Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 13:31 Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë për protestën e sotme në Tiranë, pas thirrjeve të publikuara në rrjetet sociale për grumbullimin e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Prishtina e Seminarit

Kultura E enjte, 30 Shtator 2021 12:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Dr. Elsa Skënderi Rakipllari 

Në Prishtinë dëgjon shpesh të thuhet se shqiptarët e këtushëm na duan më shumë ne shqiptarëve të Shqipërisë. Por, në fakt, dhe ne të përtejkufirit, të mëdhenj e të vegjël, e kemi sot e gjithë ditën një krah mall, një barrë shpresë, një zemër plot e përplot për Kosovën. Por më e madhe se dashuria e njërës apo e tjetrës anë më vete, është dashuria e çdo shqiptari për tjetrin, në troje etnike e më përtej. Mes të gjitha dashurive të vetvetishme, në Prishtinë këto 12 ditë të fundit të gushtit ka mbizotëruar dashuria e kultivuar për dijen, gjuhën, letërsinë e kulturën shqiptare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Para 17 orësh
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Para 21 orësh
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Me dy kolege të miat, prej Departamentit të Gjuhës shqipe, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, të Universitetit të Tiranës, erdhëm në Prishtinë për t’u dhënë mësim të huajve që do të ndiqnin Seminarin e Prishtinës. Ky i sivjetmi do të ishte i tridhjeteteti Seminar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqipe dhe do të mirëpriste seminaristë nga shumë e shumë vende të botës, studiues, albanologë, studentë fillestarë e të përparuar, kërkues shkencorë, dashamirë e të pasionuar pas gjuhës, letërsisë dhe kulturës sonë të përbashkët.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Udhën e bëmë me ngazëllimin e atij që po shkon në një vend fort të dashur dhe me përgjegjësinë që e ndjen kushdo, që jep mësim për gjuhën dhe kulturën amtare. Në Prishtinë, që sapo arritëm në mbrëmje, të gjithë ata që takonim në rrugë e dinin se do të mbahej Seminari, ishin të informuar për të, u kishin buzëqeshur ngrohtë të gjithë seminaristëve dhe kjo ma bëri zemrën mal. Nuk është tepër e zakontë që një aktivitet shkencor apo i botës akademike të ketë atë jehonë në opinion publik. Por Prishtina e dinte fort mirë domethënien e atyre vizitorëve të fundverës dhe rëndësinë e veçantë që merr Fakulteti Filologjik, ku mbahet Seminari, në të njëjtën periudhë çdo vit.

Seminari është traditë e kahershme dhe fryt i bashkëpunimit të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Tiranës dhe pa dyshim një institucion i pazëvendësueshëm i albanologjisë. Ai ka pritur e përcjellë vite me radhë kolosë të studimeve për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, si : Eric Hump, Viktor Friedman, Robert Elsie, Vilfried Fidler, Eqrem Çabej, Idriz Ajeti, Shaban Demiraj, Rexhep Ismajli, Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti e shumë e shumë të tjerë. Seminari i Prishtinës është trashëgimi e produkt i tyre, por nga ana tjetër edhe trualli, ku kanë hedhur hapat e parë dhe janë sprovuar vit pas viti studiuesit e rinj.

Këtë verë qëlloi që Prishtina, si mbarë Kosova, të ishte në atmosferën e ndezur të zgjedhjeve politike, por një ngjarje e tillë si Seminari, e çtensionoi disi situatën, duke ua kujtuar edhe një herë pa dyshim të gjitha palëve politike, se përpara shkohet me investime serioze dhe domethënëse në arsim, në dije dhe shkencë, në shkolla dhe biblioteka. Thënia e Naim Frashërit “…dhe dritë e diturisë, përpara do na shpjerë” është porosia dhe këshilla më e vyer për të gjithë ata, në Prishtinë e në Tiranë, që rreken të bëjnë me të vërtetë ndryshimin në viset tona.

Seminari i Prishtinës i ka njerëzit që e duan profesionin dhe detyrën e tyre: Ka drejtorin e vet, prof. Shkumbin Munishi dhe bashkëdrejtoreshën nga Tirana, profesoreshë Dhurata Shehrin; ka drejtorinë me përfaqësues të dy universiteteve tona; ka profesoreshë Lindita Rugovën, e cila drejton Fakultetin e Filologjisë dhe ndjek me përkushtim të pamatë mbarëvajtjen e Seminarit dhe Prof. dr. Sabri Laçin, dekanin e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Tiranë, i cili nuk e ka kursyer kurrë mbështetjen institucionale; ka studentët vullnetarë Rinën, Liridonën, Laurin, Doruntinën, Lundrimin, Qëndresën, të cilët të gjinden në çdo çast dhe të cilëve u rri fjala vullnet më mirë se kujtdo tjetër; ka studentët e huaj dhe studiuesit e përkorë të huaj e vendës, që e shfrytëzojnë këtë medium për të prezantuar gjithë arritjet e vogla a të mëdha të gjithsecilit në fushë të gjuhës, letërsisë e kulturës shqipe, për çdo vit.

Ky Seminar për mua do të jetë i paharruar edhe falë studentëve me të cilët bëra mësim e ndava auditorin: holandezi Jan Janseni, njohës mjaft i mirë i zhvillimeve në Shqipëri, Kosovë e rajon, që ka përpiluar ndër vite raportet e “Amnesty International” për Shqipërinë; rumuni Cristian Besleaga, përkthyes me profesion, që flet një shqipe të përkryer, ka hartuar një gramatikë shqip-rumanisht dhe po punon për një metodë të mësimit të gjuhës shqipe nga rumunët; çeku Martin Surovçak, me një pasion të veçantë për gjuhët e Ballkanit, mik 10-vjeçar i Seminarit dhe përkthyes i gjuhës shqipe në gjykatat çeke; studiuesi rus Maksim Makartsev, i cili jep mësim gjuhë shqipe në Rusi e në Gjermani dhe së fundmi, me kolegët e tij të tjerë rus, po merren me një vepër të madhe për gjuhën, siç është Korpusi Nacional i Gjuhës shqipe; Dens Dimins, letonezin, që është njohës i shkëlqyer i shqipes, gjermanishtes dhe islandishtes, i cili çdo ditë e kishte nga një poezi të Parid Teferiçit me vete, ngase po e përkthen poetin në letonisht; polakun Marek Majer, i doktoruar në Harvard University për Indo-evropianistikë dhe lektor në universitetin e Lodz-it në Poloni. Secili prej tyre me një formim të jashtëzakonshëm dhe me interes mbresëlënës për gjuhën dhe kulturën shqipe. Po ashtu, dhe shumë e shumë studentë e studiues të tjerë, me të cilët ndamë bisedat, diskutimet, vaktet e ushqimit apo kafetë e makiatot e mira të Prishtinës, do të më mbeten gjatë në kujtesë.

Pa dyshim, Seminari i Prishtinës është tanimë një institucion i konsoliduar akademik i albanologjisë në botën mbarëshqiptare, me një traditë që vit pas viti bëhet më e lavdërueshme. Prishtinës çdokush do t’ia kishte zili Seminarin, sepse ajo me urtinë dhe dashurinë e vet karakteristike, di si t’i presë miqtë e shumtë dhe dijen e vyer. Në Prishtinën e Seminarit e ndjen më së miri se dashuria për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqipe na bashkon. Dita ashtë me u dashtë në dije.

Prishtinë e Seminarit, do të na mungosh.

Mirutakofshim, vitin tjetër!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar
Para 5 minutash

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë
Para 50 minutash

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron
Para 1 ore

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!
Para 1 ore

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 16 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 16 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 16 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 19 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.