Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 19:31 Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se do ta ketë të vështirë të punojë me senatorin Chuck Schumer nëse demokrati bëhet udhëheqës i shumicës…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ja cili është shenjtëria e fjalës së etërve të shenjtë për gruan, këtë kryevepër të krijimit

Kultura E diel, 8 Mars 2026 17:28
Ja cili është shenjtëria e fjalës së etërve të shenjtë për gruan, këtë kryevepër të krijimit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sot, 8 mars, po përshkojmë disa reflektime të Papëve, nga Piu XII – tek Leoni XIV, kushtuar “kësaj krijesë të ëmbël, në duart delikate të së cilës – na kujton Papa Pacelli – Zoti duket se e ka lëshuar në shumë drejtime, si ndihmëse e burrit, “të ardhmen e botës”. Papët folën vazhdimisht për gratë, për forcën e tyre, që përtërin njerëzimin.
R.SH. – Vatikan

Sot në shumë vende të botës kremtohet “Dita e Gruas”. Rrënjët e kësaj feste nisin nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX, me lëvizjet për të drejtën e votës së grave dhe protestat socialiste për kushte më njerëzore të punës. Dita e sotme lidhet gjithashtu me një datë tjetër: 8 mars 1908, kur disa punëtore u dogjën nga rënia e zjarrit në një fabrikë tekstili, në Nju Jork.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Piu XII: gruaja është kurorëzimi i krijimit
Papët folën vazhdimisht për gratë, për forcën e tyre, që përtërin njerëzimin. Në mesazhin radiofonik të 14 tetorit 1956, drejtuar të gjithë pjesëmarrësve të shtegtimit në Shenjtëroren e Zojës së Loretos, Papa Piu XII kujtoi “dinjitetin e madh të gruas në çaste shumë të rënda, kur një kohë e errët, e kalbur, veçanërisht për shkak të pasojave të luftës, trondit besimin e shumë njerëzve”. E kur – shton Papa Pacelli – të gjitha grave iu besua “e ardhmja e botës”:
“Gruaja, kurorëzim i krijimit, në një farë kuptimi, përfaqëson kryeveprën e tij; gruaja, kjo krijesë e ëmbël, në duart delikate të së cilës Zoti duket se ka besuar aq shumë nga e ardhmja e botës, si ndihmëse e burrit; gruaja, shprehje e gjithçkaje më të mirë, më të dashur dhe më të sjellshme përmbi dhé, është ende shpesh objekt përbuzjeje, pavarësisht nga dukja mashtruese e lartimit….”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjoni XXIII: shembulli i grave ndryshoi botën
Gratë e krishtera, që nga zanafilla e krishterimit, patën gjithnjë fjalë për t’ia thënë botës kur është larg Zotit. Gjoni XXIII e pati kujtuar këtë pasi priti disa delegacione vajzash katolike nga kryeipeshkvia e Milanos, më 1 qershor 1962. I priti e i porositi të përtërijnë “zellin e mirë dhe bujar të grave, apostulle të Kishës së hershme: Cecilia, Agnes, Katerina, Agatha, Lucia”.

Mund t'ju interesojë

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin tonë diellor

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin to...

20 Nëntor 2026, 17:31
400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

19 Nëntor 2026, 08:40
Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

18 Nëntor 2026, 22:04

Gjoni XXIII kujton apostujt e Kishës së lashtë:
“Në fillim të dy mijëvjeçarëve të krishterë, bota, me disa përjashtime, ishte e zhytur në errësirën e paganizmit të korruptuar dhe korruptues. Gruaja psherëtinte në kërkim të dinjitetit të saj të humbur. E zakoni nisi të ndryshojë me hir të Zotit e falë lutjes, shembullit dhe flijimit të këtyre heroinave. Edhe sot, bashkëjetesa njerëzore po ndërron për mirë, sepse shumë të krishterë e nderojnë pagëzimin e tyre me ndërmjetësinë e besnikërisë së jetuar dhe shembullit tërheqës”.

Pali VI: dinjiteti i gruas duhet mbrojtur
Në vitin 1975, që përkon me Vitin Ndërkombëtar të Gruas, për herë të parë në histori, Kombet e Bashkuara e kremtuan 8 Marsin si Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Tre vjet më vonë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara propozoi që një ditë në vit të shpallej “Dita e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e grave dhe paqen ndërkombëtare”. 8 Marsi, i cili tashmë festohej në shumë vende, u zgjodh si datë zyrtare nga shumë kombe. Në Engjëllin e Tënzot të 17 gushtit 1975, Papa Pali VI kërkoi njohjen e të drejtave “njerëzore dhe civile” të grave.

Pali VI uron përparimin e grave në jetën shoqërore:
“Sivjet në botë kremtohet Viti i Gruas, të cilin Kisha, ashtu siç i takon, e pret pozitivisht, duke uruar përparimin e rolit të gruas në jetën profesionale e shoqërore e, në të njëjtën kohë, duke mbrojtur dinjitetin dhe misionin e gruas, veçanërisht gruas së krishterë, që plani i Zotit e caktoi për të, si vajzë e ëmbël, si virgjëreshë e pastër dhe e fortë, si nuse e dashur, si nënë mbi të gjitha, gjithmonë e shenjtë dhe e denjë – edhe si vejushë e devotshme, e dhimbshme dhe punëtore. Jemi të bindur se në konceptimin e krishterë të gruas duhet të gjejmë njohjen e të drejtave të saj njerëzore dhe qytetare si dhe mbrojtjen e virtyteve të saj të larta natyrore, nën dritën orientuese dhe mbrojtëse të Asaj, e cila, rrezatuese në bukuri dhe shenjtëri, sundon amsisht me Krishtin mbi fatet njerëzore, Marisë”.

Gjon Pali I: “Zoti është atë, e më tepër, nënë”
Gratë janë edhe nëna që ngushëllojnë, që shërojnë plagët. Duke kujtuar këtë tipar dallues të përmasës së nënës, Gjon Pali I, në lutjen e Engjëllit më 10 shtator 1978, shqiptoi fjalë plot butësi për botën e copëtuar nga masakra të kota. Ishte periudha historike, në të cilën presidenti amerikan Carter, presidenti egjiptian Sadat dhe kryeministri izraelit Begin kërkonin rrugën drejt paqes në Lindjen e Mesme.

Gjon Pali I: Zoti është nënë
Kryeministri Begin kujton se populli hebre dikur kaloi kohë të vështira dhe iu drejtua Zotit duke u ankuar: “Ti na braktise, o Zot, na harrove!”. “Jo! – gjegji Zoti përmes profetit Isaia – A mund ta harrojë një nënë fëmijën e saj? Por edhe nëse ndodh, Zoti nuk do ta harrojë kurrë popullin e tij”. Edhe ne që jemi këtu kemi të njëjtat ndjenja; ne jemi objekti i Perëndisë i një dashurie të përjetshme. Ne e dimë: ai i ka gjithmonë sytë hapur mbi ne, edhe kur duket sikur është natë. Është baba e, aq më tepër, është nënë.

Gjon Pali II: kushtëzime në rrugën e grave
Nga 8 marsi 1998 jehojnë ende fjalët e Papës Gjon Pali II shqiptuar në lutjen e Engjëllit: “Fatkeqësisht jemi trashëgimtarë të historisë së kushtëzimit të madh, që e vështirësoi rrugën e grave, sepse shpesh të papranuara në dinjitetin e tyre, të keqpërfaqësuara në kërkesat e tyre dhe të lëna mbas dore”. Papa Wojtyla bën, në veçanti, një pyetje, që vijon të tingëllojë aktuale.

Gjon Pali II: femrat vlerësohen më shumë për pamjen e tyre fizike
Sa gra janë vlerësuar dhe vlerësohen më shumë për pamjen e tyre fizike, sesa për cilësitë e tyre personale, kompetencën profesionale, punën e inteligjencës, pasurinë e ndjeshmërisë së tyre dhe, në fund të fundit, për vetë dinjitetin e qenies së tyre? E çka mund të themi për kufizimet që, në shumë pjesë të botës, i pengojnë ende gratë të integrohen plotësisht në jetën sociale, politike dhe ekonomike?

Benedikti XVI: shumë gra punojnë për Mbretërinë e Zotit
Gratë “u respektofshin gjithnjë e më shumë në dinjitetin e tyre dhe u vlerësofshin në potencialin e tyre pozitiv”. Kjo është lutja e Papës Benedikti XVI në Engjëllin e Tënzot të 8 marsit 2009: Data e sotme – 8 Marsi – na fton të reflektojmë për gjendjen e gruas dhe të përtërijmë angazhimin tonë, në mënyrë që çdo grua të mund të jetojë dhe t’i shprehë aftësitë e saj, duke u respektuar plotësisht për dinjitetin e saj. Kështu shprehen Koncili II i Vatikanit dhe Magjisteri Papnor e, veçanërisht, Letra Apostolike Mulieris dignitatem e shërbëtorit të Zotit Gjon Pali II (15 gusht 1988). Megjithatë, më shumë se vetë dokumentet, vlejnë dëshmitë e shenjtoreve; e epoka jonë pati atë të Nënë Terezës së Kalkutës: bijë e përvuajtur e Shqipërisë e cila me hirin e Zotit, u bë shembull për mbarë botën në ushtrimin e bamirësisë dhe shërbimit për përparimin njerëzor. Sa gra të tjera punojnë çdo ditë, në fshehtësi, për të mirën e njerëzimit dhe për Mbretërinë e Zotit!

Françesku: gratë kanë zemra të buta e këndvështrim krijues
Në audiencën e përgjithshme të 8 marsit 2023, Papa Françesku shqiptoi fjalë tejet prekëse, plot mirënjohje për botën e grave. Mendimet e Papës, pas katekizmit, i kushtohen të gjitha grave dhe, në veçanti, të pranishmëve në Sheshin e Shën Pjetrit. “Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, mendoj për të gjitha gratë: i falënderoj për angazhimin e tyre në ndërtimin e një shoqërie më humane, përmes aftësisë për të kuptuar realitetin me vështrim krijues dhe zemër të butë. Ky është privilegj vetëm i grave! Një bekim i veçantë për të gjitha gratë e pranishme në shesh. E edhe një duartrokitje për gratë! E meritojnë! Në këtë ditë të 8 Marsit, shpresohet që fryma krijuese dhe zemrat e buta të grave ta përtërijnë botën e munduar nga urrejtja, luftërat, egoizmi”.

Leoni XIV: solidaritet grave ende të diskriminuara
Në këtë 8 Mars, 2026, Ditë ndërkombëtare e gruas, Papa Leoni XIV nxit për ta ripërtërirë angazhimin tonë i cili “për ne të krishterët bazohet në Ungjill”, si dhe për njohjen e dinjitetit të barabartë të burrave dhe grave. Për fat të keq, shumë gra, që nga fëmijëria e tutje, vijojnë të diskriminohen dhe të vuajnë forma të ndryshme dhune: për to shkojnë në mënyrë të veçantë solidariteti dhe lutjet e mia. Papa Leoni XIV kërkon mbështetje për “gjenialitetin femëror”: gratë, pohon ai, janë shenjë e “lirisë, barazisë, solidaritetit, drejtësisë”.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit
Para 3 minutash

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Liverpooli shkatërron United me poker në debutimin e Pochettinos
Para 7 minutash

Liverpooli shkatërron United me poker në debutimin e Pochettinos

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 32 minutash

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

Fondazione Milan nderon Baresi para Milan-Frosinone
Para 33 minutash

Fondazione Milan nderon Baresi para Milan-Frosinone

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 7 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 7 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 21 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.