Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 10:18 Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka informuar sot lidhur me gjendjen e personave të lënduar gjatë protestës së djeshme. Sipas të dhënave paraprake…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Qefini i Torinos: Pëlhura me të cilën u mbështoll Jezusi, apo një falsifikim interesant?

Kultura E premte, 24 Shtator 2021 04:24
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qefini i Torinos, besohet nga shumë njerëz se është pëlhura e përgjakur, me të cilën u mbulua Jezusi i Nazaretit pas kryqëzimit të tij. Por, skeptikët thonë se bëhet fjalë për një falsifikim, ose në rastin më të mirë për një relike fetare me rëndësi historike. Por, çfarë mund të na tregojnë kërkimet moderne?

Qefini i Torinos, një pëlhurë e endur me një ngjyrë të zbehtë, rreth 4.5 metra e gjatë, mund të konsiderohet e pavënë re, për shkak të shenjave të dallueshme kuqalashe në ngjyrë kafe para dhe pas. Imazhi i një njeriu me duart e mbledhura mund të shquhet në pëlhurë, me pamjen e përparme dhe të pasme të kokës, që puthiten në mënyrë të rregullt në mes të përlhurës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

Plagët e panumërta e të tmerrshme në trup, zbulohen përmes imazheve në pëlhurë. Ato imazhe tregojnë provat e kryqëzimit dhe përshkrimit biblik të vdekjes së Jezusit. Por shkenca dhe historia, sugjerojnë se ka shumë histori të asaj ngjarje. Të dhënat historike, e vendosin qefinin në fundin e shekullit XIII-të.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Studiuesit debatojnë mbi ekzistencën e tij para vitit 1390, duke e përshkruar periudhën para kësaj date, si një “terren shumë i zymtë”. Edhe gjatë epokës së Mesjetës kishte mosmarrëveshje mbi origjinalitetin e pëlhurës, me pretendimet e zyrtarëve të kishës, që sugjeronin se ai ishte një falsifikim.

Megjithatë, historianët ngrenë mundësinë që në atë kohë ishin krijuar disa “qefinë”, dhe pretendimet për falsifikim mund të mos kishin të bënin me pëlhurën e gjetur në kohët e sotme, në katedralen e Torinos, Itali. Që nga shekulli XV-të, ekzistenca e atij qefini është e mirë-dokumentuar.

Ajo u dërgua në Shtëpinë e Savojave në Itali në vitin 1453, dhe pësoi dëmtime nga një zjarr i rënë në pallat. Qefini ka pësuar me kalimin e kohës restaurime. Ai u vendos brenda një kishëze në shekullin XVII-të, por 200 vjet më pas, ajo u shfaq për publikun dhe u fotografua për herë të parë.

Disa të krishterë besojnë se, imazhi u transferua nga trupi i Jezusit mbi rroba, përmes një çlirimi të “dritës hyjnore”, ose energji pas ringjalljes së tij. Në qoftë se kjo do të ishte e vërtetë, qefini i  vdekjes që mbështolli trupin e Jezusit historik të Nazaretit, tregon se përlhura datonte në vitin 33 Pas Krishtit, data biblike e vdekjes së Jezusit.

Megjithatë, kjo datë vjen në kundërshtim me rekordet e mëvonshme historike, si dhe me hulumtimin shkencor modern mbi qefinin. Mbi të janë kryer një sërë testimesh, që kur shkencëtarët u lejuan ta analizonin atë në vitin 1969, duke përfshirë ekzaminimet fizike, analizat kimike dhe të dhënat e radiokarbonit.

Provimet fillestare, çuan në formimin e një Komisioni prej 11 anëtarësh në Torino, i përbërë nga shkencëtarë dhe këshilltarë, dhe në vitin 1977 lindi Projekti i Kërkimit mbi Qefinin e Torinos (STURP). Gjetjet e tyre, u bazuan në një mori testesh rigoroze, u publikuan në vitin 1981, duke deklaruar:

”Për momentin, ne mund të arrijmë në përfundimin se imazhi i qefinit, është ai i një forme të vërtetë njerëzore të një njeriu të kryqëzuar, që nuk është produkti i ndonjë artisti. Imazhi, është një mister i vazhdueshëm, dhe derisa të bëhen studime të mëtejshme kimike, ndoshta nga ky grup shkencëtarësh, ose ndoshta nga disa shkencëtarë në të ardhmen, problemi mbetet i pazgjidhur”.

Studiuesit nuk gjetën asnjë shenjë të pigmenteve artificiale, ç`ka do të thotë që imazhi ishte krijuar nga një trup i vërtetë njerëzor, por çështja se si ndodhi kjo nuk mori përgjigje. Radiokarboni 14 në pëlhurë, përcaktoi se i përket viteve 1260-1390, një zbulim i bujshëm, dhe që bie në kundërshtim me afatet kohore të vdekjes së Jezusit.

Por, kritikët e këtij testi pohuan se mostrat e pëlhurës që u testuan, erdhën nga arna më të reja, në vend të përlurës origjinale. Dhe në vitin 1998 zyra e ish-Kryepeshkopit të Torinos, Anastasio Balestrero, lëshoi ​​një deklaratë duke theksuar, se data e përftuar nga testi i radiokarbonit, ishte gatuar në një “komplot masonik jashtë shtetit”.

Ndërkohë, studiuesit italianë në vitin 2015, zbuluan se pëlhura mund të jetë prodhuar në Indi, dhe përmban ADN nga e gjithë bota. Duke renditur sekuencat e ADN-së nga pluhura dhe poleni në qefin, janë zbuluar origjinat e njerëzve, dhe llojet e mjediseve me të cilat ka rënë në kontakt qefini.

Të dhënat tregojnë së pëlhura, mund të jetë prodhuar në Indi, dhe ka udhëtuar nëpër botë para se të vinte në Itali, në periudhën e Mesjetës, duke shkaktuar dyshime rreth një origjine europiane mesjetare. Llojet e bimëve të zbuluara nga sekuenca e ADN-së, tregojnë se ajo mund ta ketë origjinën nga Azia, Lindja e Mesme ose Amerika.

Qefini i Torinos, u analizua edhe një herë në vitin 2018. Këtë herë, hetuesit mjeko-ligjorë përdorën një qasje të re, për të shqyrtuar njollat ​​e dyshuara të gjakut në qefin. Mateo Borrini i Universitetit Xhon Mur dhe Luixhi Garlaskell, vendosën të bëjnë një eksperiment për të parë nëse qefini është në fakt i falsifikuar.

Ata përdorën një teknikë mjeko-ligjore, të quajtur analiza e modelit të gjakut (BPA), për të parë se si duhej të ishte pozicioni i duhur i krahut dhe i trupit, për të hartuar modelin sesi shpërndahet  gjaku në qefinin e Torinos. Për ekspertimentin, u regjistrua një vullnetar. Gjaku i njeriut dhe ai sintetik u përdorën ndaj personit, që pozoi në vende të ndryshme mbi një pëlhurë.

Pastaj modelet e spërkatjes së gjakut të marra në eksperimenti, u krahasuan me atë që është përshkruar në qefin. Rezultatet sugjerojnë se Qefini i Torinos, është gati me siguri një vepër e falsifikuar. Hulumtimet e fundit, tregojnë se Qefini i Torinos, ka të ngjarë të jetë një nga reliket e shumta fetare të rreme të prodhuara në Evropën mesjetare.

Por Borrini, thotë se statusi i qefinit si një falsifikim, nuk duhet parë si një sulm kundër besimit të besimtarëve. Autenticiteti i pëlhurës, nuk është deklaruar asnjëherë zyrtarisht nga Kisha Katolike. Ai është përshkruar vetëm si “pasqyrë e ungjillit”, dhe madje si një “relikt i spikatur” nga Papa Gjon Pali II. Megjithatë, pjesë të enigmës janë ende të pazgjidhura disa dekada më vonë, duke bërë që Qefini i Torinos, të mbetet një nga reliket më të diskutueshme dhe të pashpjegueshme në histori, pavarësisht origjinalitetit ose jo të tij. / Ancient Origins – Bota.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 24 minutash

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

A mbahen në burg Meta dhe Veliaj si “koka turku” për në Bashkimin Europian?!
Para 34 minutash

A mbahen në burg Meta dhe Veliaj si “koka turku” për në Bashkimin Europian?!

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 1 ore

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 1 ore

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 13 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 16 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 13 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 15 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.