Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 22:41 Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq Sot Kryeministri Rama tha ndër të tjera në Asamblenë e PS për Tiranën se “Ky organizim i ri do ta marrë forcën e vet te…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Hagë
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Sulme kibernetike
  • Iran
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Hagë
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Sulme kibernetike
  • Iran
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Mjeshtri i Madh” i pikturës, Helidon Haliti në Shkodër me ekspozitën e tij më të madhe

Kultura E diel, 7 Prill 2024 18:48
”Mjeshtri i Madh” i pikturës, Helidon Haliti në Shkodër me ekspozitën e tij më të madhe
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në qytetin e piktorëve, fotografëve, muzikantëve, poetëve, shkrimtarëve, skulptorëve, këngëtarëve, etj., Helidon Haliti sjell ekspozitën e tij më të madhe. Takimin e tij të parë me artdashësin shkodran, qytetin e shumë piktorëve të famshëm, ”Mjeshtri i Madh” i pikturës, Helidon Haliti, e vlerësoi më ndryshe, duke çelur një nga ekspozitat më të mëdha të karrierës së tij.

Një ekspozitë mjaft intriguese dhe e veçantë prezantohet këto ditë në Galerinë e Artit Shkodër nga datat 4-27 Prill nga artisti i mirënjohur Helidon Haliti.

Duke filluar që nga ftesa “NE EMËR TË POPULLIT”, jeni të ftuar … , dhe Kurator “POPULLI”, Helidoni befason, sfidon dhe teston audiencën . Artist në kuptimin e plotë të fjalës, kërkues i  palodhur , ekstravagant kokëfortë, ai tërheq, përmes vëmendjes që i jep subjektit dhe personazheve të tij , ai krijon vlera të rralla artiske, të cilat të fusin në një univers që të befason .

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ekspozita vjen me 4 cikle që prezantohen në salla të veçanta: Udhëtarët e kotësisë, Faksimile, Çapaçulët, Shqipëria në akuarel

Udhëtarët e kotësisë , do të befasojë me kompozimet  dhe me një tematikë provokuese , ku publikut  i jepet  mundësia interpretuese . E gjitha në  një  gamë të rozës dhe së kuqes , ku personazhet preznatohen çuditshëm  në botën e tyre , ato deri diku kanë një qëndrim stoik , si pjesë e karakterit të secilit, janë nisur drejt një rrugëtimi  që nuk dihet si përfundon apo kur përfundon , diku me nota ironie apo me nota humori , artsiti luan ,ironizon ,  provokon , duke lënë të hapur një dialog apo një diskutim artistik . Eshtë një udhëtim ku dy kohë të ndryshme ndërthuren me njëra tjetrën , një udhëtim  në krijmtari, udhetim në filozofi e mendim, udhëtim në karaktere, me simbolikat e veta, ku artsiti bëhet pjesë e tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Unik në kompozim dhe subjekt duke luajtur me çdo formë, ngjyrë, figurë , personazhe , dhe ky rrugëtim vazhdon ….

Faksimile

Përshkruhet fund e krye nga lirizmi , duke  u bazuar në poezitë e të atit Faslli Halitit , Helidoni  i jep ngjyrë këtyre rrëfimeve , ai  krijon një kontekst të ri të guximshëm për motivet që ai përzgjedh.  Ngjyrat e gjalla përshkruajnë skena  lirike por dhe të tensionuara, ai fut erotiken si herë të parë në kompozimet e tij , figura e femrës nudo është kudo e pranishme ,  ajo jepet sensuale , joshëse , shpesh e fsheh shikim  dhe shpesh qëndron e pashqetësur nga vështrimet  dhe bëhet pjesë e lojës artistike  duke  krijuar  një energji të furishme që të tërheq rreth pikturës.

Mund t'ju interesojë

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin tonë diellor

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin to...

20 Nëntor 2026, 17:31
400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

19 Nëntor 2026, 08:40
Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

18 Nëntor 2026, 22:04

Helidoni është shume i ndjeshëm dhe nga luftërat në botë

Tabllotë  përshkruhen me nota mjaft dramatike , te ftohta , të pikturara,  mjeshtërisht , kudo  është një pesonazh interesant , ai luan me simbolika , me një majmun  shpërthen  me një klithmë .,një dhimbje që mbin nga brënda dhe përhapet në hapësirë, një ulërimë shurdhuese , si për të thënë stop indiferencës  përpara një realiteti të tillë.,  një dash apo një dhi që merr formën  e një anijeje lufte, një qiell i  vrenjtur , si para një stuhie , dhe në plan të parë një figurë  femërore , e cila e ka humbur joshjen , tashmë ajo  mban tragjizmin  e situatës , e strukur në lakuriqësinë e saj ajo vajton , e kërrusur , e trishtuar  duke qënë pjesë  e asaj cfarë po ndodh.

Helidonit i ka interesuar shumë  fuqia imagjinare e detajeve., që lidhet aq ngushtë me faksimet, vargjet e të atit që  shoqërojnë gjithë tabllotë.

Çapaçulët

Veprat e Helidonit është shumë bashkëkohore, ai i referohet tematikës në lirikë, por pa lënë pa prekur dhe probleme dhe shqetësimet e shumta sociale.

Çapaculët janë punime të mrekullueshme , që vijnë në dimensione më të vogla , të cilat marrin shkas  nga e përditshmja, nga ajo që ndeshim çdo ditë , njerëzit që enden në hapësira shpesh të paorjentuar , me duar në xhepa , të lodhur , në kërkim të diçkaje  ose të asgjëje,  mbase dhe njerëz që vrasin kohën në bare , në dikutime të pavlera, pjesë e të përditshmes sonë. Artisti luan me ironinë , sarkazmën ,duke futur shpesh herë dhe vehten si pjesë e personazheve  të tij, por pa harruar  të fusë dhe miq , shokët , apo pjesë nga historitë që ai ka përjetuar , të cilat shpesh herë vijnë me nota humori.

Si një mjeshtër i ngjyrës dhe teknikës ai  luan bukur me  mjetet  shprehëse, fshirjet , lëvizje mjeshtërore ,  me një ekspresivitet të theksuar ,ku shpesh  fokusi kryesor është marrëdhënia midis formës, ngjyrës, personazheve dhe linjës., Helidoni luan shumë ne tabllonë e tij, ai dëfrehet kur punon , shpesh  gjen brenda sipërfaqes së telajos sugjerime të figurave –  kafshë ,nudove dhe personazheve te tij. Ky cikël i cili është i ndërtuar mbi karton apo fibër të përgatitur nga tavalozi , vijnë si një pjesë e çmuar që i jep ajër gjithë ekspzitës.

Shqipëria në akuarel

Dhe nuk kishte si të mungonte akaureli , dhe prekja magjike e Helidonit, I njohur si mjeshtri I Akuarelit.

Ai vjen si një rrugëtim i artistit  nëpër Shqipëri, si një  Edwart Lear por i kohëve moderne , që ka udhëtuar në çdo cep të Shqipërisë dhe do vijojë ta bëjë duke e pikturuar atë.

Pejsazhet e Helidonit vijnë plot ajër, freski , delikatesë, të mbushin me oksigjen e bukuri . Mjeshtri i madh Haliti prezantohet i plotë , si mjeshtër i vërtetë , vjen me magjinë e tij në një qytet magjik , vjen me një art të madh, në një qytet që është djepi i artit , prezantohet me kulturë e modestinë  që e karakterizon në një qytet që është vatra e kulturës , dhe Shkodra do e mirëpresë ashtu siç ajo di , se Shkodra e do të bukurën dhe vlerën. Një rrugëtim I bukur në Shkodrën loce. OraNews

Etiketat e lidhura

Helidon Haliti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq
Para 1 ore

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0
Para 2 orësh

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 2 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë
Para 2 orësh

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 2 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine
Para 3 orësh

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 9 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 10 shenja sekrete që tregojnë se ai çmendet pas jush
8 Janar 2020, 17:49

10 shenja sekrete që tregojnë se ai çmendet pas jush

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.