Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Safija, gruaja shqiptare me ndikim të madh në oborrin e Sulltanit

Kultura E enjte, 23 Shtator 2021 11:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ajo erdhi nga një fshat shqiptar në Stamboll dhe u bë gruaja më e dashur e Sulltan Muratit III.

Safija i liroi shumicën e të burgosurve, i dha urdhër një eunuku që të mos i ekzekutojë prostitutat, vuri në dispozicion pasurinë e saj për rregullimin e topave për luftë. Por kapitulli më mahnitës i karrierës së saj është korrespondenca dhe bashkëpunimi me Mbretëreshën e Anglisë, Elisabeth I., e cila i dërgoi shumë dhurata, mes tyre një pajton (araba) prej ari dhe një mace të zezë angleze. Nga sundimtarja angleze Safija kërkoi grim për fytyrë dhe duar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

Anulohen shfaqje nga protestat, nga Teatri i Kukullave te Opera

23 Tetor 2026, 20:26
Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

Lezhë/ Festë për 155-vjetorin e Fishtës, 83 vepra konkurrojnë për çmimet letrare

23 Tetor 2026, 15:48
Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

Dame Judi Dench: Gjendja e syve më ka lënë të paaftë të aktroj apo lexoj

22 Tetor 2026, 07:23

1.
Haremi dhe Sulltanët osmanë – kjo është një temë e gjerë, e cila gjatë historisë së Perandorisë Otomane, por edhe deri në ditët e sotme ka zgjuar dhe zgjon interesimin e historianëve dhe i jep hov fantazisë së kureshtarëve. Në vitin 1599 Mbretëresha angleze Elisabeth I. e dërgoi Thomas Dallam-in në Stamboll për të instaluar një organo në pallatin Topkapi. Organoja ishte dhuratë për Sulltan Mehmetin e III. Dallam ishte zejtar i famshëm i organove. Në ditarin e tij (Diary of Thomas Dallam) ai shkroi: «Pastaj më thanë se nëse rri aty, Zotëria i Madh do të m’i jepte dy gra, ose dy nga konkubinat e tij ose dy virgjëresha prej më të mirave, të cilat mund t’i zgjedh vetë, nga qyteti apo nga fshati…». Dallam përshkruan bukurinë e pallatit dhe bukurinë e grave të haremit, të cilat e mrekullojnë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

2.
Njëra prej grave më me ndikim në haremin e Sulltanit ishte Nurbanu, e cila sipas disa burimeve u lind në Qipron e sotme, ndërsa burime të tjera thonë se ishte venedikase dhe u lind në ishullin Paros. Nurbanu ishte e krishterë, mendohet se ishte rrëmbyer në moshën 12-vjeçare nga kryeadmirali i Sulltanit. Autorët që besojnë se ajo vjen nga Qipro thonë se quhej Kale Kartanou, ata që janë të bindur se është venedikase, e prezantojnë atë me emrin Cecilia Venier-Baffo. Pas arritjes në Stamboll Nurbanu e shoqëroi Sulltan Selimin II. në shtegtimet e tij. Në vitin 1546 ajo i lindi Sulltanit një djalë – Muratin III. Këtu e tutje ajo qe gruaja më e pëlqyer e Selimit. Nurbanu shpejt u bë grua me ndikim të madh në Perandorinë Osmane. Ajo mbajti korrespondencë me Caterina de’ Medici, u angazhua në ndërtimin e objekteve madhështore për të siguruar mëshirën e Allahut, Nurbanu është gruaja e parë që themeloi një bibliotekë në një xhami të Stambollit. Bashkëkohësit e quanin këtë bibliotekë «Kodra e Dritës». Sulltan Selimi ishte pijanec. Ai vdiq në një banjë të haremit. Kjo ngjarje nuk e dobësoi ndikimin e Nurbanusë. Ajo ndërtoi xhami, banja, hapi kuzhina për të varfër. Varri i saj gjendet në një tyrbe, bashkë me Sulltan Selimin II., i cili kishte thyer traditën e sulltanëve dhe e kishte martuar Nurbanunë.

3.
Traditën e respektimit të grave të haremit e vazhdoi Sulltan Murati III., i biri i Selimit II. dhe Nurbanusë. Në librin e saj të botuar së fundi në gjermanisht «Stambolli. Biografia e një metropoli botëror» (titulli i origjinalit: «Istanbul. A Tale of Three Cities») historiania britanike Bettany Hughes shkruan se si babai i tij edhe Murati kishte një grua të pëlqyer të haremit. Ajo quhej Safije, e cila «në moshën 13-vjeçare kishte ardhur (në Stamboll) nga një fshat në malet e Shqipërisë». Emri i saj domethënë: «e pastër», «e gëzueshme». Safija ishte një grua e pushtetshme në pallat, sepse i biri i saj, Sulltan Mehmeti III., më shumë kishte dëshirë të shijonte jetën e të dëfrehej dhe vendimmarrjen ia kishte lënë nënës së tij. Ajo liroi shumicën e të burgosurve nga Kulla e Gallatës, i dha urdhër një eunuku që të mos i ekzekutojë prostitutat, vuri në dispozicion pasurinë e saj për rregullimin e topave për luftë. Safije Sulltan propozoi edhe ndërtimin e Pazarit Egjiptian në Stamboll. Ajo pa se tregtarët po ngrinin gjatë dimrit, andaj vendosi më 1597 të ndërtojë pazarin e mbuluar, Mısır Çarşısı, siç quhet në turqisht.

4.
Kapitulli më mahnitës i karrierës së Safijes është korrespondenca dhe bashkëpunimi me Mbretëreshën e Anglisë Elisabeth I. Bettany Hughes shkruan se Elisabeth I. i dërgoi Safijes shumë dhurata, mes tyre një pajton (araba) prej ari dhe një mace të zezë angleze, e cila u soll vërdallë nëpër harem derisa ngordhi. Pasi pranoi dhuratë një portret me xhevahire të Mbretëreshës Elisabeth I., Safija i premtoi asaj se «edhe më tutje do të angazhohem për qëllimet tuaja», duke thënë se «në pluhurin e këmbëve» të sundimtarit do ta përmend dhe lavdërojë përherë fisnikërinë e mbajtëses së fronit anglez. Në emër të djalit të saj, Sulltan Mehmetit III., Safija i shkroi Mbretëreshës angleze se do të angazhohej për lirimin e anglezëve të zënë rob në Afrikën veriore. Më tutje ajo shton se e ka qortuar birin e saj, sepse kishte harruar hollësitë e një marrëveshjeje mes dy fuqive detare. «Qoftë e përhershme miqësia jonë. Ajo – në emër të zotit – mos marrtë fund kurrë», shkroi Safija, e cila bashkë me letrën i dërgoi sundimtares angleze edhe disa dhurata: dy peshqirë të qëndisur me ar, tri shami xhepi dhe një diademë (kurorë e zbukuruar me gurë të çmuar, të cilën e mbanin perandorët, mbretërit etj. si shenjë e pushtetit të lartë). Përmes shërbëtores së saj hebraike Esperanza Malchi Safija i kërkoi Mbretëreshës angleze grim për fytyrë dhe duar: «Duke pasur parasysh se Lartmadhëria Juaj është grua… Në Mbretërinë Tuaj ka ujëra të rralla të distiluara të çdo lloji për fytyrë dhe vajra erëmira për duart. Lartmadhëria Juaj do të më bënte një nder nëse do të më dërgonte ca prej tyre në duart e mia për Mbretëreshën (tonë) shumë fisnike; në duart e mia, sepse ajo, nëse bëhet fjalë për gjëra për zonja, nuk dëshiron që ato të kalojnë nëpër duar të tjera». Si për çdo grua të haremit edhe për Safijen ka supozime se nuk ishte shqiptare, por venedikase. Me gjasë biografia e saj është ngatërruar me biografinë e vjehrrës, Nurbanusë. Sipas burimeve të reja venedikase të prezantuara nga historiania amerikane Leslie P. Peirce, Safija ishte me origjinë shqiptare nga Dukagjini. Këto të dhëna Peirce i prezanton në librin e saj: «The Imperial Harem: Women and Sovereignty in the Ottoman Empire», New York, Oxford University Press.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 3 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 7 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 15 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 17 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.