Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 11:55 Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, kanë dalë këtë të shtunë në një deklaratë të përbashkët për media lidhur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lufta e fshatarsisë vlonjate dhe e Dushkarakut për çlirimin e Vlorës, më 1920

Kultura E enjte, 30 Shtator 2021 16:10
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Agim Jazaj  –

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Edhe pas “Traktatit të Londrës” trupat fashisto- pushtuese, nuk pranuan të tërhiqeshin nga rrethet e Vlorës, dhe Tepelenës. Ky qëndrim, ndoshta konvergonte edhe me qëndrimin e tregëtarëve të mëdhenj, bejlerëve dhe agallarëve, fajdexhinjve, sepse

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Para 15 orësh
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Para 20 orësh
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

pasuroheshin në kurriz të popullit fukara. Në këto kushte të rënda ekonomike, shoqërore dhe politike, patrioti; Ismail Qemali, ngriti zërin dhe bëri thirrje kundër qëndrimit të ushtrisë pushtuese në Vlorë, duke e parë rrezikun që po kanoset ende për Pavarësinë Kombëtare. Në këtw kohë, në krye të djalërisë vlonjate në qytet dhe në fshatrat vlonjate u ngritën më këmbë dhe në krye patriotët e shquar; Avni Rustemi, Halim Xhelo, Jani Minga, etj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Avni Rustemi së bashku me patriotët e tjerë vlonjat; Halim Xhelo e Jani Minga, në vitin 1918 udhëheqin organizatën e “Mbrojtjes Kombëtare”, duke organizuar demonstratën e madhe të 28 Nëntorit, të vitit 1919, me rastin e 7 vjetorit të Pavarësisë Kombëtare!

Nga djalëria vlonjatë e qytetit dhe e fshatit, u shënua një moblizim dhe organizim për të luftuar pushtuesin. Demonstruesit hidhnin parrulla: “Vlora është e jona” dhe valvitnin flamujt gjatë zhvillimit të demonstratës.

Në vitin 1919, nën drejtimin e patriotit Halim Xhelo, u formua shoqëria kulturore: “Shtiza e Qytetrimit”, e cila nën hundët e pushtuesit i dha impulse të reja lëvizjes kombëtare dhe detyroi imperialistët të përqëndronin vëmëndjen për të ruajtur zotrimin mbi Vlorën, duke e parë si qëndrën më të rëndësishme, strategjike për të siguruar Adriatikun, duke e quajtur gjirin e Vlorës si atë të Gjiblartarit.

Gjithë këto evenimete të pasuara nga Lëvizje të fuqishme patriotike në Vlorë kishin ndjeshmërinë dhe përfshinte në veprimtaritë patriotike edhe fshatarët e Dushkarakut, qysh nga “Kongresi i Lushnjes”, “Kuvendi i Barçallasë”, etj.

Nga gjithë këto reagime, patriotike; gjeneral Piaçentini, kryekomandant i forcave italiane të Vlorës, më 16 Maj të vitit 1920 shpalli “Gjëndjen e Jashëzakonshme” dhe urdhëroi zbatimin e saj, ndaloi mbledhjet e qytetarëve pa leje, si dhe mbajtjen e dyerëve të shtëpive të hapura, pas orës 22.oo.

Në këto kushte, më 20 maj të vitit 1920, u krijua “Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare”. Dhe më 3 Qershor 1920 ky komitet lajmëroi dhe zhvilloi mbledhjen e “Beunit”, e shënuar në histori si; “Kuvendi i Beunit”.

Kuvendi vendosi të merrenin pjesë në luftën për çlirimin e Vlorës; nga një person për çdo familje.

Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare i dërgoi ultimatumin komandantit të forcave pushtuese italiane:

“Ultimatum te Piaçentini,

E çoi Mehmet Selimi”… nga Mallkeqi.

 Në ultimatumin formulohej: ”Sot populli shqiptar, i bashkuar më shumë se kurrë, duke mos mundur të durojë të shitet si bagëti nëpër pazaret e Evropës, si shpërblim i Italo-Grekëve-Serbëve”… Dhe vendosi të marë armët. Ultimatumi kërkonte përgjigjen, po brenda datës 4 Qershor të vitit 1920.

Në mbarim të kohës së Ultimatumit, më 3 Qershor 1920, trupat vullnetare u ndan sipas planit të Komisionit të Luftës.

Duke u gdhirë e dielë, 5 Qershor i vitit 1920, nisi lufta e popullit, e vegjëlisë, lufta e shënjtë patriotike, kundër qëndrave ushtarake në; Kotë, Gjorm, Drashovicë, Llogora, Jonufër.

Si rezultat i këtyre betejave, repartet xheniere dhe postat e karabinierisë, u spastruan në fshatrat; Sevaster, Dushkarak, Vajzë, etj.

Më pastaj u kalua në sulme, në qëndrat e tjera të fortifikuara.

Atë kohë populli e përejtsoi në këngë:

“Andej armë e maqina,

 Këtej spata e martina,

Andej rreth e rreth me hekur,

Ha e pi e vish e ngjish,

Këtej kur dhe për të vdekur,

Fshinin gjakun me këmishë”…

Në luftën anti-imperialiste, si gjithë populli i Vlorës edhe ai i Dushkarakut dha një kontribut të dukshëm në këtë epope të skalitur në vargjet e këngës:

“Sevaster e Dushkarak,

Ç’u shkulën si një bajrak,

U hodhën mbi Vlorën Plakë,

E ndezën tym e flakë,

Ik në Romë, këtu s’ke hak,

Se ka zot ky toprak,

Të bëjmë synet me biçak.

Dushkarak e Sevaster,

Tokë me fshatra të tjerë,

Shumë lartë e çuan nderë,

Zaptuesin e hodhën në erë”…

 Në këtë epope edhe populli i Dushkarakut ka dhënë kontributin e tij.

Çeta e Dushkarakut u inkuadrua në batalionin e Kudhësit, e përbërë me afro 50 luftëtarë, me komanadantin e çetës së tyre; Mehmet Fegë Xhelilaj, luftuan me trimëri të rrallë për shpartallimin e postave të avancuara të pushtuesit si në; Dushkarak, Sevaster, Ploçë, Vajzë, Kotë, Mavrovë, Drashovicë, Sherishtë, e deri në Qafën e Koçiut.

Në këto luftime të ashpëra dhe të pa barabarta, si nga numri i luftëtarve dhe mjetet, teknika e armatimi, dhanë jetën e gjakun, ranë me heroizmin e pashoq edhe bijtë e fshatit Dushkarak:

1- Zyber Bjeto Bejtaj

 2-Deliko Ymer Jaupaj

3-Qerim Mane Manaj

4-Qëndro Fegë Xhelilaj

5-Selim Demir Hamazaraj

Ndërsa u plagosën në ato beteja bijtë vullnetarë të Dushkarakut:

1-Mehmet Fegë Xhelilaj

2-Haxhi Ismail Bushaj

3-Musa Ahmet Musaraj

4-Myslym Merko Merkaj

5-Rustem Vero Veraj

 

Legjendës së Zyber Bejto (Kudhësioti) për heroizmin e tij, të pa shoq, në Kotë, i cili rrëzoi për tokë 3 të vdekur me shkopin në dorë, kënga e ka skalitur dhe e ruan:

“Zyber Bejto Kudhësioti,

Një shkop kish vetëm në dorë,

I pari i shokëve shkoi,

Tre italian i ka ngordh,

Trimëria jote e pa çmuar,

Një histori për të shkruar”…

 Në luftën e Vlorës, dhe për çlirimin e saj dha jetën edhe biri i Dushkarakut, Qëndro Fegë Xhelilaj, i cili ka mbetur i gjallë në vargjet e këngës:

“Qëndro Fega është vrarë,

Sheshtazi duke luftuar,

Gjithë Kudhësi ka qarë,

Për trimin e kulluar”…

Por, edhe trimi Selim Hamzaraj, djalë i ri, bir i Dushkarakut dha jetën heroikisht, duke u hedhur mbi telat me gjëmba në pozicionet armike, i thurur në këngët e popullit:

“Selimi një djalë i ri,

Shkoi në luftë dhe s’u kthye,

Luftoi me trimëri,

Për të shtrënjtin Atdhe”…

Grupet e vogëla të luftëtarëve, në operacionet e tyre goditën rajonet e fortifikuara ku ishin dislokuar forcat pushtuese si në; Llogora, Ullishten e Vlorës, ku luftëtarët e njohur Selam Musai, Sheme Lepenica, Reshit Birçe nga Sevasteri dhe Mehmet Fega nga Dushkaraku, u përleshën me pushtuesit në Llogora.

Kënga e thurur për oficerin Mehmet Fega, ka mbetur në përjetësi:

“Atje te ulliri me dega,

U plagos trimi Mehmet Fega,

Kur pa që u plagos Mehmeti,

U hodh pa rreshtur mbi ta,

Reshit Birçe Sevasteri,

Po dhe ky trim na u vra”….

 Në këtë luftë nga bijtë e Dushkarakut, ranë 3 bijë, të vrarë dhe 5 të plagosur.

Viti 1920 i quajtur dhe në në atë kohë si viti i Rilindjes. Nëse Greqia kishte Kretën, Spartën, Shqipëria kishte Vlorën. Labërinë, Kotën, Drashovicën…Për të cilat vargjet e rapsodit mbeten në përjetësi:

“Obobo se ç’qënka Kota,

Bytym Mitroloz e topa,

Më e bukur se Evropa,

U plagos Kanani nga Shkoza,

Vallë cilin pati pranë,

Që i zbërthehu gjerdanë,

Me këmishë i lidhi plagnë,

Pati Ismail Hekuranë”…

 Laitmotivi i shqiptarit në shekuj ka qënë: “Më e ëmbël vdekja, kur i huaji vjen, dhe në mes të vatrës, bën si i pëlqen”. Në këto beteja titanike bijtë e Dushkarakut dhanë kontributin, po edhe gjakun, jetën e tyre për vatanin.

Në epopenë e Luftës së Vlorës më 1920, si gjithë popullsia e qarkut të Vlorës, edhe bijtë e fshatit të Dushkarak kanë qënë të organizuar në dy grupe. Njeri merte pjesë në lufë dhe grupi tjetër qëndronte në rezervë dhe do të merte pjesë në luftime vetëm me urdhër të “Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare”.

Në grupin e parë të bijvë të Dushakarkut, kanë marë pjesë këta bij:

1-Mehmet Fegë Xhelilaj      komandant çete

2-Elmaz Sinan Sinani          vullnetar

3-Ismail Hekuran Xhelilaj  

4-Mexhit Selfo Gjonaj         

5-Alush Sulejmën Veizaj    

6-Bino Xhafer Xhaferaj     

7-Sadik Laze Tafilaj           

8-Haxhi Ismail Bushaj       

9-Hasim Mëno Deraj          

10-Dan Feta Dëraj               

11-Shaskë Rustem Kapaj  

12-Selam Ormën Alliraj

13-Qerim Ismail Haxhaj    

14-Rrapo Hyso Malaj         

15-Tartar Jaup Llanaj        

16-Nuredin Elmaz Meçaj

17-Zyber Bejto Bejtaj         

18-Selim Demir Hamzaraj  

19-Qerim Mane Manaj       

20-Qëndro Fegë Xhelilaj    

21-Veliko Ymer Jaupaj     

22-Ahmet Musa Zeqo        

23-Banush Hasan Pashaj   

24-Hajri Sulejmën Veizaj   

25-Musa Tartar Tartaraj   

26-Alem Merko Gjonaj

27-Myslym Merko Merkaj 

28-Musa Ahmet Musaraj    

29-Rustem Vero Veraj        

30-Osmën Malo Malaj         

31-Murat Hekuran Xhelilaj

32-Sadedin Selfo Gjonaj      

33-Mahmut Selman Gjonaj   

34-Muço Fako Pashaj          

35-Sheme Hadër Hadëraj    

36-Shaban Hysen Bushaj     

37-Jemin Jonuz Shanaj         

38-Sheme Balil Haxhaj         

39-Myftar Abaz Shanaj        

40-Rexhep Shako Barjami   

41-Lilo Demir Hamzaraj      

42-Alush Meço Meçaj          

43-Likë Sinan Sinani            

44-Mahmut Sadedin Kaçaj  

 

-Materialet burimore: Revista “Për Mbrojtjen e Atdheut” nr 9, viti 1977 fq. 75

Në majin e vitit 1924, u mblodhën në Vlorë përfaqsues të shumë krahinave, ku Kuvendi lëshoi ultimatumin për Kryengritjen e Armatosur dhe ngriti Komisionin nën drejtimin e Fan Nolit.

Në këtë kryengritje popullore të armatosur, u përshinë edhe vullnetar nga gjithë krahina e Kudhësit dhe bashkë më ta edhe vullnetarë nga fshati Dushkarak, nën komandën e patriotëve Rrapo Çelo Beqiraj dhe Mehmet Fegë Xhelilaj, të cilët në atë kohë ishin edhe oficerë fanolistë, me gradën e togerit, të ndjekur nga dushkarakasit e tjerë si:

1-Ismail Hekuran Xhelilaj

2-Musa Tartar Tartaraj

3-Lilo Demir Hamzaraj

4-Hajro Sulejmën Veizaj

5-Rexhep Shako Barjami

luftuan kundër ekspeditave antipopullore.

Pas dështimit të “Revolucionit Demokratiko- Borgjez të Qershorit”, Qeveria e Zogut nxori urdhër izolimi për gjithë pjesëmarësit në atë revolucion, edhe për ata nga Dushkaraku. Masat e qeverisë, antipopullore ishte ajo për çarmatimin e popullsisë, me synimin për t’u hakëmarrë dhe për t’u nënështruar popullsia, veçanrisht vegjëlia në qëndrat kryesore-kryengritëse të armatosura, të Revolucionit të Qershorit të Vlorës, të vitit 1924.

Ekspeditat dhe bashibozukët u dërguan në gjithë krahinat.

Në Krahinën e Kudhësit u istalua ekspedita nën komandën e Taf Kaziut, agjen i besuar i qeverisë së Zogut! As me këto masa nuk mundën të mposhtënin shpirtin patriotik dhe atdhetar të njerëzve të këtyre anëve dhe të bijve të Dushkarakut!

Urrejtja dhe shpirti patriotik, kishte lindur në shpirtin e njerëzve dhe shpërthente në aksionet e ditëve të bijve të Dushkarakut, duke ngritur në revoltë pleq, grat, burrat, të rinjtë dhe të reja…

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë
Para 2 minutash

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë

Rama del në konferencë shtypi 1 orë para protestës së Berishës: Do shikojmë kërkesat e drejta, por Shtetin nuk e rrëzojnë dot!
Para 6 minutash

Rama del në konferencë shtypi 1 orë para protestës së Berishës: Do shikojmë kërkesat e drejta, por Sht...

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!
Para 46 minutash

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!

Dy protesta kundër Ramës, por a kanë të njëjtin qëllim?
Para 53 minutash

Dy protesta kundër Ramës, por a kanë të njëjtin qëllim?

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 14 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 15 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 14 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 17 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.