët tanë myslimanë na ftonin të vizitonim xhaminë bashkë me ta. Njerëzit ishin shumë miqësorë me ne. Shqiptarët përgjithësisht janë shumë mikpritës. Ata jetojnë sipas një kodi të lartë moral, të quajtur ‘Kanun’.”
Gjatë qëndrimit të tyre në Berat, Benjamin Neumann dhe bashkëshortja e tij, u takuan me Kryetarin e Bashkisë, z. Petrit Sinaj, të cilit i shprehën mirënjohjen për atë që populli i Beratit kishte bërë për familjen e tyre dhe për të gjithë hebrenjtë. Ata donin, – siç u shpreh Benjamin Neumann, – të takonin ata njerëz të virtytshëm, të zakonit dhe të besës dhe të kuptonin forcën e vitalitetit të këtyre njerëzve, kodin e nderit, që qëndronte në themel të ekzistencës së tyre.
“Ju mund t’u mësoni fëmijëve tuaj këtë kod nderi, po s’mund t’i tregoni botës sesa të mrekullueshëm jeni. Vetëm ne mund ta bëjmë këtë për ju. Tani që nëna ime Jutta ka ndërruar jetë, na takon neve t’ju falenderojmë personalisht dhe t’ia tregojmë gjithë botës historinë tonë, për të kuptuar edhe më mirë se cilët janë shqiptarët në të vërtetë”, – tha ndër të tjera z. Benjamin Neumann në takimin me Kryebashkiakun Sinaj.

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 7 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 7 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë
Para 7 orësh

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 6 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 7 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 9 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 8 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.