Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“I fundit i Mohikanëve” të humorit

Kultura E enjte, 23 Shtator 2021 12:40
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Zylyftar Hoxha – 

Gaqo Veshi, me pseudonim letraro-humoristik, Hyskë Borobojka, që më shumë se një pseudonim, ka shërbyer për të si njëemër i dytë, më i njohur dhe më identifikues se i pari, është një ndër shkrimtarët humoristë nga më të spikaturit të një brezi që tani po shkon drejt fundit. Madje mund të themi se Gaqo Veshi apo Hyskë Borobojka, pas shkrimtarëve e publicistëve të mëdhenj të humorit të këtij brezi siShefqet Musaraj, Nonda Bulka, Spiro Çomora, Dionis Bubani, Dritero Agolli, Sabri Godo, Tonin Miloti, Niko Nikolla, Skënder Hasko etj., mund të quhet si ai personazhi i romanit të Fenimor Kuper, “I fundit i Mohikanëve”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Mirëpo kur ia themi këtë, ai duket se nuk është plotësisht dakord dhe duke lëvizur me zor krahun sakat, dëften filxhanin në tavolinë. -Kemi lënëfilxhanin e farës sëkosit mbrapa, Filipin, Filip Çakulin – thotë dhe qesh.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

***

Gaqo Veshi ka lindur më 25 tetor 1930 në Lavdar të Oparit, rrethi i Korçës. Nga viti 1948 deri në vitin 1952 ka kryer shkollën e mesme “Asim Zeneli” në Gjirokatër bashkë me Dritëro Agollin dhe Ismail Kadarenë. Pas këtij viti ka ndjekur studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik dyvjeçar në Tiranë.

Gjatë viteve 1953-1954 ka shërbyer mesues i gjuhës shqipe në rrethin e Skraparit. Në vitin shkollor 1955 deri në janar të vititt 1956 ka shërbyer inspektor i seksionit të arsimit në ish-rrethin e Vithkuqit të qarkut të Korçës. Pas kësaj ka punuar si drejtor dhe mësues i gjuhës shqipe në disa shkolla të rrethit të Korçës.

Në fund të vitit shkollor 1962 pushohet nga puna si mësues për botimin e tegimit “Adashi im i bie borijes” në revistën “Ylli” dhe “Ditari i inspektor Zylalit” në gazetën “Mësuesi” dhe dërgohet për “riedukim”, në fillim në peshoren e Kombinatit të Sheqerit në Maliq e më vonë në komunalen po të këtij qyteti.

Në vitin 1965, pas shumë përpjekjesh i jepet e drejta të ushtrojë përsëri profesionin e  mësuesit në shkollat 7-vjeçare në sektorin e Sheqerasit të NB Maliqit dhe në Vloçisht. Në vitin 1970 është emërohet drejtor i kino-klubit të Maliqit.

Gaqo Veshi ka botuar 14 libra. Ka marrë pjesë në disa konkurse letrare. Në vitin 1968, ka fituar çmim të tretë me librin me tregime e skica “Në bisht” (botuar me titullin ”Adashi im i bije borijes”). Në konkursin Kombëtar të shpallur për për 30-vjetorin e çlirimit, ka fituat çmimin e dytë më librin “Qilimi me rrota”. Në konkursin e shpallur në vitin 1980 ka fituar përsëri çmimin e dytë me librin “Ndize njëherë”. Në kokursin e shpallur për 40-vjetorin  e Çlirumit ka fituaer çmim të dytë me librin “Tre qeshin një inatoset”. Po kështu ka fituar disa çmime nga revista “Ylli”, gazeta “Drita” si dhe nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë.

***

Gaqo Veshi mbahet mend si gazetari më me popullaritet, me karrierën më tësukseseshme dhe më tëgjatë, prej më shumë se 20 vjetësh, nga viti 1970 e derisa ajo u mbyll në vitin 1991, në revistën humoristike “Hosteni” që dilte në periudhën komuniste, një revistë që, për hir të sëvërtetës, nuk e kishte qejf as vetë regjimi, pasipërbënte të vetmen “opozitë” në Shqipëri, dhe ndoshta për këtë arsye edhe mbahej.

Por Gaqo Veshi mbahet mend edhe për korrespondencën më të gjatë, prej më shumë se 15 vjetësh, me mikun e tij të shkollës së mesme në Gjirokastër (miqësi qëmë pas zgjati gjithë jetën)me Dritero Agollin, që botohej në çdo numër të revistës “Hosteni” me pseudonimet: Gaqoja – Hyskë Borobojka dhe Driteroi – Bamkë Çomanga. Letërkëmbimi i tyre, në një numër njëri dhe në numrin tjetër të revistës përgjigjej tjetri, nuk ishte një lerërkëmbim i thjeshtë, por një gjini e vërtetë humori të këndshëm dhe satire therëse me anë të të cilave kritikonin dhe vinin në lojë probleme dhe fenomene negative të kohës. Të dy mjeshtër të penës, lakonikë e peisazhistë në mënyrën e të shprehurit, qëmtues të fjalës së mprehtë popullore, në letrat e tyre skalitnin figura groteske të papërsërishme. Personazhe të letrave të tyre ishin pushtetarë burokratë, të mykur, karrieristë, hajdutë, imoralë, anadollakë e dallkaukë të pandreqshëm.

Me një peshë të madhe mbi supe, për t’i parë me gjakftohtësi gjërat dhe për t’i verifikuar mirë ato, që të mos i binte njeriu kot më qafë,  Gaqo Veshi nuk ka lënë vend në Shqipëri pa shkelur për t’i prekur me dorë gjërat. Dhe, pasi bindej, qëndiste siç dinte ai fejtonin, gjininë më të preferuar të humorit të shkruar në atë kohë.

Domosdo, e ndihmonte përvoja që kishte fituar në jetë, por edhe talenti i tij i padiskutueshëm, pasi zejejen e të shkruarit ai e kishte nisur që herët, kishte filluar të shkruajë e të botojë në shtypin e kohës që në vitin e parë të shkollës së mesme, në vitin 1949, në fillim vjersha e më vonë prozë, duke qënë një bashkëpuntor i regullt i revistës “Hosteni” dhe i gazetës “Letrari i Ri”.

Për kontributin e tij në fushën e humorit e të satirës, si bashkëpunor i revistës “Hosteni” , me rastin e 25-vjetorit të kësaj reviste, është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me Urdhrin “Naim Frashëri” klasi III. Në vitin 1980, është dekoruar përsëri më Urdhrin “Naim , Fashari”, klasi II me motivacionin: ”Për ndihmë të vlefshme në revistën “Hosteni” si bashkëpunëtor dhe redaktor gjatë një periudhe shumëvjeçare”.

Gaqo Veshi edhe pas rënies së diktaturës ka botuar dhe vazhdon të botojë libra, rrëfime, fejtone, skica humoristike, intervista, reportazhe në shtypin aktual, si në gazetën “Telegraf”, “Koha Jonë”, ”Sot”, “Dita” e tëtjera.

***

Para dy ditësh mëmori në telefon, ishte rrëzuar dhe vrarë keq. “Nuk jam më për kompjuter, më tha, nuk ngrihem dot”. E ndërsa fliste kështu, unë mendoja: Hajde-hajde, nuk është në gjendje të shkojë as në banjë dhe i vete mendja te kompjuteri(!). Po kur e mendova pak më gjatë, thashë me vete se kështu duhet të jetë gatuar e gjithë kjo raca e krijuesve. Ndoshta edhe unë, në një rrethanë të tillë, do të bëja të njëjtën gjë.

Shkrimi i tij i fundit ishte ai i para disa ditëve që u botua në një nga të përditshmet tona. Ishte për lamtumirën e Sadies, bashkëshortes së mikut të tij të vjetër, Dritero Agolli.

Unë lexova shumë shkrime prekës që i shkruanin miqtë dhe dashamirësit e familjes Agolli për Sadien ato ditë, por në shkrimin e Gaqos spikatte stili i i tij i detajit, i gjetjes. Të gjithë në shkrimet e tyre përmendnin bashkëpunimin intelektual të Sadijes me Driteronë, porGaqoja e trajtonte nga një kënd i veçantë artistik.

“Nënjëngakrimet e mëdhapoetike – shkruanai – mikuimimadh, ipaharruari, DritëroAgolli, i porosit miqtë e tij: Po kur të jesh i mërzitur shumë, /Në raft të librave kërkomë/ Atje do jem i fshehur unë/ Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë…

Dhe në atë raft të madh me libra të shumta, nuk do të gjesh të “fshehur”, vetëm mikun tim, të Madhin Dritëro, por  edhe redaktoren e shquar të shumë librave të tij, të mirën Sadije, bashkëshorten e tij të dhëmshur e besnike”…

Vepra e Gaqo Veshit

Adashi im i bie borisë, 1959

Për një firmë, 1976

Qilimi me rrota, 1977

Në majë të “Hostenit”, 1981

Ndezë një herë, 1986

Treqeshin, një inatoset, 2002

Të vërtetat e një njeriu, 2003

Një fajtor pa faj, 2009

Rrëfimet e një humoristi, 2009

Ti je i vogël, e dinë të mëdhenjtë, 2010

Hyskë Borobojka dhe Bamkë Çomanga i shkruajnë njëri-tjetrit, 2012

Beharja dhe dimri i andartëve grekë, 2014

Malli më ka marrë, 2018

100 javë në Tiranë, ç’kam parë e ç’kam dëgjuar, 2018

Dita

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 1 minute

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 6 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.