Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 18:23 𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍! Nga Ilir Meta- Duke e uruar lekun që po ia ul kokën euros, që ka ndryshuar prefiksin dhe ka zbritur në 89 lekë, është…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sot Gjon Mili Jazz & Blues Festival rikthehet me edicionin e pestë te Amfiteatri


Kultura E enjte, 9 Korrik 2026 19:49
Sot Gjon Mili Jazz & Blues Festival rikthehet me edicionin e pestë te Amfiteatri

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sot në orën 20:00, Teatri i Hapur “Mirush Kabashi” pranë Liqenit Artificial në Tiranë do të mirëpresë Edicionin e Pestë të Gjon Mili Jazz & Blues Festival, një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës Jazz në Shqipëri. Me hyrje të lirë, festivali sjell në një mbrëmje të vetme tre projekte artistike ndërkombëtare që bashkojnë muzikantë nga Italia, Austria, Gjermania, Greqia, Polonia dhe Bosnja e Hercegovina, së bashku me disa prej emrave më të njohur të skenës shqiptare të Jazz-it.
Me hapjen e programit, publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë për herë të parë në Shqipëri saksofonisten dhe kompozitoren austriake Yvonne Moriel, fituese e Austrian Jazz Award 2024 në kategorinë Best Newcomer. Një nga emrat më premtues të skenës së re evropiane të Jazz-it, Moriel sjell një muzikë që ndërthur Jazz-in bashkëkohor, improvizimin dhe elemente elektronike.

Në këtë koncert ajo do të shoqërohet në piano dhe tastierë nga Gent Rushi, pianist Jazz, kompozitor, aranxhues dhe një nga figurat më të rëndësishme të zhvillimit të Jazz-it shqiptar, ndërsa në bateri do të jetë Besjan Herri, një nga instrumentistët më aktivë të brezit të ri shqiptar. Së bashku ata do të prezantojnë një repertor me kompozime origjinale nga Moriel dhe Rushi që krijojnë një dialog artistik mes skenës austriake dhe asaj shqiptare të Jazz-it.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Më pas do të ngjitet në skenë Gert Kapo Quartet, projekti i pianistit dhe kompozitorit shqiptaro-gjerman Gert Kapo, i cili prej vitesh ndërton një gjuhë muzikore ku traditat ballkanike, ritmet orientale dhe Jazz-i bashkëkohor bashkohen në një tingull origjinal. Muzika e tij ndërthur motive tradicionale, improvizimin modern, ndikime nga World Music, funk, latin dhe ritmet mesdhetare, duke krijuar një univers tingullor plot ngjyra dhe identitet. Ai shoqërohet nga: Epaminondas Ladas (Greqi) në kitarë dhe oud me një tingull të rafinuar dhe thellësisht mesdhetar; Armin Alic (Gjermani/Bosnjë dhe Hercegovinë) basist me përvojë të gjatë në World Music, Blues dhe Jazz; Mirek Pyschny (Poloni) në bateri, i cili lëviz me natyrshmëri mes Jazz-it, World Music, Hip-Hop. Koncerti premton një udhëtim muzikor ku Ballkani, Mesdheu dhe Evropa bashkëkohore dialogojnë natyrshëm përmes improvizimit dhe krijimtarisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mbrëmja do të vijojë me Pierpaolo Petta & Andi Kongo Trio (Itali–Shqipëri). Fizarmonicisti dhe kompozitori arbëresh Pierpaolo Petta ka performuar në skena prestigjioze në Itali dhe jashtë saj, ndërsa krijimtaria e tij përfshin albume, kolona zanore dhe botime kushtuar muzikës arbëreshe. Petta do të shoqërohet nga: Andi Kongo, pianist Jazz, kompozitor dhe aranxhues që ndërthur Jazz-in bashkëkohor me traditën muzikore shqiptare; Arbin Alimeri, një nga basistët me aktivitet prej më shumë se tre dekadash në skenën e Jazz-it, World Music dhe muzikës tradicionale shqiptare; si dhe Emiljan Dhimo, një nga bateristët më aktivë të Jazz-it bashkëkohor shqiptar, i njohur për ndërthurjen e estetikës së Jazz-it evropian me ritmet dhe ngjyrimet muzikore ballkanike. Së bashku ata do të interpretojnë një repertor me këngë popullore shqiptare dhe arbëreshe, të ripërpunuara në stilin Jazz, duke krijuar një dialog mes trashëgimisë kulturore të dy brigjeve të Mesdheut dhe improvizimit bashkëkohor.

Mund t'ju interesojë

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin tonë diellor

NASA zbulon të dhëna të reja për mundësinë e ekzistencës së jetës aliene në sistemin to...

20 Nëntor 2026, 17:31
400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

400 vjet nga shugurimi Katedrales së Shën Pjetrit në Romë

19 Nëntor 2026, 08:40
Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

Sadik Bejko: Shënime dhe mbresa nga “Oxhaku i Këlcyrës” i Mero Bazes

18 Nëntor 2026, 22:04

Edicioni i pestë i Gjon Mili Jazz & Blues Festival do të moderohet nga artisti Stenaldo Mëhilli, këngëtar dhe moderator, ku me energjinë dhe larmishmërinë e talenteve të tij, ai i dhuroi publikut mbarë Shqiptar një eksperiencë të paharrueshme dhe unike televizive në Big Brother VIP Albania 5. Pas spikatjes në The Voice of Albania, ai ka vijuar karrierën me projekte muzikore, prezantim emisionesh radiofonike, angazhim mes organizatave ndërkombëtare dhe eventeve të ndryshme kulturore.

Prej katër vitesh radhazi, Stenaldo është moderator i Gjon Mili Jazz & Blues Festival, ku kontribuon jo vetëm si prezantues, por edhe si artist me performanca muzikore, duke i dhënë festivalit një energji dhe atmosferë të veçantë. Ai vazhdon të jetë një nga figurat më aktive në muzikë, radio dhe prezantim, duke sjellë profesionalizëm dhe autenticitet në çdo projekt ku angazhohet.
Zhvillimi i këtij festivali konfirmon edhe një herë misionin e tij për të sjellë në Tiranë artistë të nivelit ndërkombëtar, për të promovuar bashkëpunimet mes muzikantëve shqiptarë dhe atyre evropianë, si dhe për të krijuar ura të reja dialogu përmes gjuhës universale të Jazz-it.

Etiketat e lidhura

Gjon Mili Jazz Blues Festival
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!
Para 7 minutash

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!

Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta
Para 29 minutash

Barcelona përmbys Villarrealin 3-2 me tre gola në 10 minuta

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim
Para 1 ore

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI
Para 1 ore

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 6 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 6 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 20 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.