Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 05:38 Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz Disa foto nga protesta e djeshme po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një proces kafkian mund të nxjerrë në dritë veprat panjohura të Franc Kafkës

Kultura E premte, 24 Shtator 2021 18:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Aron Heller (Associated Press in Jerusalem)
Përktheu: Gazmira Sokoli

Disa vepra të papublikuara të Franc Kafkës (Franz Kafka) mund të dalin në dritë pas një beteje ligjore që po zhvillohet në një gjykatë në Cyrih.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Një gjykatë qarkut në Zvicër vendosi në favor të pretendimit izraelit, javën e kaluar, duke përcaktuar si të drejtë hapjen e disa kutive të depozituara në një qytet zviceran dhe dërgimin e përmbajtjes së tyre në Bibliotekën Kombëtare të Izraelit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Dokumentet dhe dorëshkrimet që mund të gjenden aty pritet të hedhin dritë mbi një prej figurave më të errëta të letërsisë, një hebre gjermanishtfolës nga Praga, trashëgimia letrare e të cilit është pretenduar për një kohë të gjatë – si nga Izraeli, edhe nga Gjermania.

Disa ekspertë kanë spekuluar se në kuti mund të gjenden pjesët e fundit të disa prej veprave të mëdha të Kafkës, shumë prej të cilave ishin të papërfunduara kur u botuan pas vdekjes së tij.

Gjykata e Lartë e Izraelit ka vendosur që një familjeje izraelite t’i merret koleksioni i dorëshkrimeve të Kafkës, të cilat ishin fshehur në një bankë dhe në një apartament në Tel Aviv. Por, vendimi i gjykatës zvicerane vendos përfundimisht kthimin e pothuajse të gjitha veprave të njohura të Kafkës.

Kafka, emri i të cilit kthehet shpesh në mbiemër të panyjshëm për të për të përshkruar proceset e vështira ligjore ose burokratike, njihet në letërsi për veprat, protagonistët e të cilave gjendeshin papritur në situata misterioze apo absurde. Te një prej veprave të tij më të njohura, “Procesi”, një nëpunës banke kalon në disa procese gjyqësore, pa iu treguar kurrë se për çfarë akuzohej.

Kafka ia pati lënë shkrimet e tij Max Brodit, shokut të tij prej një jete, redaktor dhe botues, pak para vdekjes nga tuberkulozi në vitin 1924, kur ishte vetëm 40 vjeç. Ai kërkoi që shkrimet e tij të digjeshin të palexuara, por Brodi nuk e mori parasysh amanetin dhe i botoi shumicën e atyre që posedonte, përfshirë romanet “Procesi”, “Kështjella” dhe “Amerika”. Botimi i këtyre veprave e bëri Kafkën nga një emër të panjohur, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit XX.

Por, edhe miku i tij, Brodi, nuk i kishte publikuar të gjitha dorëshkrimet. Kur vdiq në vitin 1968, ai udhëzoi sekretaren e tij personale, Esther Hoffe, që t’i transferonte ato në një institucion akademik.

Në vend që të bënte këtë, Hoffe i mbajti të fshehura dorëshkrimet dhe shiti disa prej tyre. Dorëshkrimi origjinal i “Procesit” u shit në ankand për një milion paund në “Sotheby’s”, në Londër, dhe u dërgua në Arkivin e Letërsisë Gjermane në Marbah pranë Shtutgartit.

Kur Hoffe vdiq në vitin 2008 në moshën 101-vjeçare, ajo ua la koleksionin dy vajzave të saj, Eva Hoffe dhe Ruth Wiesler, të dyja të mbijetuara të Holokaustit si ajo, të cilat e konsideronin Brodin si baba dhe arkivin e tij si trashëgiminë e tyre. Të dyja kanë ndërruar jetë duke i lënë vajzat e tyre të vazhdojnë të luftojnë për pjesën e mbetur të koleksionit.

Jeshayah Etgar, avokat i vajzave, thotë se klientet e tij i kanë trashëguar veprat në mënyrë legjitime dhe e quan konfiskimin e tyre “të turpshëm” dhe “vjedhje të shkallës së parë”. ”

Biblioteka Kombëtare e Izraelit pretendon se letrat e Kafkës i takojnë si pasuri kulturore e popullit hebre. “Ne e mirëpresim gjykimin e gjykatës në Zvicër, që përputhet me të gjitha aktgjykimet e dhëna më parë nga gjykatat izraelite”, tha David Blumberg, drejtues i bibliotekës.

“Vendimi i gjykatës zvicerane përfundon përgatitjen e Bibliotekës Kombëtare të Izraelit për të pranuar të gjithë pasuritë letrare të Max Brodit, të cilat do të trajtohen si duhet dhe do të vihen në dispozicion të publikut më të gjerë në Izrael dhe në botë”, ka thënë ai.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz
Para 1 ore

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë
Para 1 ore

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve
Para 1 ore

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 10 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 10 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 10 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 12 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 11 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.