Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 08:34 Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua” Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për një nga momentet më të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Këtë fundjavë “Antigona” me Laura Nezhën, te “ArTurbina”

Kultura E enjte, 3 Tetor 2019 15:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shfaqja teatrore “Antigona” vjen këtë fundjavë në skenë te “ArTurbina” për publikun. Mbrëmjet e së shtunës dhe të dielës, “Antigona” vjen me gjithë fuqinë që një tragjedi e sjellë në kohët moderne mund të ketë. Lufta për pushtet, revolta ndaj tiranit, dashuria të gjitha ngjyrat që një shfaqje mund t’ju falë. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” sjell në fundjavë për publikun veprën, që është shkruar nga Jean Anouilh, përkthyer nga Ekrem Basha dhe me regji nga Andrea Brusque. Antigona në skenë është me interpretim nga Laura Nezha, rol që i ka dhënë një tjetër sukses aktores. Për të vijuar dhe me aktorë të tjerë në role si Ervin Bejleri, Romir Zalla, Xhino Musollari, Xhulia Musagalliu, Adriana Tolka, Endri Çela dhe Klejdi Metaj. Te “Antigona” me interpretimin e aktores Laura Nezha, është historia e një vajze të re që thotë jo, që kundërshton. Ajo thotë atë që mendon, dhe kjo liri e të shprehurit do t’i kushtoj jetën. Përballë Antigonës edhe më i fuqishmi bëhet i dobët. Me një tjetër vepër teatrore të suksesshme, aktorja Laura Nezha për këtë rol është shprehur se është me fat që interpreton Antigonën. “Antigona” e Jean Anouilh është një përshtatje e tragjedisë së Sofokliut me të njëjtin titull. E shkruar në vitin 1942, kur trupat naziste pushtuan Francën, historia sillet rreth konfliktit të Antigonës idealiste dhe xhaxhait të saj të ngurtë, Kreonit, në lidhje me varrimin e vëllait të Antigonës, Poliniku. Gjithashtu vepra u interpretua se përfaqësonte luftën e lëvizjes së Rezistencës franceze kundër forcave të qeverisë Vishi gjatë kulmit të pushtimit nazist. Varianti i Anouilh i Antigonës prek tema si tragjedia, meta-teatri, idealizmi i rinisë, kompromiset e moshës madhore, dueli mes moralit dhe politikës, si edhe zgjedhjet dhe paqartësitë e jetës në një botë komplekse jo bardhë e zi. Antigona është njëra nga seria e pjesëve dramatike të Anouilh, që kanë si bazë mitologjinë greke. E vlerësuar shpesh si kryevepra e tij, Antigona çimentoi reputacionin e Anouilh si autor dramatik. Vepra qe sukses i menjëhershëm, kur u vu në skenë së pari në Paris në vitin 1944.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mesazhet e veprës

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Para 12 orësh
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Para 17 orësh
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Vepra “Antigona” këtë fundjavë vjen për publikun te “ArTurbina”, por me herët regjisorja Andrea Brusque ka pohuar se përcjell mesazhe, që kalojnë kufijtë. “Jam e apasionuar me Antigonën e Jean Anouilh, sepse kjo heroinë kontemporane përcjell mesazhe që i kalojnë kufijtë. Është historia e një vajze të re që thotë jo, që kundërshton. Ajo thotë atë që mendon, dhe kjo liri e të shprehurit do ti kushtoj jetën, një jetë që nuk ia vlen ta jetojë ndryshe”, pohon Andrea Brusque. Sipas regjisores, të gjithë e kanë brenda vetes një Antigonë. “Përballë Antigonës edhe më i fuqishmi bëhet i dobët, sepse e vetmja që nuk e bëjmë dot është të detyrojmë dikë të jetojë. Unë besoj se të gjithë ne kemi brenda vetes një Antigonë, e cila kur zgjohet na inkurajon të bëjmë zgjedhje radikale. Ky konflikt midis tiranit dhe revolucionarit është diçka që na prek thellësisht, pasi ka të bëjë me të gjithë ne”, shprehet mes të tjerave Andrea Brusque. Sipas saj, autori Jean Anouilh luan mrekullisht me kodet e tragjedisë. “Me humor dhe me distancë ai të kujton së të gjithë personazhet do të vdesin dhe kjo është e pashmangshme, por lajmi i mirë është që ne, spektatorët, jemi gjallë, ndaj ka ende shpresë”, vijon Brusuqe për veprën teatrore. Jean Anouilh (1910 – 1987) ishte autor dramatik, teoricien, kritik dhe shkruante për film e televizion. Ai interesohej për rolin e individit në shoqëri dhe përplasjen mes idealizmit dhe realizmit brenda individit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

????????????????????????????????????

Etiketat e lidhura

Laura Nezha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”
Para 43 minutash

Ingrit Gjoni përlotet për humbjen e motrës: “Më është djegur shpirti, ishte si një bombë për mua”

Edhe sot Rama kërkon DIALOG
Para 57 minutash

Edhe sot Rama kërkon DIALOG

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
Para 1 ore

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Para 1 ore

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 11 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 12 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 12 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 14 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.