Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:09 Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij? Nga Kreshnik Spahiu Protestuesit bëjnë mirë që refuzojnë dialogun me Edi Ramën por kam një pyetje: Po me njëri-tjetrin pse nuk dialogojnë duke u…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga Rudina Xhunga: Intervista e Sadije Agollit, gruas së rrallë te Dritëroit unik

Kultura E martë, 21 Shtator 2021 17:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Rudina Xhunga

Kjo eshtë nje intervistë e realizuar me 6 gusht 1995 me Sadije Agollin, një grua e rrallë, që e shoqëroi burrin unik  të letrave shqipe, burrin e mençur te kuvendimit politik, Dritero Agollin, çdo çast, që nga momenti kur e njohu.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Kush i takoi ata të dy e di se qëne të pandashen në jete. Siç tani janë në atë botë. Dritëroi iku në shkurt, Sadija iku po në shkurt. Per të ndenjur bashke, përgjithmone. (dritare.net)23-24

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Rudina Xhunga: Ju jeni grua shkrimtari, apo politikani?

Sadije Agolli: Dritëroi është sidomos shkrimtar. Politikën e sheh në shërbim të krijimtarisë. Janë të dyja profesione të vështira, por kur je i bindur në idealet e tua, kalohen lehtë. Siç thotë në një poezi Dritëroi:

“Kur zgjohem nga gjumi, s’nxitohem

vë këmbën në truall, i humbur, i vrarë

Ndez një cigare dhe rri e mendohem

se ç’ëndërr kam parë

këtu ndryshoj unë nga ti, o i marrë”

Rudina Xhunga: Ku ndryshoni ju nga Dritëro Agolli?

Sadije Agolli: Dritëroi është devolli. Ndoshta hapësira e fushave ka ndikuar që të jetë më shumë tolerant në gjykimin e problemeve. Unë rrjedh nga shqiptarët e Malit të Zi. Jam më e prerë, më e egër. Ndërsa tek Dritëroi kam vënë re elasticitet në gjykimin e problemeve që në kohën e totalitarizmit, kur të merreshe me politikë ishte shumë më e vështirë se sot. Ai i jep të drejtë dhe kundërshtarit, kur sheh se gjen një ide të mirë. Edhe kur vë re, se shokët e idealit nuk kanë të drejtë, i kundërshton publikisht në parlament, në shtyp dhe mbledhjet e tyre. Ai kërkon kulturë në politikë.

Rudina Xhunga: Dritëroi është i majtë, ndërsa rrjedh nga pronarë tokash të Menkulasit.

Sadije Agolli: Dritëroi është idealist. Në kohët e para të martesës më dukej revizionist dhe agjent i rusëve, siç u akuzuan disa shokë të tij që kishin studiuar në Rusi, apo ishin martuar me gra ruse. Dritëroi i kishte mbledhur gjithë fotografitë e Rusisë me shokë, shoqe, disa prej tyre të dënuar nga regjimi, me gruan, djalin, disa libra të ndaluar dhe i kishte futur në një valixhe dërrase, me të cilën kishte studiuar në Rusi. Kjo valixhe më fuste frikën dhe vitet e para jetoja me ankthin se mos dhe atë e fusnin në burg.

Rudina Xhunga: Ku ndodhet tani kjo valixhe?

Sadije Agolli: Valixhja është përsëri në shtëpi. S’është më e frikshme. Aty janë bashkuar tabutë e hershme me kujtimet, fotografitë tona.

Rudina Xhunga: Në martesën tuaj, gruaja e parë e tij dhe djali ekzistonin si hije?

Sadije Agolli: Foton e djalit ne e mbanim në mur. Dhe fotografitë e tij të martesës i kishim. Dritëroi nuk u nda se s’shkonte mirë me të. Ata i ndau politika. Në atë kohë ai nisi të pinte shumë. Kështu që unë s’e ngacmoja me xhelozira, apo inate.

Rudina Xhunga: Herë pas here është folur për të pirën e Dritëroit. Ju e toleroni?

Sadije Agolli: Dritëroi nuk është pijanec, është pijetar. Ai mund të pijë me këdo, të dehet, por nuk ndodh të mos kthehet me diçka të shënuar, qoftë dhe në një kuti shkrepseje. Dritëroi është njeri i gëzuar. I pëlqen të pijë dhe të këndojë.

Rudina Xhunga: A e ndiqni pas Dritëroin në politikë?

Sadije Agolli: Unë nuk bëj pjesë në asnjë parti politike. Por jam e majtë si Dritëroi dhe do jem derisa në Shqipëri shumicën e popullsisë do ta përbëjnë të varfrit, derisa të jemi të rrethuar në çdo hap nga lypsarët, derisa të ngrihemi si lugetër netëve për të mbushur ujë, derisa pronarët që kanë marrë dyqanet të gërmojnë në themelet e pallateve tona, e askush të mos i ndalojë, derisa të vihet dorë mbi kioskëzimin e Shqipërisë, derisa…/dritare.net

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 5 minutash

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 12 minutash

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 2 orësh

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij
Para 2 orësh

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 18 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 21 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 18 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.